
Kulla e Sylejman Vokshit
Kulla gjendet në vendin e quajtur Mejtepi Ruzhdije në hyrjen e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë. Objekti është ndërtuar në fillim të shek. XVIII dhe ka rëndësi të madhe historike sepse aty u lind heroi ynë kombëtar Sylejman Vokshi, i cili ishte njëri ndër themeluesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Objekti ka vlera arkitektonike, është ndërtuar me tulla të pjekura, gurë natyralë, dru,llaç gëlqereje, kurse mbulesa është me qeramidhe tradicionale. Objekti është në dy etazhe, e drejtuar në perënd ...

Kulla e Tupellëve
Jo larg qendrës së qytetit, në rrugën “Marie Shllaku”, pa numër, gjendet objekti profan urban, kulla me etazhitet P+1, në popull e njohur si Kulla e Tupellëve. Kulla është ndërtuar nga Haxhi Fazli Tupella, në dekadën e dytë të shek. XX. Ndërtimi i kullës zgjati 4 vite, nga viti 1918 deri në vitin 1922. Materiali guror u sigurua nga fshati Zasellë, nga vendi i ashtuquajtur "Livadhi i cekllit". Kulla kishte funksion të banimit. Përveç disa intervenimeve në enterier, në aspektin funksional, objekt ...

Kulla e Xhafer Sylës
Kulla e Ukë Januz Syles, Istog i ulët. Istog Në mesin e pesë kullave që dikur ekzistonin në fshatin Istog i ulët, dhe që i ka mbijetuar kohës gjer në ditët e sotme, është Kulla e Ukë Januz Sylaj. Në kohën e ndërtimit në shek XIX ky monument shquhej për bukurinë dhe arkitekturën tipike. E realizuar nga mjeshtër të shquar te traditës sonë kombëtare, kulla është ndërtuar nga materiali i kombinuar, si guri, druri dhe llaçi gëlqeror vazhdues ( sipas teknikës rustika). Objekti kishte d ...
Kulla e Xhelë Hajdinit
Në fshatin Terziaj komuna e Gjilanit, gjendet kulla e Xhelë Hajdinit e cila është ndërtuar në vitin 1947. Kulla ka pasur dhe ka funksion të banimit. I ka dy etazhe, përdhesën dhe katin e parë i cili është shtuar më 1950. Ndërtimi i takon teknikës vernakulare dhe është realizuar nga gurët e latuar dhe më pak të latuar, druri, llaçi i baltës dhe qeramidet. Dritaret i ka të vogla në formë katrore, prej druri. Karakteristikë e kësaj kulle është se muret nuk kanë hatulla. Kulla është katrore, 10 m ...
KULLA E YMER POGËS
Kulla gjendet në fshatin Rogovë të Hasit në anën e djathtë të Drinit të Bardhë. Kulla është ndërtuar në shekullin XVI nga Hasan Agë Qeli i Demjanit, i cili e ndërtoi edhe Xhaminë e Rogovës në vitin 1580 dhe Hamamin e Rogovës (i cili nuk ekziston sot). Objekti i takon tipit të kullave tri katëshe. Teknika e muratimit dhe struktura e materialit të ndërtimit (gur, llaç, gëlqere, tjegulla), është në përputhshmëri me Xhaminë e Hasan Agës në Rogovë, çka mund të supozohet se janë ndërtuar jo vetëm n ...
Kulla e Ymer Vesel Rexhaj
Kulla e Ymer Veseli Rexhaj, Jabllanicë e Vogël-Pejë Në fshatin Jabllanicë e vogël e Pejës, në kuadër të një kompleksi banimi, nga mjeshtër popullor shqiptar të Podgurit, në shekullin XIX u ndërtua kulla dy katërshe (sipas njehsimit popullor) e familjes Rexhaj, e cila përmban karakteristikat e objekteve fortifikuese familjare, e që janë cilësore edhe për ndërtimin e tipit të njëjtë jo vetëm në Podgur por dhe më gjerë. Kulla është e ndërtuar nga guri i latuar, mbi bazë drejtkëndore me etazh ...
Kulla e Zenel Beut
Kulla e Zenel Beut Në pjesën qendrore të qytetit në Pejë, gjendet kulla monumentale shqiptare e Rrafshit të Dukagjinit, e njohur si Rezidenca e Begut, apo Kulla e Zenel Beut, e cila si ndërtim u realizua në vitin 1854, përkatësisht dekadën e fundit të shekullit XIX. Meqë ishte banesë e fortifikuar, pos vlerës së mirëfilltë si objekt banimi, kulla tri katëshe (sipas njehsimit popullor) kishte edhe karakter mbrojtës. Si ndërtim arkitekturor shtrihej në tre etazhe, me shumë ambiente e fu ...

Kulla e Zymer Himës
Kulla e Zymer Himës, Deçan Në pjesën e vjetër të Deçanit gjendet Kulla trekatëshe (sipas njehsimit të popullit) e njohur si Kulla e Zymer Himës, e ndërtuar në shek.XVIII. Kulla e Zymer Himës e shtrirë në tre etazhe i takon tipit të vjetër të kullave me dyshekllëk nga druri. Objekti kishte funksion banimi në këtë përbërje: Përdhesa që është shfrytëzuar si ahur, kati i parë si oda banimi, kurse kati i fundit kishte odën e burrave e divahanen. Ndërtimi është realizuar me gurë të latuar (rusti ...
Kulla ne Zhazhe - Kulla e Hajzer Ahmet Pecit
Në lagjen “Smaka” të fshatit Zhazhë, komuna e Zveçanit, gjendet kulla e Hajzer Ahmet Pecit. Fshati Zhazhë nga qyteti i Mitrovicës gjendet në distancë 10 km, ndërsa nga komuna e Zveçanit 7 km. Kulla e Hajzer Ahmet Pecit është ndërtuar në fillim të shek. XX. Kulla ka etazhe P+1. Materiali i drurit për ndërtimin e kullës është marrë në vendin e quajtur “Radefc”, i cili gjendet mes fshatit Serbovac dhe fshatit Zhazhë. Ndërsa materiali i gurit është marrë në vendin e quajtur “Majdan” që ndodhet ...

Kulla shqiptare e Jashar Pashës
Kulla e Haxhi Zekës në fshatin Leshan të Pejës është ndërtim arkitektural me vlera kulturo-historike, e ndërtuar nga rilindësi i shquar Haxhi Zeka. Ndërtimi është realizuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Shërbeu për nevojat e familjes së Haxhi Zekës. Kulla ka dy kate (P+2) ku gërshetohen elementet e arkitekturës qytetare me atë fshatare. Kjo sintezë e elementeve arkitektonike vërehet si në eksterier po ashtu edhe në enterier të objektit. Kulla i takon variantit të kullave me dyshekllëk të ...