
Fortifikata/Kalaja “Hisari i Kastërcit”
Lokaliteti arkeologjik i tipit fortifikatë në Kasterc, i pozicionuar rreth 12 kilometra në veriperëndim të Suharekës (Therandës) respektivisht i njohur edhe si Hisari i Kastercit, është dëshmuar të jetë një qendër arkeologjike shumështresore duke vazhduar shfrytëzimin që nga kohërat parahistorike, më saktësisht nga një vendbanim i mbrojtur eneolitik, e më pas riformësohet në një fortifikatë të kohës së perandorit Justinian dhe për t’u ripërdor si një varrezë gjatë kohës së mesjetës. Në këtë loka ...
Gërmadhat e kalasë së Korishës me kishen paleokristiane
Gërmimet arkeologjike të zhvilluara në vitin 2002 dhe 2004 në kodrën e kalasë së Korishës, e njohur me mikrotoponimin Gralishta, nxorën konturat dhe u dokumentua planimetria e një kishe paleokristiane të shekullit VI. Kisha në fjalë gjendet brenda arealit të brendshëm të fortesës dhe ka një absidë të orientuar drejt lindjes. Po në këtë pjesë u evidentuan gjurmë të sinkronit të konstruktuar në formë të shkallëzuar e në trajtë trapezi. Në kuadër të hapësirës së altarit u evidentuan edhe pjesë të k ...

Gërmadhat e Kishës së Sasëve në Artanë (Novobërdës)
Në komunën e Artanës, në fshatin Boston, gjenden themele apo rrënoja të kishës së vjetër të ashtuquajtur Saksone. Kisha quhet Santa Maria Cieza Canonicale, hyn në kuadër të kompleksit të Kalasë së Artanës dhe gjendet 1 km në jug-lindje të saj. Në bazë të burimeve të shkruara dhe karakteristikave arkitektonike mendohet se ndërtimi i kishës është realizuar në fillim të shek XIV. Sipas dokumenteve të shkruara, në vitin 1326 Artana (Novobërda) paraqitet si treg që vizitohet nga raguzianët (dubrov ...

Gërmadhat e Kishës së Shën Mërisë në Mushtishtë
Kompleksi i Kishës së Shën Mërisë gjendet në fshatin Mushtishtë të Komunës së Suharekës. Supozohet të jetë ndërtuar në pjesën e pare të shek.XIV (~ 1315) nga Dragoslav Jovani, i cili ia kushtoi kishën Shën Mërisë. Baza e kishës kishte formë drejtkëndëshi me absidë gjysmë-harkore të mbuluar me kupolë. Materialet ndërtimore ishin tullat dhe gurët të lidhur me llaç gëlqeror. Mbi hyrjen kryesore gjendej mbishkrimi i gdhendur në gur. Kisha ishte pjesë e kompleksit i cili përmbante edhe hapësira tjer ...
Gërmadhat e Kishës së Shën Varvarës (Shën Dhimitrit)- Kmetoc
Kisha e Shën Dhimitrit, e njohur si Kisha Varvara e Kmetocit, gjendet në verilindje të fshatit Kmetoc dhe është datuar si kishë e shekullit XIV. Mbetjet dëshmojnë për ekzistencën e manastirit. Thuhet se në fillim kisha e manastirit i është përkushtuar Shën Dhimitrit e më vonë Shën Varvarës. Kisha është një anijatshe, me naos dhe narteks. Narteksi gjendet në anën perëndimore dhe nga narteksi hyhet në naos. Në lindje të objektit ndodhet absida gjysmë rrethore nga brenda, kurse nga jashtë ka formën ...

Gërmadhat e objektit fetar Buzez (Namazxhah)
Gërmadhat e objektit fetar namazxhahu gjenden në fshatin Buzez, rajoni i Opojës, komuna e Dragashit. Rrethohet me varrezat e fshatit. Namazxhahu i takon grupit të namazxhahëve të ndërtuar për faljen e namazit të përbashkët për disa fshatra në rajon. Për këtë arsye është ndërtuar pranë rrugës që lidh fshatrat e rajonit të Opojës, konkretisht në të majtë të rrugës Buzez-Bresanë. Supozohet që ushtria otomane ka depërtuar në këto treva në shekullin XVI nga ana e Tetovës dhe gjatë pushtimit të Zin ...

Gjimnazi "Sami Frashëri"
Gjimnazi “Sami Frashëri” gjendet në zonën historike të qytetit të Prishtinës, në rrugën “Ibrahim Lutfiu” dhe është ndërtuar në vitin 1950, që asokohe konsiderohej si një qendër moderne. Gjimnazi “Sami Frashëri” njihet si një ndër shkollat më të vjetra të mesme në Kosovë dhe në Prishtinë në gjuhën shqipe, i ndërtuar në vendin ku në vitin 1913 gjendej shkolla e mesme turke. Përpjekjet për hapjen e një shkolle të mesme në Prishtinë datojnë që nga gjysma e dytë e shek. XIX, pra nga faza e dytë e Ri ...

Gjurmët e vilës romake në Pestovë
Fshati Pestovë gjendet në komunën e Vushtrrisë dhe shtrihet buzë magjistrales Prishtinë - Mitrovicë, në anën e majtë të kësaj rruge, rreth 4 km pa arritur në qytezën e Vushtrrisë, në një zonë mjaft të begatshme bujqësore. Me rastin e hapjes se kanalit për infrastrukturën nëntokësore në këtë fshat, në vitin 2005, u ndërmor një gërmimshpëtimi dhe me ç'rast u zbuluan pjesërisht themelet e një Villae Rusticae, që ishin shtëpi tipike banimi të kohës romake të vendosura në fshatra larg qend ...
Gjyteti i Madh dhe Gjyteti i Vogël në Vuçak
Në fshatin Vuçak rrëzë malit Kasmaç, rreth 12 km në jugperëndim të Drenasit, e vendosur në një pozitë shumë dominuese, vërehen gjurmët e rrënojave të mureve që përcjellin konfiguracionin e kodrës dhe formojnë Gradinën e Madhe (Gjyteti i Madh) dhe Gradinën e vogël (Gjyteti i Vogël). Duke u mbështetur në materialin arkeologjik që është gjetur këtu, janë dëshmuar gjurmë që nga parahistoria e deri te mesjeta. Megjithatë, kjo kala ishte tipike për kohën e antikitetit të vonë dhe shërbente si sistem m ...