Kulla e Jashar Pashës
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012
Historiku
Kulla e Jashar Pashës – Pejë Kulla e Jashar Pashës gjendet në Zonën e zgjeruar të Çarshisë së Pejës. Si Kullë qytetare e realizuar në gjysmën e dytë të shek. XIX ka pasur funksionin e shtëpisë së miqve. Kulla ka tri kate, me bazë katrore dhe si ndërtim i takon tipit kullë me dyshekllëk guri qe del nga këndi i kullës dhe shkallë të brendshme për tek oda e burrave. Ndërtimi është rustikë e realizuar kryesisht me gurë lumor me fasadë ballore, dyshekllëk dhe kënde nga gurët e latuar. Prej dallim të kullave tipike, në të cilat ndriçimi shkon duke u shtuar me lartësi në këtë kullë në fasadën kryesore ndriçimi është thuajse i barabartë. Kulla gjatë kohës, ka pësuar transformime në hapjet e dyshekllëkut dhe dritaret e mesme të katit, me ç’rast harku i dritareve u shndërrua në arkitra. Pas restaurimit dritaret rikthehen në gjendjen origjinale. Në këtë objekt kemi gërshetim të elementeve të arkitekturës së vjetër qytetare të Pejës, dhe kjo në veçanti vërehet në brendësi, përkatësisht në odën e burrave dhe në kthinat tjera, në elementet funksionale dhe dekorative. Kulla ruan elemente të gjendjes fillestare por ajo është restauruar nga familja. pas djegies në vitin 1999. Përveç vlerave arkitekturore ka vlera historike për faktin se në vitin 1899 në të u mbajt Lidhja e Pejës e ashtuquajtura Besa-Besë ku kryetar u zgjodh Haxhi Zeka, figurë e shquar në luftën për pavarësinë e Shqipërisë. Sot kulla shfrytëzohet për banim dhe organizimi i brendshëm i është përshtatur nevojave të jetesës së tanishme Tani pronare e kullës është Lemzare Kelmendi.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 000982
Emri: Kulla e Jashar Pashës
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Pejë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Pejë
Qyteti/Fshati: Qytet- Pejë
Lokaliteti: Pejë
Kodi Postar: 30000
Emri i rrugës: Lidhja e Pejes
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Moderne
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia

Kisha varrezore e Shën Jeremisë
Shpella e Radavcit

Tyrbja e Dades Hatë

Konaku i Jashar Pashës

Bajrakli xhamia