
Mejtepi Ruzhdije - Shkolla e parë Shqipe
Mejtepi Ruzhdije gjendet në vendin e quajtur "Mejtepi Ruzhdije", pranë shtëpisë së Sylejman Vokshit. Objekti është ndërtuar në vitin 1810. Në fillim objekti përdorej si mejtep i ciklit të ulët në gjuhën turke. Gjatë vitit 1908 mësimi filloi të aplikohej për herë të parë në gjuhën shqipe dhe shkolla u shndërrua në gurrë diturie dhe vatër arsimore e mësimit të mesëm klasor. Arkitektura e këtij objekti më tepër ka ngjashmëri me arkitekturën që e hasim në shtëpitë tradicionale. Objekti ka vetëm et ...

Minarja e Arasta xhamisë
Në pjesën e vjetër të Prizrenit në anën e djathtë të lumit Lumbardhë, Evrenos-Zade Jakup Beu mes viteve 1526 dhe 1538 ndërtoi mesxhidin (xhaminë) ku pastaj ndërtohet edhe minarja. Pasi që xhamia gjendej në kompleksin tradicional të dyqaneve – “Arasta”, atëherë kryesisht tregtarët e shfrytëzonin objektin për lutje. Xhamia ishte ndërtuar në dy kate ku pjesën e përdheses tregtarët e shfrytëzonin për ruajtjen e mallit dhe si zyre, ndërsa pjesa e katit shfrytëzohej si hapësirë për lutje. Xhamia kis ...
Minarja e xhamisë së fshatit Drenoc
Komuna e Rahovecit dhe fshatrat e saj, respektivisht territori i tyre, ishte një qendër e rëndësishme kulturore por edhe administrative gjatë periudhave të ndryshme, banuar që nga antikiteti, gjë që dëshmojnë gjetjet e rastësishme të artefakteve. Edhe Periudha Osmane pa dyshim ka lënë gjurmë në këto treva. Ndër objektet e kësaj periudhe që janë ndërtuar nga banorët vendas, që i kanë përballuar fatkeqësive natyrore, e sidomos konflikteve ndryshme, janë xhamitë, teqetë, tyrbet, krojet, mullinjtë ...

Mulli - Jetish Mala
Në fshatin Kopiliq i Ulët, sa i përket ndërtimeve, ende është në këmbë, por në gjendje shumë të keqe, Mulliri i Mujë Shalës. Mulliri gjendet në pjesën lindore fshatin Kopiliq i Ulët të Skenderajt, në lagjen e Malsylëve, me pronarë Mujë Shala. Mulliri u ndërtua (sipas të dhënave të pronarit), para 85 viteve, nga mjeshtrit vendor, me materiale vendore. Mulliri me ujë, me dy gurë, u ndërtua për bluarjen e drithit, për nevojat e familjes dhe komunitetit vendor. Çdoherë ka qenë në shërbim të kësaj ...
Mulli - Pronë e fshatit
Mulli - Pronë e fshatit, sipas gojëdhënave që janë përcjelle ne gjenerata, daton që nga shek. XVIII- të. Është ndërtuar për bluarjen e drithërave për nevojat e fshatit dhe ende është në funksion. Objekti është i përbërë nga dy mjedise. Ka dy mekanizma per bluarje, të cilat deri në vitin 1980 kanë qenë në një kthinë e pajisur me dy dyer. Pas viteve ‘80 në mes të dy mullinjve është ndërtuar një mur ndarës me blloqe dhe llaç çimentoje. Po në këtë periudhë është betonuar dyshemeja nga banorët e fsha ...

Mulliri i Demë Ahmetit
Mulliri i Demë Ahmetit gjendet në fshatin Reçicë, komuna e Podujevës. Qasja për në mulli bëhet nga rruga e vetme që të shpie deri te monumenti. Mulliri gjendet i pozicionuar në pjesën lindore të Kosovës. Ky mulli është i vetmi i këtij lloji në këtë rajon që ka hapësirë shumë të vogël, me dimensione 5.30 x 5.80 metra. Sipas banorëve, mulliri është ndërtuar rreth fundit të shek. XIX, por që sot nuk është funksional. Mulliri ka gurin e mbështetur në mekanizëm druri. Mekanizmi për bluarjen e drith ...
Mulliri i fshatit Mulliq
Mulliri i fshatit Mulliq bën pjesë në kategorinë e objekteve mirë të ruajtura, i cili është i ndërtuar nga materiali i drurit në tërë konstruksionin e tij (bazament, dysheme, mure dhe në konstruksionin e kulmit). Sipas gojëdhënave të fshatarëve, ky mulli është ndërtuar në shekullin XIX, edhe pse gjendja aktuale e tij tregon se ai ka pasur disa intervenime me qëllim të ruajtjes së funksionit të tij. Meqë mulliri kryen funksionin e bluarjes së drithit me anën e gurit, ashtu siç ka qenë në formën ...
Mulliri i Hajrizit - Mulliri i Zotnisë
Në lagjen “Mustafa” të fshatit Smrekovnicë, komuna e Vushtrrisë, në pjesën veriore, në distancë nga qyteti i Vushtrrisë 7,5 km, gjendet (sipas njësimit në popull) Mulliri i Zotnisë. Mullirin thuhet se e ka ndërtuar Zotëria i fshatit, i cili edhe ka qenë përgjegjës i gjithë fshatit gjatë shek. XIX. Mulliri i Zotnisë ka shërbyer për bluarjen e drithërave (misër, grurë). Mulliri me dimensionet afërsisht 10x5 metra është ndërtuar nga guri ...
Mulliri i Hakiut në Verbicë të Zhegocit
Mulliri ndodhet në rrjedhën e lumit të Verbicës, i cili derdhet në lumin Sitnicë afër Lipjanit. Më saktë, ndodhet në lagjen e “Bislimajve”, pasi që fshati Verbicë është i ndarë në lagje të shpërndara, larg njëra-tjetrës. Mullirin e kishte ndërtuar Zejnullah Deliu, babai i pronarit të sotëm, Haki Deliut, në vitin 1925. Mulliri ka vetëm një kat. Është i ndërtuar me gurë të parregullt të lidhur me llaç, dritare me kornizë druri, dhe kulm me konstruksion druri të mbuluar me tjegulla të vjetra-qe ...
Mulliri i Shabanajve
Mulliri i Shabanajve – Deçan Në qendër të Deçanit gjendet një nga objektet më të vjetra të qytezës i quajtur Mulliri i Shabanajve, pronë e familjes Cacaj, i ndërtuar në shek. XIX nga mjeshtrit popullorë vendorë. Ky mulli si objekt publik shërbente për nevojat e popullatës së Deçanit dhe më gjerë për bluarjen e drithërave. Ishte ndërtim tipik agrar i shek. XIX. Objekti i takon tipit të mullinjve me ujë dhe ka vetëm një hapësirë. Pjesa që qëndronte mbi rrjedhën e lumit është e mbuluar ...