
Manastiri i Graçanicës
Manastiri i Graçanicës gjendet në bregun e majtë të lumit Graçanka, në jug të Prishtinës. Manastiri i sotëm është rikonstruktim i një kishe të shek. XIV kushtuar Virgjërës Mari, e cila kishë ishte ndërtuar në themelet e një bazilike të hershme krishtere të shek. VI. Sipas konceptit të saj hapësinor i takon tipit të kishave me pesë kupola mbi bazë katrore me kryq të brendashkruar, karakteristike për arkitekturën bizantine. Në eksterier është arritur një marrëdhënie ideale në proporcionet dhe vo ...

Manastiri i Kryeëngjujve
Në grykën e Lumbardhit, 2.5 km në jug-lindje të Prizrenit, gjenden gërmadhat e Manastirit të Shën Arhangjelit (Kryeengjujve) të cilin e ndërtoi Stefan Dushan Nemanja më 1343, dhe gërmadhat e një fortese në majën e kodrës pranë saj, që shërbente për mbrojtje. Kompleksi përbëhet prej Qytetit të Ulët, të quajtur në popull si qyteti i Dushanit, dhe Qytetit të Epërm të njohur si Kështjella e Epërme. Qyteti i Poshtëm, pra kompleksi i Manastirit – në bazë të gjurmëve ekzistuese ka qenë një kompleks i ...
Manastiri i Moçarit
Manastiri i Moçarit ndodhet në verilindje të Dardanës (Kamenicës), pikërisht afër fshatit Moçar. Sipas të dhënave ky manastir është ndërtuar në shek. XIV. Stili i ndërtimit i përket Shkollës së Moravës, stil ky që rezulton në pjesën e tretë të shekullit të katërmbëdhjetë, nën ndikimin e kishave të Dushanit, dhuratë e Shën Arkangjelit. Supozohet që ndërtimi i manastirit është bërë mbi themelet e një kishe më të vjetër që datonte nga shek. VI, sepse kisha të këtij tipi të ndërtuara në shekullin e ...
Manastiri i Shën Nikollës në fshatin Strazhë
Manastiri i Shën Nikollës gjendet në fshatin Strazhë, rreth 8 km në veri të Gjilanit. Manastiri daton nga shekulli XVI, por gjatë hulumtimeve të bëra në terren, duke u bazuar në shtresat e mureve është vërejtur që ndërtesa posedon disa faza të ndërtimit. Ndërtesa aktuale është restauruar dhe nga gjurmët e restaurimit vërehen ndërhyrjet në stilin origjinal dhe ka disa elemente dekorative të cilat nuk përkojnë me mënyrën e restaurimit. Është kishë një anijate dhe ka planimetri në formë të katë ...

Manastiri i Sokolicës
Manastiri i Sokolicës gjendet në shpatet e kodrës së Sokolicës, 10 km në lindje të Zveçanit, në afërsi të Mitrovicës. Manastir i Sokolicës i është dedikuar për nderin e Virgjëreshës së Shenjtë. Supozohet se kisha e manastirit është ndërtuar në periudhën midis shekullit XIV dhe XV nga Musa /dhëndri i Car Llazarit dhe babai i vëllezërve Musiq, themeluesit të mananastrit Nova Pavlica / në mirënjohje ndaj Zotit për burimin e ujit me veti shëruese çudibërëse në afërsi të kishës së manastirit. Poth ...

Marhamë
Marhamë- Është e endur në vek, e punuar nga pambuku dhe mëndafshi. Në dy skajet e gjërsisë së marhamës janë punuar zbukurime me qëndisje. Qëndisja është bërë me fije mëndafshi dhe fije ari, duke fituar motive të ndryshme floreale. Marhama të tilla kanë shërbyer për dekor. I përket shek shek. XX. ...
MEDRESA E MADHE
Kompleksi Medreseja e Madhe shtrihet në afërsi të tërësisë urbanistike “Çarshia e Madhe” në Gjakovë. Medreseja e Madhe e Gjakovës me shekuj ishte gurrë diturie dhe vatër arsimore fetare si dhe konvikt i nxënësve dhe imamëve të Kosovës. Historiku i saj lidhet ngushtë me veprimtarinë e myderrizit të parë Vejsel Efendiut, i cili në shekullin XVII filloi ndërtimin e medresesë, e cila përfundoi në vitin 1748. Kjo vatër diturie ka shërbyer plot 250 vite. Objekti në vitin 1912 u shndërrua në stallë kua ...

Mejtepi i fshatit Llukë e Epërme
Mejtepi i Tahir Efendi Llukës, Lluka e epërme-Deçan Në qendër të fshatit Llukë e epërme gjendet Mejtepi që njihet si Mejtepi i Tahir Efendi Llukës. Objekti është ndërtuar në fund të shekullit XVIII nga mjeshtrit popullor shqiptarë. Struktura e ndërtimit na përkujton kullat e Rrafshit të Dukagjinit, meqë u realizua në teknikën rustika, ku muret janë nga gurët lumor të pa latuar, ndërsa hapjet portali, dritaret dhe qoshet e objektit u muratuan me gurë të përpunuar. Baza e Mejtepit ë ...
MEJTEPI I HAXHI YMERIT
Mejtepi i Haxhi Ymerit është objekt në kuadër të kompleksit të Xhamisë së Haxhi Ymerit dhe siç tregon emri gjendet në mëhallën e Haxhi Ymerit. Objekti është i vendosur përballë hyrjes së xhamisë. Në funksionin primar të tij mejtepi shërbente për edukimin e nxënësve në mësimin fetar (mysliman), por më vonë ai u përdor për veprimtari të ndryshme si shtypshkronjë, ndërsa gjatë viteve ’90, aty është mbajtur mësimi nga nxënësit e shkollave të mesme. Objekti i mejtepit zhvillohet në dy etazhe. Në pë ...