Kërëk xhamia -Namazxhah
Namazxhahu gjendet në anën veri-perëndimore të qytetit pranë rrugës magjistrale Prizren-Gjakovë. Fjala Namazxhah rrjedh nga fjala persiane që d.m.th. vend për falje-lutje. Pas rënies së Prizrenit nën sundimin e Perandorisë Osmane në vitin 1455, Isa Beu që ishte komandant i Fatih Sulltan Mehmedit ndërtoi Namazxhahun, që shërbeu për kryerjen e ritualeve fetare të ushtrisë Osmane. Mjeshtri dhe mbikëqyrësi kryesor ishte Ahmed Çaushi. Pas vendosjes së plotë të administrimit Osman në Prizren Namazxhah ...

Kështjella "Kalaja" Kulla e Vjetër
Kalaja ndodhet në qendër të bërthamës së vjetër të qytetit të Vushtrrisë Sipas Historianëve shqiptarë Dr. Skender Riza, Dr. Jahja Drançolli dhe të tjerë thonë se kalaja u ndërtua gjatë periudhës së hershme Iliro-Dardane. Izet Miftari saktësisht thekson se kalaja ishte ndërtuar në shek. VII nga perandori bizantin Justiniani I. Konkludimet e tyre mbështeten në ekzistencën e themeleve të vjetra në të cilat u rindërtua kalaja. Ismet Bylykemini, që jeton në Turqi, shpjegon se themelet e vjetra u z ...

Kisha e Dëftimit të Shënë Mërisë
Kisha e Dëftimit të Shën Mërisë gjendet në fshatin Vaganesh dhe i takon periudhës së shek. XIII-XIV. Vaganeshi është një vendbanim me lartësi mbidetare mbi 750 m dhe gjendet rreth 20 km në veri-perëndim të Kamenicës. Për herë të parë si vendbanim me emërtimin Vaganexa, përmendet në vitin 1435, në librin e borxhlinjve të tregtarit Mikel Llukarit. Në kishë janë ruajtur dy mbishkrime që tregojnë kohën e ndërtimit, por në bazë të studimeve të deritashme supozohet se kisha fillestare i takonte peri ...

Kisha e Nikollës së Shenjtë
Në lagjen Millaçiqi, në qendër të fshatit Sredskë, pranë shkollës fillore gjendet kisha kushtuar Shën Nikollës, e ndërtuar rreth vitit 1875. Fshati Sredskë gjendet 12 km në perëndim të Prizrenit, në krahun e majtë të aksit rrugor Prizren – Prevallë. Objekti ka planimetri drejtkëndëshe, me absidën tri faqëshe në murin lindor. Është kishë njëaniatëshe, e mbuluar me qemer gjysmëharkor. Në pjesën hyrëse, atë perëndimore gjendet edhe pjesa e narteksit dhe kambana. Objekti është ndërtuar me gurë sh ...
Kisha e Shën Anës në Dunav
Në fshatin Dunav të Epërm të komunës së Gjilanit gjendet kisha e Shën Anës. Kisha e Shën Anës është ndërtuar në vitin 1938, në të njëjtin vit kur është ndërtuar edhe xhamia e fshatit. Është kjo kishë e vetme katolike në komunën e Gjilanit, e cila që nga viti 2014 gjendet në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme. Kisha e Shën Anës e ka një pozitë shumë të mirë gjeografike: gjendet në afërsi të kufirit shtetëror ndërmjet Kosovës, Serbisë e Maqedonisë, si dhe ka një lartësi ...

Kisha e Shën Dielës - Dëftimi i Shën Mërisë
Kisha e Shën Dielës ndodhet në pjesën veri-perëndimore të zonës së Nënkalasë, gjegjësisht në Zonën Historike të Prizrenit. Në vitin 1966 gjatë gjurmimeve arkeologjike janë zbuluar rrënojat e këtij objekti. Pjesërisht janë gjetur muret e absidës dhe muri jugor në lartësi 1,5 metra. Gërmimet kanë rezultuar edhe me zbulimin e fragmenteve të gurit ku në njërin prej tyre është gjetur mbishkrimi me datën e ndërtimit 1371. Duke u bazuar në analogji dhe tipologji të objekteve sakrale të kësaj kohe ...
.jpg)
Kisha e Shën Gjergjit (Sinodale)
Kisha e Shën Gjergjit (Sinodale) gjendet në pjesën e vjetër të qytetit, në lagjen Qafë-pazari përballë kishës së Shën Gjergj-Runoviqit. Objekti është ndërtuar në vitin 1887, kurse më vonë në vitin 1903 është ndërtuar këmbanara. Është kishë tri anijatëshe, e ndërtuar me gur të gdhendur të lidhur me llaç gëlqeror, kurse pjesa e këmbënares është ndërtuar me tulla të lidhur me llaç gëlqeror. Pjesa e jashtme nuk është e suvatuar, ku vërehet mirë struktura e mureve. Kisha mbulohet me kulm dy ujor, të ...

Kisha e Shën Gjergjit në Reçanë
Kisha e Shën Gjergjit gjendet në fshatin Reçanë të Suharekës. Për kohën e ndërtimit të kishës nuk ka informata të sakta, por supozohet se i takon shek. XIV. Objekti në fjalë ka qenë me dimensione të vogla me bazë në formë të kryqit, mbi të cilin ngrihej kupola tetëkëndëshe. Muret deri në parapet kanë qenë të ndërtuara me gurë lumi, pjesa e epërme me gurë shtufe të lidhur me llaç gëlqeror. Kulmi ka qenë i mbuluar me rrasa guri. Nga objekti kanë mbetur vetëm rrënoja gurësh. ...

Kisha e Shën Gjergjit në Sreckë
Kisha pronësore e Shën Gjergjit gjendet në lagjen Millaqiki të fshatit Sreckë. Është objekt njëanijatësh me absidë gjysmë-harkore me dimensione të vogla. Muret janë të ndërtuara me gurë lumi të suvatosur me llaq balte dhe të ngjyrosur me gëlqere. Pullazi është dy ujor i mbuluar me tjegulla. Mbi derën hyrëse është nisha, në pjesën e epërme të së cilës në formë harkore është pikturuar Shën Gjergji në kalë. Në muret e brendshme ende gjenden të ruajtura afreskat e shenjtërve. ...