.jpg)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Me themelimin e Universitetit të Prishtinës në vitin 1970, si dhe me ndryshimet kushtetuese të Federatës Jugosllave të bëra në vitin 1974, Kosova merr një pozicion shumë më të favorshëm sesa e kishte më parë. Të gjitha këto ndryshime u reflektuan natyrshëm edhe në zhvillimet urbane dhe arkitektonike, e sidomos në kryeqendrën e saj Prishtinën. Një nga veprat më të rëndësishme të kësaj periudhe është edhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës e projektuar nga arkitekti Andrea Mutnjakovic. Biblioteka Kom ...

Çarshi Xhamia - Xhamia e Gurit
Xhamia e Çarshisë gjendet në kompleksin e Prishtinës së vjetër, në pjesën qendrore të qytetit në fillim të rrugës “Nazim Gafuri” dhe asaj “Zenel Salihu”, përkatësisht në anën perëndimore të objektit të Muzeut të Kosovës dhe shërben si faltore e besimit islam. Xhamia u ndërtua në fillim të shek. XV nga Sulltan Bajaziti për ta përkujtuar fitoren e forcave osmane dhe Sulltan Muratit në betejën e vitit 1389. Xhamia fillimisht gjendej përballë Çarshisë së Vjetër e cila u demolua në vitet ‘60, prandaj ...
Çarshia e Jupave
Kompleksi “Çarshia e Jupave” gjendet në "Çarshinë e Madhe" të qytetit të Gjakovës. Objekti fillimisht është ndërtuar nga familja Batusha në shek. XVIII. Më vonë ka kaluar në pronësi të familjes Buza. Pas Luftës së Dytë Botërore sistemi komunist ia konfiskon pasurinë familjes Buza dhe ia dhuron familjes Petroviç. Më vonë, familja Petroviç kullën e vjetër me 16 ari e ndan në dy pjesë dhe ia shet familjes Jupa dhe Kusari. Kulla e vjetër ka qenë në tri kate dhe është djegur tërësisht gjatë luftës së ...
Çezma e Sahit Agës
Në afërsi të qyteti të Gjilanit, në dalje të qytetit kah fshati Malishevë, gjendet Çezma e Sahit Agës. Ky ndërtim u realizua, sipas të dhënave që janë marrë nga pronari i çezmës, para njëqind viteve. Pra, është ndërtuar në të njejtën kohë kur është ndërtuar edhe shtëpia - kullë e Sahit Agës. Çezma është e ndërtuar nga gurë të latuar dhe jo të latuar. Në pjesën e përparme, ku edhe buron uji përmes një gypi metalik, ka një gravim të thelluar në formë të gjysmëharkut me majë, ndërsa në mes ka nj ...

Cezmja - në Sheshin e Dr. "Ibrahim Rugova"
Çezma ka formë drejtkëndëshi dhe është e orientuar verilindje-jugperëndim. Është e murosur me gurë të formësuar të lidhur me llaç gëlqeror të bardhë. Në pjesën jugperëndimore ngrihet govata si pjesë përbërëse e çezmës. Çezma ka formë katërkëndëshi me dimensione: lartësia 0.76 m, gjerësia 0.80 m dhe gjatësia 1.33 m. Govata ka formë të gjysmërrethit me dimensione: 1.10 m x 0.50 m. Govata është e ngritur me pllaka gurësh të varreve të ripërdorura (spoli), disa prej të cilave ruajnë mbishkrime epi ...
Enti për punësim
Enti për Punësim (Qendra Rajonale për Punësim – Mitrovicë) Në zonën e Planit Rregullativ “Qendra” të PZHU-së në Mitrovicë gjendet ndërtesa e njohur në popullatë si ndërtesa e Entit të Punësimit. Objekti u ndërtua në vitet ’30 të shek. XX. Objekti u ndërtua nga familja Deva me destinim banimi për familjarët Deva, të cilët nuk arritën ta shfrytëzojnë për kohë të gjatë. Prona në fjalë u konfiskua nga Komuna në vitet ’50 të shek. XX dhe që nga ajo kohë ajo u destinua për shërbime administrative ...
 Google earth.jpg)
Fortesa parahistorike e Bellaçecit (Bardh i Madh)
Fortesa e Bellaçecit (Bardh i Madh) gjendet mbi një kodër të mbrojtur nga konfiguracioni i terrenit natyror nga anët veriore, jugore dhe lindore, ndërsa nga perëndimi mbrohet nga ledhet gjegjësisht hendeqet mbrojtës. Fare pranë, poshtë saj, kalon lumi Drenicë, kurse qindra metra në veri të fortesës ngrihet mali i Çiçavicës. Kalaja e lashtë ka trajtë trapezoide me sipërfaqe të brendshme 70 x50 metra, kurse rrethina e jashtme është disa hektarësh dhe karakterizohet prej radhësh ledhesh apo mure të ...