
Veshje popullore burri
Veshje popullore e burrit- Krahina e Rugovës. Këtë veshje e karakterizon pos motiveve të pasura ornamentike edhe struktura e pasur morfologjike por jo me shmangie të veçorive tipologjike të veshjes. Kjo veshje në vështrimin e pare vizuel, me pasurin e saj që e ka , e në çdo moment ka qenë edhe komunikuese për rrethin, shpreh pjekurin, forcën, tiparet e karakteristikës kombëtare, bujarin e individëve etj.etj. Është barte deri në shek. XX, e në raste solemne edhe sot. ...

Veshje popullore gruaje
Veshje popullore gruaje- Krahina e Drenicës. Kjo veshje dallon për origjinalitetin e vet si, për nga lënda, qepja, bukuria, gjithashtu edhe për nga funksionaliteti, ornamentika e larmishme etj. Karakteristikë e veshjës së trevës së Drenicës është se shquhet për elegancë të rregullimit të kokës. Është bartur deri në shek.XX, ndërsa sot bartet në raste solemne. ...
Xhamia e Ahmed Beut
Xhamia e Ahmed Beut gjendet në lagjen e “Tabakhanes”, në pjesën perëndimore të Prizrenit. Në mungesë të mbishkrimit nuk posedojmë informata rreth vitit të saktë të ndërtimit. Në bazë të shkrimeve të vjetra, në këtë lokacion nga ana e Haxhi Mustafës, gjatë shek. XVI është ndërtuar një mesxhid. Kurse më vonë është rinovuar nga Ahmed Beu dhe i është ndërtuar minarja. Periudha e rinovimit dhe ndërtimit të minares supozohet të jetë rreth fillimit të shek. XIX. Xhamia në popull njihet si Xhamia e A ...
Xhamia e Çatip Sinanit
Xhamia e Çatip Sinanit-Levisha gjendet në pjesën lindore të qytetit, në lagjen më të njëjtën emër, në veri të lagjes së “Gazi Mehmet Pashës”. Gjendet në kënd, në kryqëzimin e rrugës kryesore dhe të asaj anësore, në afërsi të shtëpive dhe shitoreve. Xhamia njihet në popull si Xhamia e Çatip Sinanit, Velishah ose Levisha. Lagjja ku ndodhet xhamia ekziston prej vitit 1591 dhe ka qenë njëra ndër lagjet më të mëdha të qytetit. Sipas mbishkrimit pranë derës së jashtme të xhamisë, xhaminë e ndërto ...

Xhamia e Cërnicës (Minarja)
Xhamia gjendet në fshatin Cernicë, 8 km në jug-perëndim të Gjilanit. Sipas të dhënave të Bashkësisë Islame të Kosovës, përkatësisht Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, xhamia e Cernicës daton nga viti 1775. Xhamia ka shërbyer për ceremoni fetare myslimane. Gjatë luftës së viteve 1998-1999, xhamia është djegur nga forcat serbe. Nga xhamia e vjetër vetëm minarja ka mbijetuar. Minarja ka bazament në formë katrore dhe trung në formë rrethor. Në pjesën e sipërme të trungut të minares gjendet ...
Xhamia e Çohaxhi Mahmudit
Xhamia e Çohaxhi Mahmudit gjendet në lagjen e “Tabakhanes”, në pjesën perëndimore të Prizrenit. Sipas mbishkrimit në hyrje të saj, ndërtimin e xhamisë e ka filluar Çohaxhi Mahmud Çelebiu gjatë shek. XVIII. Pas vrasjes së tij në luftë xhaminë e përfundojnë besimtarët në fillim të shek. XIX. Që nga koha kur është ndërtuar e deri më tani ka kryer funksionin fetar si xhami e lagjes. Kompleksi i xhamisë përbëhet nga oborri që rrethohet nga muri rrethues, që e kufizon kompleksin nga rruga kah ana ...
Xhamia e Deçanit
Xhamia e Deçanit Në rrugën kryesore, në Deçanin e vjetër gjendet Xhamia e Deçanit, që si objekt sakral islam është ndërtuar në vitin 1851, dhe është ndër monumentet me arkitekturë të vjetër dhe të njohur osmane. Xhamia i takon stilit islamo-shqiptar. Arkitekturën e ka tipike për mjeshtrit e kësaj ane. Themelet dhe muret e xhamisë janë ndërtuar nga gurët e papërpunuar lumor, të përforcuara me hatulla horizontale nga druri dhe llaçi gëlqeror. Qoshet e xhamisë, profilet e dyerve dhe dr ...

Xhamia e Emin Pashës
Pranë hamamit të Gazi Mehmed Pashës, në lagjen Saraçhane, Emin Pasha (i cili ka qenë Sanxhakbeu i Prizrenit prej vitit 1789 deri më 1843) e ndërtoi xhaminë, mejtepin dhe objektet tjera përcjellëse. Viti i ndërtimit të xhamisë vërtetohet nga mbishkrimi i cili gjendet mbi derën hyrëse, dhe është shkruar në katër rreshta me këtë përmbajtje: “Bamirësi dhe ndërtuesi i xhamisë është prizrenasi Emin Pasha i biri i Tahir Pashës mytesarif i Qystendilit. Viti i ndërtimit 1831” . Xhamia është ndërtuar në f ...
Xhamia e fshatit Mlikë
Xhamia gjendet në fshatin Mlikë, rajoni i Gorës, komuna e Dragashit. Gjendet në lagjen “Oxhina” (“Halebak”), në rrugën kryesore të fshatit, me pjesën ballore të orientuar kah veriperëndimi. Në kuadër të xhamisë gjendet oborri me qasje në xhami, varreza, gërmadhat e tyrbes, shatërvani për abdes dhe një çezme e re në anën e jashtme të hyrjes së xhamisë. Xhamia është e rrethuar me shumë shtëpi të vjetra vernakulare të fshatit. Sipas mbishkrimit që gjendet në fasadën e minares së xhamisë, xhaminë e ...