Shtëpi banimi - Smail Haxhiu
Shtëpia e banimit P+1 është ndërtuar në fillim në shek. XIX. Përdhesja na paraqitet si një hapësirë e vetme pa mobilim arkitekturor, përveç kamareve të hapura, një oxhaku në anën verilindore. Në mes të katit përdhese gjendet shtylla konstruktive e drurit me dimensione 23/23cm. Me tiparet që ka, kati përdhese duhet të ketë qenë shtëpia e zjarrit. Ndërlidhja me katin e banuar realizohet përmes shkallëve njëkrahëshe me zhvillim të improvizuar, të cilat të çojnë në hapësirën e çardakut. Në kat nga ç ...

Shtëpi banimi - Avdullah Avdullahu
Shtëpia e banimit me etazhitet P+1, e ndërtuar në fillim të shek. XX, gjendet në fshatin Llaushë e Ulët në komunën e Podujevës. Shtëpia ka planimetri me bazë katrore, ndërtuar në sistem “bondruk”. Kati përdhese është ndërtuar nga gurë të lidhur me llaç balte, ndërsa kati me qerpiçë. Kulmi ka konstruksion druri i mbuluar me tjegulla tradicionale njëlugore. Kati përdhese ka oxhakun dhe ka pasur funksionin e shtëpisë së zjarrit. Në pikëpamjen kompozicionale shtëpia veçohet edhe me çardak anësor zh ...

Shtëpi banimi - Ish Akademia e Shkencave dhe e Arteve - Kosovë
Shtëpia daton që nga shek. XIX dhe paraqet shembull të rrallë të arkitekturës së vjetër qytetare të banimit. Të dhënat flasin se shtëpia ishte njëra prej bujtinave të shumta në Prishtinë. Ishte pronë e Tefik Rushit Mirashit dhe e familjes Domaniku. Gjatë viteve 1964-1965 për shkak të dëmtimeve të mëdha objekti në tërësi është rikonstruktuar me material të ri. Gjatë këtyre intervenimeve janë bërë disa ndryshime për shkak të funksionit të ri (shkallët hyrëse, muret ndarëse), qerpiçët janë zëvendë ...
Shtëpi banimi - Luan Rudi
Shtëpia e Luan Rudit i përket fundit të shek. XVIII-të dhe gjendet në rrugën 'Tringë Smajli' në qendër të Prishtinës. Funksioni fillestar ishte destinim banimi, mirëpo gjatë kohës përdhesja është shndërruar në hapësirë afariste, përderisa kati shfrytëzohet ende për banim. Ndërtesa paraqet një shembull tipik të shtëpisë qytetare P+1 e tipit me çardak të mbyllur, erker të theksuar nga rruga, mure prej qerpiçi me trashësi 70cm dhe 30cm. Konstruksioni i dyshemesë është me trarë të drurit mbuluar me ...

Shtëpi banimi - Mahmut Pashë Gjinolli
Shtëpia e Mahmut Pashë Gjinollit gjendet në pjesën perëndimore të qytetit të Vushtrrisë afër lumit Tërstenë. Sipas të dhënave historike dhe banorëve lokal shtëpia në fjalë besohet të jetë ndërtuar kah fundi i shek. XIX fillimi i shek. XX, si shtëpi banimi. Shtëpia në fillim kishte destinim banim, pas Luft5s së Dytë Botërore,ka shërbyer si ndërtesë e administratës komunale, më vonë (rreth viteve 1960 - 1970 ) ka shërbyer si ambulancë, e pas vërshimeve të ujit në vitin 1978 shtëpia është shfrytëzu ...

Shtëpi banimi - Muhamet Hasani
Në Komunën e Prishtinës, në fshatin Keqekollë, gjendet shtëpia e banimit njëkatëshe e ndërtuar në shek. XVIII, që i takon tipit të banesave me kat me qoshk qendror të mbyllur. Shtëpia është vendosur në terren të pjerrët. Kati përdhese është një hapësirë e ndarë në dy kthina, hyrja harkore e së cilës është e punuar nga guri theksohet nga qoshku në kat. Në pikëpamjen kompozicionale, pos qoshkut që mbështetet në dy shtylla druri, shtëpia veçohet me një çardak që shtrihet përgjatë gjithë fasadës gja ...
Shtëpi Banimi - Nezir Hyseni
Në lagjen “Malet” të fshatit Gumnishtë, komuna e Vushtrrisë, në verilindje, në distancë 11 kilometra nga Vushtrria, gjendet një shtëpi banimi (sipas njësimit në popull) e Nezir Hysenit. Koha e ndërtimit të kësaj shtëpie i takon shek. XX. Shtëpia ka funksion banimi, me etazhe P+1. Kati përdhese ka qenë i ndarë njëri me tjetrin, njëra pjesë ka shërbyer për lënien e bagëtive, ndërsa pjesa tjetër së bashku me oxhak ka shërbyer kuzhinë e familjes Hyseni. Kati i sipërm ka tri dhoma gjumi, ku çdo dhom ...

Shtëpi banimi - Shaban Aga
Shtëpia e Shaban Agës Në bërthamën e vjetër të qytetit të Vushtrrisë në afërsi të shtëpisë së Mahmut Pash Gjinollit në oborrin e gjerë është ndërtuar shtëpia e Shaban Agës. Shtëpia i takon ndërtimit të viteve të fundit të shek. XIX ose fillimit të shek. XX. U ndërtua nga vet pronari Shaban Haxhi Aga i cili ishte një tregtar i pasur i kohës. Shtëpia gjithmonë ka pasur funksion banimi, edhe sot ka po të njëjtin funksion. Shtëpia gjithnjë ka qenë e banuar nga familjarët, të cilit njihen edhe si vet ...

Shtëpi banimi - Shtëpia e Xhafer Devës
Shtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në bërthamën e vjetër të qytetit. Kjo ndërtesë i takon shek XIX. Shtëpia fillimisht kishte karakter banimi. Ky objekt kryesisht e ka ruajtur gjendjen fillestare të ndërtimit. Shtëpia e lartpërmendur, është ndërtuar nga Xhafer Deva, njëri prej personaliteteve më të shquara të këtij rajoni. Xhafer Deva, luajti rol kyç në periudhën kohore 1941–1944, në organizimin dhe mbrojtjen e popullatës shqiptare. Gjatë një periudhe kohore Xhafer Deva ka mbajtur ...