
Ura e Tabakëve
Ura e Tabakëve gjendet mbi lumin Erenik në jug të qytetit të Gjakovës. Kjo urë lidh Gjakovën me fshatrat në jug dhe qytetet shqiptare si Bajram Curri, Shkodra dhe Kukësi. Ura është ndërtuar në shekullin XVII nga esnafët tabakë. Ura e Tabakut, me gjatësi 127 m dhe me gjerësi 4.03 m, renditet ndër dhjetë urat më të mëdha të ndërtuara gjatë mesjetës në trojet shqiptare. Kjo urë është ngritur mbi 7 qemerë dhe rrethore me hapësirë 14-16 metra. Ura është konservuar dhe përdoret për këmbësorë. Është nd ...

URA E TALIQIT
Gjendet në kompleksin e Çarshisë së Madhe në pjesën jugore dhe është e ndërtuar mbi lumin Krena. Sipas mbishkrimit të gdhendur në mur ura daton nga viti 1816. Sipas burimeve të shkruara ura është ndërtuar në mëhallën e Tabakëve nga esnafi Tabak. Ura është ndërtuar nga guri i gdhendur, përbëhet nga qemeri i madh dhe dy qemerë më të vegjël në afërsi të brigjeve. Ndërmjet dy qemerëve është hapur një dritare ndihmëse. Kjo urë në origjinë paraqiste tipin e urës së gurit me kompozicion simetrik. Ura ë ...

Ura e Vjetër e Gurit
Në perëndim të qytetit të Vushtrrisë në rrugën e vjetër Vushtrri - Mitrovicë gjendet Ura e Vjetër e Gurit me nëntë harqe Ura e Gurit i takon shek. XIV. Në rrjedhën e mesme të lumit Sitnicë kjo vepër kishte funksion të lidhjes së dy brigjeve të lumit. Në shek XX shtrati i lumit Sitnica është shmangur dhe është krijuar një fenomen natyror, urë pa lum. Ura asimetrike dhe si strukturë ka trajtë kurizore prej nëntë harqeve e muratosur me blloqe të lëmuara të gurit. Ne fugat ndarëse për lidhje ...

Ura e vjetër e gurit në Prizren
Përmes Prizrenit kalon lumi Lumbardh i cili e ndan qytetin në dy pjesë, pothuajse të barabarta. Mbi Lumbardhin e Prizrenit, në rrjedhat e historisë, u ngritën shumë ura por pa dyshim më e veçanta që u shndërrua në simbol të qytetit është Ura e Gurit. Ura e Gurit gjendet në qendrën e qytetit të vjetër. Në anën lindore të saj gjendet Ura e ,,Arastës”, kurse në anën perëndimore gjendet Ura e ,,Naletit”. Ura lidh drejtpërsëdrejti sheshin Shatërvan (në anën e majtë të lumit) dhe Saraçhanën (në të dja ...

Ura e vjetër në grykën e Lumbardhit (Bistricë)
Në Grykën piktoreske të Lumbardhit, 5 km në verilindje të Prizrenit, në afërsi të gërmadhave të Manastirit të Kryeengjujve Mihail dhe Gabriel, e në anën e djathtë të rrugës së tanishme Prizren-Sredskë-Prevallë, gjendet Ura e Vjetër e Gurit. Kjo urë është ndërtuar në aksin e rrugës së vjetër e cila nisej nga Prizreni, përgjatë grykës së Lumbardhit, e nëpër malin e Sharrit dilte në luginën e Vardarit, për në Shkup e tutje. Pra, prej kohësh, nëpërmjet kësaj rruge është zhvilluar komunikacioni ...
Valanicë - mulli
Valanica dhe mulliri gjenden në fshatin Bellobrad, rajoni i Opojës, komuna e Dragashit. Në afërsi është lumi i cili shfrytëzohet për veprimtarinë e tyre dhe lugu i pjerrët për lëshimin e ujit nga lumi. Pranë tyre gjenden ndërtesa të reja. Pronarët e valanicës dhe të mullirit janë familja Shefiku. Ndërtesa e mullirit është përdhese, me bazë drejtkëndëshe. Muret e ndërtesës janë të ndërtuara nga gurë lumorë të lidhur me llaç balte. Muret e brendshme kanë gjurmë suvaje me llaç balte. Konstruksion ...

Varreza me grup të tumave e Shirokës
Varreza me grup të tumave e Shirokës, pozicionohet në fshatin me të njëjtin emër, rreth 1,5 km në jug të Suharekës (Therandës), në krahun e djathtë të rrugës magjistrale. Është nekropol i grupit kulturor Dardan të tipit tumular e ndërtuar me konstruksione të varreve me unaza rrethore e të ngritura prej gurëve të lumenjve dhe të mbuluar me dhe. Në afërsi të nekropolit të Shirokës gjendet lokaliteti shumështresor i Hisarit si dhe në një afërsi relative shtrihen tumat e Dubiçakut. Gjurmimet e zhvil ...

Varri i Ali Pashë Gusisë
Varri i Ali Pashë Gucis Në oborrin e Bajrakli Xhamisë gjendet edhe varri i Ali Pashë Gucisë. Është monument i tipit sakral. Daton që nga viti i varrosjes së Ali Pashë Gucisë, më 1885. Ka një rëndësi të veçantë për përmbajtjen historike, sepse bëhet fjalë për eshtrat e strategut, ideologut, luftëtarit dhe udhëheqësit mëmeritor të krahinës së Plavës dhe Gucisë. Pjesëmarrës dhe komandant i dalë nga Lidhja e Prizrenit më 1878, kryeprefekt i Pejës, figurë shumë e ndritur nga aspekti politik e his ...
Varri i Haxhi Zekës (1902)
Varri I Haxhi Zekes Në Çarshinë e Gjatë të Pejës, në oborrin e Bajrakli Xhamisë, gjenden 52 varreza, e në mesin e tyre bën pjesë edhe varri i rilindësit të shquar pejan Haxhi Zekës. Haxhi Zeka u lind më 1832,në një familje të ardhur nga fshati Biber i Malësisë, nga i ati Mehmet Abedini dhe e ëma Zelfije Doçi nga Deçani. Emri i vërtetë i Haxhi Zekës është Zenel, mirëpo pasi vizitoi vendet e shenjta populli e quajti Mulla Haxhi Zeka. Haxhi Zeka mësimet e para i mori te hoxha i qytetit, dh ...