
Kulla e Jah Imerit
Kulla e Jahë Imerit – Junik Në qendër të Junikut, në afërsi të xhamisë, në lagjen Hoxhaj, ekziston kulla e gurit, e njohur si Kulla e Jahë Imerit. E ndërtuar në fillim të shek. XIX kjo banesë fshatare me vlera të shumëfishta qofshin ato historike, arkitekturale, estetike, sociale e shpirtërore, mbetet dëshmi që fakton realitetin ekzistues të një thesari të pasur të së kaluarës. Kjo kullë trekatëshe (sipas njehsimit popullor) me dyshekllëk të gurit që del nga muri perimetral në dy anë ...
Kulla e Jashar Pashës
Kulla e Jashar Pashës – Pejë Kulla e Jashar Pashës gjendet në Zonën e zgjeruar të Çarshisë së Pejës. Si Kullë qytetare e realizuar në gjysmën e dytë të shek. XIX ka pasur funksionin e shtëpisë së miqve. Kulla ka tri kate, me bazë katrore dhe si ndërtim i takon tipit kullë me dyshekllëk guri qe del nga këndi i kullës dhe shkallë të brendshme për tek oda e burrave. Ndërtimi është rustikë e realizuar kryesisht me gurë lumor me fasadë ballore, dyshekllëk dhe kënde nga gurët e latuar. Prej da ...
Kulla e Jonuz Hasan Tafollit
Kulla e Jonuz HasanTafollit gjendet në fshatin Çadrak të komunës së Suharekës. Gjendet në lagjen “Tafolli”, me fasadën ballore të orientuar kah juglindja. Në kuadër të kullës gjendet oborri dhe një shtëpi e re. Në afërsi të kullës gjendet një shtëpi dykatëshe e ndërtuar prej guri. Kulla është ndërtuar në shekullin XIX dhe ka shërbyer gjatë tërë kohës për banim dhe për ruajtjen e bagëtisë. Është ndërtuar në terren të pjerrët, në dy nivele: suterren dhe kat. Themelet janë ndërtuara prej guri. Mu ...
Kulla e Kadri Hysenit
Ashlani si vendbanim përmendet në shek. XV. Sipas të dhënave për herë të parë përmendet në DEFTER-I MUFASSAL-I VILAYET-I VLK të vitit 869 ( Defterin e gjerë kadastral të regjistrimit të vitit 1455). Fshati ishte i njohur me ndërtimin e kullave, por okupatori serb i shkatërroi ato masovikisht, duke i djegur. Kulla është e ndërtuar në shekullin XIX, Kulla e Kadri Hysenit është një kullë e punuar me një arkitekturë të njohur, kullë kjo e punuar nga gurët e gdhendur, në oborrin e gjerë të rrethuar m ...
Kulla e Kadri Vebi Zeqirit në Haxhaj
Në fshatin Haxhaj, 17 km në jug të Gjilanit, gjendet kulla dykatëshe e Kadri Vebi Zeqirit. Ky ndërtim u realizua në dekadën e tetë të shek. XIX, përkatësisht në vitin 1880. Kulla ka dy etazhe, ku çdo ambient ka pasur funksion të caktuar të banimit. Ka planimetri drejtkëndëshe. Në përdhese gjendet oda e mysafirëve dhe dhomat tjera përcjellëse për banim dhe ruajtje të ushqimit dhe mbajtje të kafshëve. Në katin e parë është një ndarje e madhe - divanhanja e cila ka shërbyer për ndeja gjatë ditës ...

Kulla e Lah Selmanit
Familja Loshaj për të plotësuar kushtet e jetës si dhe të mbrojtjes në fund të shek. XVIII ndërtoi kullën tri katesh. E tëra është nga guri, qoshet janë të realizuara nga gurët e përpunuar. Kulla me bazament katërkëndësh kënddrejtë është djegur nga forcat serbe më 1998. Tani ekzistojnë vetëm muret. Vlerësimi: Nëse intervenohet mund të ruhet. ...

Kulla e Lash Ukaj
Kulla e Lash Ukaj- Kaliçan, Istog Në fshatin Kaliqan të Istogut, në Lagjen e Ukajve gjendet kulla e banimit e njohur si kulla e Lash Ukaj. Ky ndërtim u realizua në fillim të shekullit XIX nga guri i papërpunuar, guri i latuar, druri dhe llaçi gëlqeror, sipas teknikës së ndërtimit rustika. Ka etazhitet P+2, me planimetri të bazës së përdhesës në formë drejtkëndore, me dimensione 9.94m X 8.20m. Dritaret e Kullës në dyshekllëk dhe në odën e burrave kanë formë harkore, nga ...
Kulla e Mahmud Pashës
Kulla e Mahmud Pashës gjendet në qendër të fshatit Opterushë, 8 km në lindje të Rahovecit. Në popull njihet si Kulla e Mahmud Pashës dhe supozohet që është ndërtuar gjatë shek. XIX nga Mahmud Pashë Rrotulli, i cili ka ndërtuar edhe Sahat Kullën në Rahovec, dhe monumente të tjera në Prizren, Mamushë dhe Budakovë. Kulla i ka veçoritë karakteristike të kullave që janë ndërtuar gjatë shek. XIX në rrafshin e Dukagjinit dhe kanë shërbyer si hapësirë për banim, shoqërim, vrojtim dhe mbrojtje. Ka pla ...
Kulla e Muhamet Dervish Qekaj
Kulla e Muhamet Dervish Çekaj- fshati Irzniq –Deçan Në fshatin Irzniq të Deçanit gjendet Kulla trekatëshe e gurit (sipas njehsimit popullor) e Muhamet Dervish Çekaj e ndërtuar në fillim të shek. XIX. Kulla si ndërtim kompleks i arkitekturës së banimit rural, me shumë ambiente e funksione të ndryshme ka vlerë të shumëfishtë jo vetëm arkitekturore por edhe etnologjike, kulturore, artistike dhe historike. Si arkitekturë ndërtimi i takon tipit të kullave me dyshekllëk guri të dalë në ...
Kulla e Nitajve
Kulla e Nitajve Në Pejë në afërsi të Lagjes Jarina, përballë Mesxhidit të madh, gjendet objekti i fortifikuar ekzistencial familjar, i njohur si Kulla e Halil Kasapollit, me pronar aktual familjen Nitaj. Si pjesë e kompleksit të Halit Kasapollit, ku bënte pjesë edhe Konaku, kulla u ndërtua nga mjeshtrit vendor në gjysmën e dytë të shek. XIX, dhe që nga fillimi shërbeu si odë e miqve, gjë që bëri që gjithandej të njihej si Oda e Halil Kasapollit. Si e tillë kishte funksion të banimit. ...