Kroi i vjetër
Kroi i gurit, ndryshe i quajtur edhe si Kroi i Haxhive, gjendet në pjesën jugperëndimore të qendrës së vjetër të Rahovecit. Në bazë të mbishkrimit në gjuhën osmane, është ndërtuar në vitin 1813. Kroi prej kohës kur është ndërtuar e deri më sot shërben si krua publik i lagjes, për furnizim të banorëve dhe kalimtarëve me ujë të pijshëm. Uji në krua vjen me rënie të lirë nga burimi Zhdrella. Kroi i takon tipit të krojeve të mbështetura të cilat janë ndërtuar kryesisht në kënd të rrugëve. Ka një t ...
Kulla e Ahmet Islamit
Kulla gjendet në fshatin Dujakë të Gjakovës dhe është ndërtuar në shekullin XIX. Kulla është tipike e Rrafshit të Dukagjinit, që do të thotë se ka shërbyer për banim dhe fortifikim. Stili i ndërtimit është tradicional. Kjo kullë përbëhet nga dy etazhe, përdhesja që ka shërbyer për bagëti, si ahur, dhe kati i parë që në popull njihet si kati i robnisë, gjegjësisht i familjarëve. Kati i parë i kullës përbëhet nga oda e burrave me vatër brenda dhe abdes-hanen në korridor. Kulla është ndërtuar nga ...
Kulla e Ali Bajraktarit
Kulla e Ali Bajraktarit Në qendër të fshatit Vranoc , në kuadër të kompleksit të kullave gjendet kulla e atdhetarit të çështjes kombëtare shqiptare Ali Bajraktarit, e cila daton nga gjysma e dytë e shek. XVIII. Ky ndërtim trekatësh (sipas njehsimit popullor) pos vlerës arkitektonike, etnografike posedon edhe rëndësi të veçantë historike. Ndërtimi është realizuar me gurë të latuar, gur lumor të lidhur me llaç dhe me dru. Me kulm nga konstruksioni i drurit, çati katërujore mbuluar me t ...
Kulla e Asllan Tupellës
Në lagjen e “Tupellëve” të fshatit Kçiq i Vogël, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla (sipas njësimit në popull) e Asllan Tupellës. Sipas të dhënave të marra nga Ferat Asllan Tupella (1947) thuhet se kullën e ka ndërtuar Ahmet Tupella (babai i Asllanit), në gjysmën e dytë të shek. XIX. Kulla me etazhe P+1 ka funksion banimi. Ka shërbyer si shkollë për edukimin dhe arsimimin e brezave. Kati përdhese ka shërbyer si mësonjëtore. Hapësira e katit është e pandarë në krahasim me kullat e tjera. Më ...
Kulla e Astrit Tahsum Kryeziut
Kulla e Astrit Tahsum Kryeziut gjendet në kompleksin e quajtur ”Bregu i Sarajeve”, në bërthamën e “Çarshisë së Madhe”, e ndërtuar rreth shek. XVIII-XIX. Gjatë themelimit të qytetit të Gjakovës, pas ndërtimit të disa objekteve vitale, ka filluar ndërtimi i kompleksit ”Bregu i Sarajeve”, gjatë shek. XVII-XVIII. Në këtë kompleks kanë qenë tri kulla të vjetra përballë kullës së Tahsum Kryeziut, të cilat janë shkatërruar gjatë luftërave ballkanike (1910-1912). Kullat e shkatërruara fillimisht kanë lu ...

Kulla e Avdullah Pashë Drenit
Kulla e Avdullah Pashë Drenit gjendet në hyrje të Çarshisë së Madhe, në afërsi të cilës ndodhen edhe Lapidari i Lidhjes së Prizrenit, Teqeja e Sheh Eminit, Shtëpia e Sulejman Vokshit, Kulla e Koshit, Varri i Maxharr Pashës, që përbëjnë një ansambël të çmuar të trashëgimisë kulturore. Kjo kullë supozohet të jetë ndërtuar në vitin 1790 dhe ka shërbyer si shtëpi banimi dhe fortifikatë (këtë e dëshmon numri i madh i frenxhive në të tre katet e kullës). Kulla simbolizon një ndër ngjarjet më të rëndë ...

Kulla e Avdurrahman Kajtazit
Kulla e Avdurrahman Ramë Kajtazit – Lubovë, Istog Në fshatin Lubovë të Istogut, përkatësisht në Lagjen e Kajtazëve në kuadër të kullave gjendet kulla e Avdurrahman Ramë Kajtazit, që si ndërtim u realizua nga mjeshtrit shqiptarë vendor dhe dibran në fillim të shekullit XIX –të. Kulla ka qenë e njohur si jatak, vendqëndrim i shumë patriotëve të kësaj ane, si dhe shumë figurave historike si: Haxhi Zeka, Azem Galica, etj. të cilët mbanin tubime historike për rezistencën shqiptare ndaj ...

Kulla e Binak Dinës
Kulla e Binak Dinës-Raushiq-Pejë Në dalje të fshatit Raushiq, ekziston Kulla tre katërshe (sipas njehsimit të popullit) e Binak Dinës, e realizuar në gjysmën e dytë të shek. XIX. Ky ndërtim, banesë e fortifikuar posedonte të gjitha cilësitë e kullave trekatëshe të Rrafshit të Dukagjinit. Kishte funksion të banimit, bazë katrore dhe shtrihej në tri nivele sipas kësaj renditje: Përdhesa është shfrytëzuar si ahur, kati i parë si oda banimi, kurse kati më i lartë kishte odën e burrave ...

Kulla e Brahim Hoxhës
KULLA E BRAHIM HOXHËS, ODA E JUNIKUT Në kohën e Balshajve, e posaçërisht në kohën e Dukagjinëve, në Junik filloi ndërtimi i kullave për banim. Gjer më 1462 Juniku dhe Dukagjini qeverisej nga Leka III, ku gjatë kësaj kohe bëhet edhe ndërtimi i kullës (Odës së Junikut). Në qendër të Junikut, në lagjen Hoxha u ndërtua objekti i tipit kullë. Sipas tregimeve pronar i kësaj kulle në shek. XVIII ishte Imer Hoxha. Kjo kullë si banesë e fortifikuar familjare, pos tjerash, në fshatin Junik dhe më gjerë n ...

Kulla e Demë Ali Pozharit
Kulla e Demë Ali Pozharit Kulla e Demë Ali Pozharit i cili ka hyrë në analet e historisë moderne si njëri ndër luftëtarët më të devotshëm dhe ndër organizatorët e ideologët e lëvizjes kombëtare të kohës, gjendet në fshatin Pozhar të komunës së Deçanit, Është ndërtuar në vitin 1885 nga të parët e Dëmës, përkatësisht bijtë e Mehmet Alisë; Rames, Alisë dhe Sylë Mehmetit. Ndërtesa është ndërtuar mbi themelet e Çardakut të Mehmet Alisë, dhe që nga dita e parë e deri më 1999 doli të jetë jetë ka ...