Kisha e Shndërrimit në Pasjan
Në fshatin Pasjan, komuna e Gjilanit, gjendet Kisha e Shndërrimit e Pasjanit. Sipas të dhënave, kisha është ndërtuar më 1861, kur është ndërtuar edhe kisha e qytetit të Gjilanit, dhe ka shërbyer për mbajtjen e ceremonive fetare. Ajo ruan kryesisht gjendjen fillestare të ndërtimit përveç fasadës, e cila ka ndryshuar disa herë në kohë të ndryshme. Kisha është njëkatëshe dhe ka kulm dyujor. Ka planimetri të thjeshtë njëhapsinore: e përmbanë sallën për lutje me hapësirat tjera përcjellëse që shër ...
Kisha e Zonjës së Bekuar
Në të djathtë të rrugës Pejë-Deçan, në fshatin Bellopojë, gjendet kisha kushtuar Zonjës së Bekuar, e ndërtuar në fund të shekullit XIX. Kjo kishë ortodokse është një rindërtim i realizuar mbi themelet e një objekti po ashtu fetar nga një periudhë e mëhershme. Sa i përket kishës së vjetër nuk kemi të dhëna në lidhje me kërkime arkeologjike që do të dëshmonin trajtat, planimetrinë dhe tipologjinë e objektit të vjetër. Kisha e tanishme është ndërtuar me mjetet e dhuruara nga esnafët e Pejës. Kishën ...
Kisha Katolike "Shën Pjetri"
Bazilika - Kisha Katolike – Shën Pjetri gjendet rreth 9 km në lindje të qytetit të Mitrovicës, në Stan-Tërg, komuna e Mitrovicës. Kisha katolike Shën Pjetrit është monument sakral. Është ndërtim i shek. XIII. Gërmadhat e kishës paraqesin një pamje mjaft pitoreske, në një peisazh malor shumë të bukur, me gjurmë mjaft të dukshme të aktiviteteve minerale. Është e ndërtuar për nevojat e komunitetit katolik dhe për herë të parë përmendet më 1303, atëherë kur përmendet edhe Trepça për të parën herë. ...
KISHA KATOLIKE E SHËN ANTONIT (SHËN NDOUT)
Kisha e Shën Ndout gjendet në "Rrugën e katolikëve”, përballë Kishës së Shën Palit dhe Shën Pjetrit, në Gjakovë. Kisha e parë ishte ndërtuar më 1882 dhe quhej Kisha e Patër Milës, por ajo u shkatërrua më vonë. Më 1931, Patër Lorenc Mazreku e ndërtoi në të njëjtin vend kishën e sotme. Kjo kishë u quajt "Shënjtorja e Shën Antonit të Padovës" ose ndryshe "Kisha e Shën Ndout". Kjo kishë u rinovua disa herë, me ç'rast iu bashkëngjitën edhe konaqet, zyrat, nyjat sanitare, por duke iu përmbajtur arkit ...
Kisha Katolike në Vinarc të epërm
Në fshatin Vinarc, i cili gjendet 7-8 km larg Mitrovicës, gjendet Kisha Mortore, e ndërtuar (sipas disa hulumtimeve të papublikuara) në shek. XVIII nga mjeshtrit vendorë, me materiale vendore, për nevojat e komunitetit vendor katolik. Kisha Mortore në Vinarc shërbente për ritet e varrimit. Shfrytëzohej nga besimtarët e komunitetit katolik. Ky komunitet në periudha të ndryshme kohore është përkujdesur dhe e ka mirëmbajtur kishën. Kisha ndihmëse – varrore, së bashku me varreza në Vinarc, ...
Kisha paleokristiane në Nikadin
Fshati Nikadin, tashmë pothuajse paralagje e qytetit të Ferizajt, gjendet vetëm 2 kilometra në jug të saj, i pozicionuar në një tokë shumë të plleshme bujqësore. Gjatë viteve gjashtëdhjetë të shekullit XX, janë evidentuar gjurmë sipërfaqësore të mbase ndonjë kompleksi të vilave romake. Megjithatë, gjatë rregullimit të oborrit të një shtëpie në arealin e këtij lokacioni, rastësisht u zbulua një artefakt shumë i rrallë dhe mbase unik për trevën e Kosovës. Kemi të bëjmë me një kapak sarkofagu-(sarc ...
Kisha paleokristiane në Vrellë
Fshati Vrellë shtrihet rreth 7 km në perëndim të Istogut. Gërmimet arkeologjike të zhvilluara në vitin 2010 nxorën në pah një kishë paleokristiane, e shekujve IV-VI të kohës sonë me dimensione jo të mëdha. Fare pranë kësaj kishe gjendet nekropoli, i cili duhet lidhur me vendbanimin e mësipërm. Brenda kishëzës është hasur në një varr të madh të tipit kriptë me përmasa gjatësia 2.80 m, gjerësia 1.40 m dhe lartësi e tanishme 1.40 m, e cila është e ndërtuar në formë gjysmëharku (qemer). Varri ka ori ...
Kisha Samadrexhë - Kisha e Shën Llazarit
Në Samdrexhë fshat ky 6m në lindje të qytetit të Vushtrrisë gjendet kisha e Samdrexhës. Sipas gojedhenave të popullit kisha u ndërtua në shek XIV nga vendasit e këtij vendbanimi përkushtuar Shen Jovanit. Që nga ndërtimi e deri në vitin 1999 kisha ishte në funksion të objektit sakral të komunitetit ortodoks. Në vitin 1932 në themelet e kishës së më hershme u ngrit kishë e re, identike me ate të shek. XIV. Rikonstruimi është bërë sipas projektit të prof. Nag UNBG, Aleksander Dereko, ndërkaq pik ...
Kisha varrezore e Shën Jeremisë
Në fshatin Gorazhdevc, banuar me minoritetin serb në komunën e Pejës, gjendet e ndërtuar Kisha e Shën Jeremisë. Kisha i takon tipit të trarit, ndërtuar nga druri i bungut, e ruajtur relativisht mirë. Kisha është e shekullit XVI dhe gjendet në mesin e varrezave të fshatit afër dy lisave të mëdhenj të bungut. Kisha e Shën Jeremisë sipas traditës i është kushtuar Jeremisë, i cili ishte nga fisi më i vjetër në këtë zonë. Ka përmasa modeste, është e cekët dhe e ndërtuar lehtësisht. Kisha ka bazë d ...