Ish Arkivi Historik
Në qytetin e Vushtrrisë, përballë objektit të Komunës, gjendet shtëpia e ish-Arkivit Historik. Koha e ndërtimit të këtij monumenti i takon shek. XX. Objekti me etazhe P+K, me bazament guri, është ndërtuar nga tullat e argjilës së pjekur. Në katin përdhese ka ndërhyrje në fasadën perëndimore, ku është hapur vitrina për veprimtari tregtie, ndërsa kati i sipërm ka ruajtur origjinalitetin si në enterier ashtu edhe në eksterier. Në fasadat ballore (perëndimore dhe veriore) hapësirat e ndriçimit me ...
Ish Hotel Unioni
Ndërtesa e ish-Hotel “Union”, aktualisht ndërtesë e Qendrës Tregtare “Benetton”, është një prej shembujve të ndërtesave të shquara të stilit arkitektonik të modernizmit, në periudhën e ndikimit austro-hungarez në Prishtinë, e ndërtuar në shekullin XX,saktësisht në vitin 1927. Ndërtesa ka planimetri në formë të shkronjës “L” me një sipërfaqe prej 500 m². Sipas etazheve është e ndarë në bodrum, dy etazhe dhe nënkulm të tipit “mansarde”. Dominon vëllimi qendror i fasadës së ndërtesës, i realizu ...
Ish Spitali i TBC - Ministria e Shëndetsisë
Ndërtesa P+1 në të cilën vepron Ministria e Shëndetësisë është ndërtuar në shek. XX dhe gjendet në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Ndërtesa i takon arkitekturës së periudhës së modernizmit me elemente neoklasike. Karakterizohet me shtrirje horizontale simetrike me thjeshtësi të formave gjeometrike, me dekore të theksuara përreth kornizës së dritareve në përdhese. Hyrja theksohet nga parahyrësja që del nga gabariti në formë prizmatike me përfundim në formë timpanoni. Ndërtesës i janë ndërruar drit ...
Kalaja e Novobërdës (Artanës)
Në një mal të vogël ndërmjet Përlepnicës dhe Krivarekës, rreth 30-35 km në perëndim prej Gjilanit dhe rreth 39 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, ruhen rrënojat e qytetit dhe fortesës mesjetare të Novobërdës. Sipas dokumenteve të zbuluara deri më sot, Novobërda me këtë emër për herë të parë përmendet në dekadat e para të shekullit XIV, me emërtimin Nuovo Monte. Kalaja e Artanës (Novobërdës), e emërtuar “Mbeturinat e Kalasë Mesjetare”, daton nga shek. XIII-XIV. Kalaja ka pasur funksion të mb ...
Kalaja e antikitetit të vonë në Topanicë
Lokaliteti arkeologjik shtrihet në lindje të fshatit Topanicë në kufi me fshatin Domorovc. Njihet në mesin e banorëve vendas me toponimin “Gradec“ me lartësi mbidetare prej 480 m. Vendbanimi është i vendosur mbi një kodër te lartë shkëmbore, pjesërisht të pyllëzuar, e cila ofron mbrojtje të mirë natyrore dhe shtrihet në pikë takimin e dy lumenjve ku nga ana lindore kalon lumi Krivarekë, degë e lumit të Moravës së Binçs, ndërsa në drejtim të jugperëndimit kalon një përroskë e vogël e cila derdhet ...
Kalaja e Artanës
Në një mal të vogël ndërmjet Përlepnicës dhe Krivarekës, rreth 30-35 km në perëndim prej Gjilanit dhe rreth 39 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, ruhen rrënojat e qytetit dhe fortesës mesjetare të Novobërdës. Sipas dokumenteve të zbuluara deri më sot, Novobërda me këtë emër për herë të parë përmendet në dekadat e para të shekullit XIV, me emërtimin Nuovo Monte. Kalaja e Artanës (Novobërdës), e emërtuar “Mbeturinat e Kalasë Mesjetare”, daton nga shek. XIII-XIV. Kalaja ka pasur funksion të mb ...
Kalaja e Dubocit
Në aspektin arkeologjik, kalaja e Dubocit, e pozicionuar mbi kodrën e Çeçanit, pjesë e vargmalit të Çiçavicës jo larg Vushtrrisë, më së miri e tregon dëshminë më të vjetër të fortifikimit të periudhës së antikitetit të vonë. Muret rrethuese që e rrethpërshkojnë fortesën në fjalë, kornizojnë gjurmë të objekteve dhe ambienteve akoma të pa gërmuara. Ky lokalitet arkeologjik është shumështresor. ...
Kalaja e Harilaqit
Kalaja-fortesa e Harilaqit (shek. IV-VI) gjendet mbi një kodër të njohur si Gradina e Harilaqit, e ngritur në një pozitë mjaft dominante, në perëndim të fshatit Harilaq, në lartësinë mbidetare prej maksimum 766 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhet rreth 9 km në juglindje të Fushë – Kosovës dhe vetëm dy kilometra në perëndim të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”. Kalaja kap një sipërfaqe të rrethpërshkuar me mure mbrojtëse prej rreth 1.3 hektari. Gërmimet arkeologjike në këtë ...
Kalaja e Kaçanikut
Në qendrën e qytetit të Kaçanikut, në bregun perëndimor të lumit Lepenc, gjendet kalaja e cila daton nga shek. XVI. Sipas dokumenteve të shkruara, Kalaja e Kaçanikut është ndërtuar me urdhrin e bërë më 1582 nga Sulltan Murati II, nga ana e Koxha Sinan Pashës. Kështjella filloi të ndërtohej më 1586 dhe përfundon më 1590. Sot nga Kalaja e Kaçanikut kanë mbetur vetëm dy mure, njëri në perëndim dhe tjetri në veri, së bashku me portën hyrëse dhe kullën cilindrike që ndodhet në anën e djathtë të port ...
Kalaja e Llanishtës
Rreth 1 km në jug të Kaçanikut, në pjesën e ngritur në lartësinë prej 684 metrash mbi nivelin e detit, në lokalitetin Vranjak janë identifikuar rrënoja të një fortese ku dallohet qartë muri i trashë rreth 1.7 m, me lartësi relative 2.5-3m (të ruajtur), të punuar nga gurët e terrenit e të pagdhendur dhe të lidhur me llaç gëlqeror. Muri i punuar është vendosur mbi shkëmbin natyror. Kurse lart në kodër, muri ruhet deri në 50-60 m gjatësi, linja këto që ndjekin izohipsat e kodrës. Përmes një qafe të ...