Kulla e Kadri Vebi Zeqirit në Haxhaj

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2021



Historiku


Në fshatin Haxhaj, 17 km në jug të Gjilanit, gjendet kulla dykatëshe e Kadri Vebi Zeqirit. Ky ndërtim u realizua në dekadën e tetë të shek. XIX, përkatësisht në vitin 1880. Kulla ka dy etazhe, ku çdo ambient ka pasur funksion të caktuar të banimit. Ka planimetri drejtkëndëshe. Në përdhese gjendet oda e mysafirëve dhe dhomat tjera përcjellëse për banim dhe ruajtje të ushqimit dhe mbajtje të kafshëve. Në katin e parë është një ndarje e madhe - divanhanja e cila ka shërbyer për ndeja gjatë ditës, por nuk ka dalje jashtë nga muri i jashtëm. Kjo mund të quhet edhe çardak. Ndërtimi është realizuar nga gurët gjysmë të latuar dhe të latuar, me teknikë fshatare të ndërtimit. Muret janë suvatuara me llaç balte. Kulla mbulohet me kulm katër ujor, të mbuluar me qeramidhe tradicionale nga argjila. Në pamjen ballore të kulmit dalin edhe dy baxho që shërbejnë për ndriçim të kulmit. Fasadat janë lineare, ku dinamikën e vetme e krijojnë hapjet e dritareve të vendosura në mënyrë ritmike. Karakteristikë e kësaj kulle janë dritaret, të cilat nga ana e jashtme kanë formë harkore në pjesën e sipërme, të punuar me kornizë nga guri, kurse nga ana e brendshme kanë formë drejtkëndëshe. Në enterier janë ruajtur elemente origjinale, sikurse oxhakët dhe shtyllat e drurit me kapitel. Kulla ruan nivelin e lartë të autenticitetit, por është në gjendje shumë të dëmtuar dhe ka nevojë për intervenim restaurues. Paraqet një shembull karakteristik të arkitekturës së banimit fshatar në fund të shek. XIX. Në vitin 2014, MKRS në bashkëpunim me CHwB kanë realizuar projektin e renovimit të objektit në fjalë. Janë renovuar disa pjesë të mureve, kulmi e intervenime tjera të paprapara nga investitori. Opinion: Si e tillë, kjo kullë karadakase paraqet një shembull karakteristik të arkitekturës së banimit fshatar në fund të shek. XIX. Objekti është në gjendje të mirë pas rinovimit. ne vitin 2014.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000346


Emri: Kulla e Kadri Vebi Zeqirit në Haxhaj


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjilan



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Gjilan


Qyteti/Fshati: Haxhaj


Lokaliteti: Haxhaj -(Gjilan)


Kodi Postar: 60520


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XIX