
Shtëpia e Familjes Koroglu
Në popull e njohur si Kaçamak Mëhallë, jo larg nga qendra e vjetër e qytetit të Mitrovicës, në oborrin e gjërë, gjendet shtëpia e familjes Koroglu. Sipas të dhënave shtëpia është ndërtuar rreth gjysmës së parë të shek. XIX nga familja e lartpërmendur, Koroglu. Shtëpia ka funksion të banimit. Ajo i takon tipit me çardak të mbyllur. E ngritur mbi bazën -themelin me gurë, muret masive janë të muratuara në përdhesë nga guri, ndërsa muret e jashtme të konstruktuara nga brezat e drurit të mbushur me ...
Shtëpia e familjes Myftiu
Shtëpia e familjes Myftiu gjendet në zonën e qendrës historike të Prizrenit, me pjesën ballore të orientuar kah lindja. Në kuadër të shtëpisë gjendet oborri, një shtëpi e vjetër, e cila dikur ka shërbyer për banimin e shërbëtorëve të familjes, ahuri dhe jazi. Në afërsi të shtëpisë gjendet Xhamia e Emin Pashës dhe Hamami i Gazi Mehmet Pashës. Shtëpia u ndërtua në shekullin XIX, gjegjësisht më 1859, dhe tërë kohën shërbeu për banim. Shtëpia ka planimetri drejtkëndëshe në formë simetrike, e ndërtua ...
Shtëpia e familjes Paçarizi
Shtëpia e familjes Paçarizi gjendet në zonën e qendrës historike të Prizrenit, në lagjet e “Saraçëve” dhe të “Farkëtarëve” me pjesën ballore të orientuar kah veriu. Shtëpia është e ndërtuar rreth shekujve XVIII-XIX dhe ka shërbyer për banim, si dhe për funksion administrativ. Themelet dhe muret e katit përdhese deri në një pjesë janë të ndërtuara prej gurësh lumi, të lidhur me llaç gëlqeror, ndërsa pjesa tjetër është prej qerpiçëve. Trashësitë e mureve janë 50cm, 75cm dhe 100 cm. Muret e katit j ...
Shtëpia e familjes Pantina
Shtëpia e familjes Bunjaku është ndërtuar në fillim të shek XX. Kjo shtëpi ndodhet në lagjen e Pantinave, lagje kjo e bërthamës së vjetër të qytetit të Vushtrrisë. Shtëpia që nga koha e ndërtimit e deri më sot ka pasur funksion të banimit. Shtëpia me etazhitet B+P i takon tipit të shtëpisë me qoshk të mbyllur. Shtëpia si nga brenda ashtu edhe nga jashtë ka të ruajtura elementet funksionale dhe ato dekorative. Kjo shtëpi është e banueshme dhe është në gjendje të mirë. Në vitin 2014 ...

Shtëpia e familjes Pomaku
Shtëpia e familjes Pomaku ndodhet në lagjen e vjetër Saraçhane, në qendër të Zonës Historike të Prizrenit. Është ndërtuar gjatë shek. XVIII. Kjo shtëpi është simbol i arkitekturës tradicionale të banimit, me elemente karakteristike të cilat vërehen si në eksterier ashtu edhe në enterier. Objekti është i ngritur në etazh. Për dallim nga shtëpitë tjera të kësaj periudhe, këtu përdhesa është shfrytëzuar si hapësirë ekonomike. ku gjenden kuzhina me oxhak si dhe hapësira për ruajtjen e ushqimit dhe v ...
Shtëpia e familjes Rekathati
Shtëpia e familjes Rekathati gjendet në lagjen “Bazhdarhane”, me pjesën ballore të orientuar kah jugu. Shtëpia është ndërtuar në fund të shekullit XIX, ndërsa sipas mbishkrimit mbi hajat, fasada ballore është e rregulluar në vitin Hixhri 1321(1903). Shtëpia ka shërbyer për banim gjatë tërë kohës. Muret e katit përdhese dhe të bodrumit, me trashësi 90 cm, me lartësi deri 200 cm, janë të ndërtuara prej gurësh. Muret e katit supozohen të jenë të ndërtuara me sistemin “bondruk”, të mbushur me qerpiç ...

Shtëpia e familjes Spasiç
Shtëpia e familjes Spasiç gjendet në qendër të fshatit Hoçë e Madhe, rreth 5 km në lindje të Rahovecit. Shtëpia është ndërtuar nga Sima dhe Spasa Nedeljkoviç gjatë viteve 1830-1835, të cilët pas ndërtimit të shtëpisë kanë shkuar në pelegrinazh në Jerusalem, duke e fituar titullin Haxhi. Prej kohës kur është ndërtuar e deri më sot, shtëpia ka mbetur në pronësi të së njëjtës familje duke u shfrytëzuar për banim. Ndërtesa ka planimetri drejtkëndëshe, e ndërtuar në përdhese dhe kat. Përdhesja pë ...
Shtëpia e Haxhi Ahmetit
Në fshatin Remnik, 16 km në jug të Gjilanit, gjendet një kompleks i banimit fshatar që daton nga shek. XIX. Kompleksi përbëhet nga shtëpia e banimit për shfrytëzim familjar dhe oda që shfrytëzohej për pritje të mysafirëve. Kompleksi është punuar nga vetë pronari Nezir Deliu, i cili ka qenë mjeshtër i njohur i drurit dhe është trashëguar deri më sot nga brezat e ardhshëm të familjes së tij. Shtëpia është e formësuar në dy etazhe, në përdhese dhe kat. Përdhesja ka planimetri katrore me dimens ...

Shtëpia e Heroit të popullit Boro Vukmiroviq
Shtëpia e Heroit Boro Vukmiroviq Në qytetin e Pejës, në lagjen e “Karagaqit”, rruga “Bukureshtë” nr. 17, ishte monumenti (shtëpi), i mbrojtur me ligj që nga viti 1949 me nr. të vendimit, v.E.K.1199/49, i ashtuquajtur Shtëpia e Boro Vukmiroviqit. Me etazhitet P+O, dhe me dimensione 8.00m X 6.70m, gjithsej: 70m2. Shtëpia kishte një hyrje me anë të cilës komunikohej në mënyrë të drejtpërdrejtë me objektin. E ndërtuar nga guri natyral me llaç gëlqeror, me trashësi të murit d=50cm, ndërs ...

Shtëpia e Heroit të popullit Ramiz Sadiku
Shtëpia e Ramiz Sadikut Në qytetin e Pejës, ende ekziston një shtëpi banimi e shek. XX e familjes së Ramiz Sadikut në rrugën ish “Ramiz Sadiku”, tani rruga “Emrush Miftari” nr. 181, me karakteristika të veçanta. Tani është pronë e Isa Bajrush Harxhit. Kjo shtëpi ka shtrirje përdhese P+O. Ka një hyrje me anë të cilës komunikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë me objektin. Kjo shtëpi u realizua në tërësi nga tulla e pjekur dhe druri i lyer me llaç gëlqeror, me pullaz katër ujorësh. Shtëpia i tak ...