
Kompleki i Ndërtesave të Isë Boletinit
Kompleksi i kullave të Boletinëve gjendet në fshatin Boletin, në komunën e Zveçanit. Kullat si vendbanim i fortifikuar familjar i Boletinëve - u ngritën në fund të shek. XIX. Kullat e Isa Boletinit u shkatërruan tri herë përgjatë viteve 1830 – 1832, 1892, 1895 si dhe dy herë gjatë dekadës së parë të shek. XX, në vitin 1908 dhe 1912. Kompleksi i kullave ishte në funksion të vendbanimit të fortifikuar familjar. Kompleksi shtrihet në një terren me konfiguracion mjaft dinamik dhe joshës. Ana perëndi ...
Kompleks Banimi - "Etnoteatri"
Ky kompleks banimi është ndërtuar në fund të shek. XIX dhe përbëhet nga këto ndërtesa: - Shtëpia e banimit P+K - Shtëpiae banimit P+0 - Plemja Ndërtesat janë të organizuara rreth një boshti gjatësor në një anë ose në anë tjetër të saj. Shtëpitë e kanë hyrjen e orientuar përgjatë boshtit gjatësor në drejtim të kundërt, ndërsa plemja ka hyrjen e orientuar në drejtim normal me boshtin. Shtëpia P+K në fshatin Kukaj i takon tipit të ndërtimeve të banesës me çardak të hapur, që janë ndër ...

Kompleks banimi - Familja Dërvisholli
Kompleksi i Banimit i Familjes Dervisholli gjendet në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit, i ndërtuar në shek. XVIII-XIX. Është një ndër shembujt e rrallë të mbetur të një kompleksi banimi. Njihet si vend ku janë tubuar burrat e fshatit dhe luftëtarët që kanë pleqëruar për mbrojtjen e vendit. Kompleksi në përbërje të tij ka kullën e burrave, kullën e grave, shtëpinë e banimit, dy hambarë dhe dy kosha. Kulla e burrave ka planimetri drejtkëndëshe: 9.0 m x 7.77 m, me etazhe P+1. Në përdhese ka ...

Kompleks banimi "Emin Gjiku" - Muzeu Etnologjik
Kompleksi i banimit “Emin Gjiku” gjendet në bërthamën e vjetër të qytetit të Prishtinës, në verilindje të përfundimit të qendrës aktuale të qytetit, afër Hamamit të Madh dhe Xhamisë së Sulltan Mehmet Fatihut. Ansambli “Emin Gjiku” është ndërtuar në fillim të shek. XIX dhe ishte pronë e familjes së njohur Gjinolli. Nofka e Emin Gjinollit ishte “burrë i vogël”, ose në turqisht Eminçik, që më vonë u shndërrua në Emin Gjik, prej nga edhe e merr emrin kompleksi. Kompleksi përbëhet nga dy oborre të m ...
Kompleksi i Çarshisë së vjetër në Prishtinë me Çarshi Xhaminë, Xhaminë e Jashar Pashës, Shatërvanin e Vjetër, Sahat Kullën dhe Muzeun e Kosovës
Ky kompleks përfshin një grup të ndërtesave urbane të ndërtuara prej shek. XIV deri në shek. XIX. Të gjitha këto ndërtesa janë të vendosura në bërthamën e zonës historike të qytetit të Prishtinës, zonë kjo ndër të vetmet pjesë të strukturës urbane që ka vlera autoktone dhe mjedisore të trashëgimisë kulturore. Rëndësia e Prishtinës, sipas saj, ndërlidhet pikërisht me Qendrën Historike si qendër e zhvilluar urbane shumë funksionale, me atribute të jetës shoqërore, ekonomike, edukative, politik ...
Kompleksi i Karabashit
Kompleksi i Karabashit gjendet në pjesën jugperëndimore të Prizrenit, në anën e majtë të lumit Lumbardhi. Ky kompleks ka rëndësi të madhe historike, shpirtërore dhe arkitektonike pasi që paraqet varrezat më të vjetra të ruajtura në Prizren. Varrezat e vjetra datojnë nga shek. XV, kurse në pjesën e parë të shek. XX janë ndërtuar tri tyrbe të mbuluara. Tyrbja e Rabia Hanëmit - Në bazë të mbishkrimit varror të skalitur në gur është ndërtuar në vitin 1905. Tyrbja ka planimetri në formë drejtkëndës ...

Kompleksi i Mahallës së Marashit
Në anën e majtë të Lumbardhit, rrëzë Kalasë, në pjesën lindore të Prizrenit, gjendet Kompleksi urban “Marash”. Në gjuhën arabe “Marash” d.m.th. vend freskimi. Ky kompleks është i pasur me burimet nëntokësore të ujërave, dhe gurgullimat e ujërave të Lumbardhit. Në kuadër të Kompleksit përveç bukurive natyrore dhe ajrit të pastër gjendet Lisi (Platanus) i vjetër mbi 450 vjet. Ky kompleks është i pasur me trashëgimi arkitektonike që datojnë nga periudha të ndryshme. Në pjesën lindore të saj gjen ...
Kompleksi i mullirit të Haxhi Zekës
Kompleksi i Mullirit të Haxhi Zekës Në pjesën veriore të qytetit, në afërsi të tregut të vjetër, gjendet Kompleksi i Mullirit të Haxhi Zekës i ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX nga atdhetari Haxhi Zeka, i cili kompleksin e ndërtoj si një tërësi urbane bashkëkohore. Si rrjedhojë në saje të ndikimit perëndimor në arkitekturë kemi eklektizëm (sintezë të elementeve perëndimore, lindore dhe lokale). Në aspektin kompozicional kompleksin e përbënin gjashtë objekteve përcjellëse; mulli ...
Kompleksi i Teqesë Sinani
Kompleksi i Teqesë Sinani gjendet në pjesën jugperëndimore të Prizrenit, në lagjen e “Terzinjve”. Teqeja e tarikatit Sinani është themeluar nga sheh Ali Efendi Rexhep Koro në vitin 1768, ndërsa pasuesit e tij ishin Sheh Mahmudi, Sheh Aliu, Sheh Ganiu, Sheh Hysejini dhe Sheh Abdyrrahimi. Kompleksi shtrihet në një sipërfaqe rreth 22 ari, ku në pjesën perëndimore gjenden rrënojat e teqesë me semahanen – sallën e lutjeve, hajatin dhe mutfakun – kuzhinën, kurse në anën lindore gjendet tyrbja dhe v ...
Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si tërësi urbane-arkitektonike në aspektin hapësinor është vendosur në bërthamën e vjetër të qytetit dhe ka vlerë të veçantë kulturo-historike, shoqërore dhe ambientale. Ky kompleks është formuar me ndërtimin e Xhamisë së Gazi Mehmed Pashës, ku pastaj rreth saj janë ndërtuar edhe objekte tjera si ndërtesa e Lidhjes, medreseja, tyrbja, leximorja dhe objektet e banimit. Objektet e banimit janë të fokusuara kryesisht në pjesën jug-perëndimore të kompl ...