
Kulla e Ramë Shabanit
Kulla e Ramë Shabanit-Prapaqan –Deçan Kulla si banesë e fortifikuar e familjes Shabanaj gjendet në fshatin Prapaqan të Deçanit. Ndërtimi i takon gjysmës së dytë të shek. XIX sipas variantës pa dyshekllëk. E shtrirë në tri kate, Kulla e Ramë Shabanit ka planimetrinë drejtkëndëshe, me dimensione 9.90m x8.30m. Si kundër edhe kullat tjera fshatare të Dukagjinit, është ndërtuar me material të kombinuar. Gurët lumor të pa përpunuar janë përdorur për ndërtim të mureve, ndërsa gurët e lat ...
Kulla e Sadik Nivokazit ( Teqja e Shejh Hazirit )
Kulla gjendet në fshatin Nivokaz, afër rrugës kryesore Gjakovë-Junik. Kulla është ndërtuar në fillimvitet e shek. XIX. Përveç rolit për banim kulla ka shërbyer edhe si teqe (i takon tarikatit Halveti). Në histori, kulla (teqeja) ka luajtur rol të rëndësishëm. Për shkak të afërsisë me Junikun, aty janë mbajtur mbledhje të rëndësishme me patriotë si: Bajram Curri, Hasan Prishtina etj. Kulla është ndërtuar në tri kate nga materiali i gurit dhe me tipare të arkitekturës tradicionale shqiptare. Kë ...

KULLA E SAHATIT
Objekti gjendet në bërthamën e "Çarshisë së Madhe", saktësisht në vendin e quajtur "Fusha e Sahatit" dhe është ndërtuar në fillim të shekullit XIX. Ky objekt është ndërtuar menjëherë pas ndërtimit të Xhamisë së Hadumit, sepse zhvillimi i shpejtë i zejtarisë dhe tregtisë imponoi nevojën për vendosjen e një rregulli që do të përcaktonte kohën e punës nëpër qytete. Kulla e Sahatit u dogj më 1912 nga ushtria malazeze, me ç’rast është hequr mekanizmi i orës dhe është bartur në Mal të Zi. Për 100-vjet ...

Kulla e Sahatit - Muzeu Arkeologjik
Muzeu Arkeologjik është vendosur në hapësirat e hamamit, të ndërtuar në fundin e shekullit XV, respektivisht në vitin 1498. Ndërtuesi i këtij hamami supozohet të jetë Shemsudin Ahmed Beu. Në mungesë të burimeve të shkruara, nuk dihet se deri në cilin vit është përdorur si hamam, por dihet se hamami nuk ka kryer funksionin e tij fillestar në mesin e shek. XIX kur mbi hapësirën e ngrohtë është ndërtuar Kulla e Sahatit nga ana e Eshref Pashë Rrotullit. Gjatë hulumtimeve arkeologjike të bëra në viti ...

Kulla e Sahatit e Mahmud Pashës
Sahat Kulla e Mahmud Pashës ndodhet në pjesën lindore të fshatit Mamushë gjegjësisht në oborrin e Xhamisë së Kamber Beut. Sipas burimeve shkrimore Mahmud Pashë Rrotlla e ndërtoi kullën në shek. XIX në shenjë bamirësie. Mbi portën kryesore të kullës gjendet mbishkrimi në pllakë të mermerit në gjuhën osmane, me shkrim Sulus, me këtë përmbajtje: “Fi shehri-ramazan – 1231” që përkon me vitin 1815. Sahat Kullat janë ndërtuar për orientimin e banorëve për kohën në përgjithësi, për kohën e faljes, kohë ...
Kulla e Sali Dreshajt
Kulla e Sali Bajram Dreshaj, Vrellë-Istog Në kuadrin e kompleksit të kullave në Vrellë të Istogut, në afërsi të Xhamisë së Tedelit, në Lagjen e Dreshajve ekziston Kulla e Sali Bajram Dreshaj. Ky ndërtim u realizua nga mjeshtrit Shqiptarë vendor dhe ata Dibran në fillim të shekullit XIX. Struktura e ndërtimit të kullës është me gurë të papërpunuar, ndërsa gurët e latuar janë përdorur në qoshe, korniza të dritareve, porta hyrëse dhe dyshekllëk. Gjithashtu është përdorur llaçi gëlqeror dhe ...
Kulla e Sali Kajtazit
Në lagjen “Kajtazi” të fshatit Kçiq i Vogël, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla dykatëshe (sipas njësimit në popull) e Sali Kajtazit. Sipas të dhënave të marra nga Xhafer (Ramë) Kajtazi, vëllai i Salihut, thuhet se kulla është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX nga Abaz Kajtazi (gjyshi i Salih Kajtazit). Kulla me etazhe P+1 ka funksion banimi. Në të dy etazhet janë nga katër dhoma. Shkallët e zgjatura nga përdhesja për në kat janë nga guri. Në kat ndodhen edhe dy hamamxhikë dhe këto ka ...
Kulla e Sefedin Zasellës
Në terrenin me rënie të lehtë në lagjen e “Abazëve” në fshatin Zasellë, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla dykatëshe (sipas njësimit në popull) e Sefedin Zasellës. Sipas të dhënave të marra nga Ibrahim Sefedin Abazi, kjo kullë është ndërtuar nga mjeshtrit dibranë, dhe është ndërtuar në të njëjtin vit kur është ndërtuar Kazerma e Vjetër në Mitrovicë, e që i takon shek. XIX. Kulla ka funksion banimi. Kati përdhese ka dy hapësira për përgatitjen e ushqimit gjatë ditës, dhe një hapësirë për ruajtj ...
Kulla e Shaban Gjukaj
Kulla e Shaban Xhukaj, apo siç e quajnë populli Kulla e familjës Xhukaj, e ndërtuar në kohën e Sadri Rrustë Xhukaj në shek. XIX. Në kohën e pregaditjes së Kuvendit të Lidhjës së Pejës. Atëdhetari i dalluar Haxhi Zeka, me të kthyer nga Shqipëria, u ndal mu në këtë kullë të Xhukaj, ku u bë njoftimi për aktivitetet e LKSH në prag të mbajtjës së Lidhjës së Pejës. Gjatë viteve 1908-1912, udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, vendosën që të organizonin një kryengritje të përgjithshme shqiptar ...

Kulla e Sylë Rexhës
Kulla e Sylërexhëve – Vranoc, Pejë Në qendër të fshatit Vranoc, i cili dikur ishte qendër e Bajrakut të Lugut të Baranit, është kulla trekatëshe(sipas njehsimit popullor) e familjes së Sylërexhëve, e ndërtuar në shek.XVIII. Kulla si objekt banimi u realizua tërësisht me gurë lumi nga mjeshtër popullor dibran në bashkëpunim me mjeshtrit nga familja e SylëRexhës. Si arkitekturë, ndërtimi i takon tipit të kullave me dyshekllëk guri, që shtrihet tërësisht në gjithë ballin, dhe pjesë ...