
Përmendore mbivarore e Emin Pashës
Emin Pasha i takonte familjes Rrotllaj, familje aristokrate e Prizrenit që ka jetuar gjatë shek. XVIII-XIX. Emin Pasha ishte vëllau i Mahmud Pashës; që të dy ishin djemtë e Tahir Pashës mutesarif i Prizrenit. Familja Rrotllaj ka lënë shumë gjurmë të bamirësisë me ndërtimet të shumta si p.sh. Xhamia e Emin Pashës me medresenë, xhamia e Mamud Pashës në Kala të qytetit, sahat kullat në Mamushë dhe Rahovec dhe kulla me mulli në Pataqan dhe Mushtishtë. Në oborrin e xhamisë së Emin Pashës që gjendet ...
Përmendorja Mbivarrore e Halil Beut, në Kushumli Xhami
Përmendorja Mbivarrore e Halil Beut Në Pejë në lagjen e Ahmet Beut (Lagjja e “Haxhi Zekës”), në rrugën “Emrush Myftari” në njësinë kadastrale nr. 462/1, përkatësisht në perëndim të Kushumli Xhamisë gjendet monumenti memorial “varri i Halil Beut”, i ndërtuar në vitin 1545. Kjo tyrbe gjendet në oborrin e mejtepit të dikurshëm, i cili sot nuk ekziston. Në referencë të shënimeve të prof.dr. Skënder Rizaj, kuptojmë se Halil Beu identifikohej si përson me virtyte të larta njerëzore, bamir ...

Qilim
Qilim – i endur në vek prej fijeve të leshit. Është i përbëre nga tri polla të barabarta. Ka një kolorit ngjyrash të ndryshme. Në tërë siperfaqen e tij ka një ornamentik të pasur, në të cilin janë realizuar kryesisht motive të ndryshme gjeometrike. Është përdorur si shtroje për dhomë. I përket shek. XX. ...

Qyteza Parahistorike (Gradishtë) në Gadime të Epërme
Lokaliteti Gradishtë gjendet mbi një sukë në pjesën perëndimore të maleve të pasura me xehe të Zhegovcit. Ka një pozicion të përshtatshëm gjeostrategjik dhe i përket tipit të vendbanimeve kodrinore të eneolitit dhe hekurit. Ky lokalitet ndodhet në pjesën lindore të fshatit të Gadimes së Epërme. Lokaliteti kishte karakter fortifikues dhe është hulumtuar gjatë viteve 1973-1974, rezultate që dëshmuan se i takon periudhës së eneolitit (bakrit) përgjithësisht grupit kulturor Bubanj Sallkuca–Krivadoll ...
Rrënojat e Mullirit të urës në Bubël
Mulliri është ndërtuar në bregun lindor të lumit Mirusha, pranë urës së vjetër, që i takon fshatit Damanek, te vendi i quajtur Çupevë. Fshati Damanek gjendet 10 km në veriperëndim të Malishevës. Nuk dihet saktë koha e ndërtimit të mullirit, por bazuar në pamjen që ka pasur para shkatërrimit total supozohet të jetë i ndërtuar ose rindërtuar në kohën e rinovimit të urës, rreth vitit 1883. Gjysma e sipërfaqes së mullirit ka qenë e ndërtuar në dy kate, me ç’rast kati i sipërm është shfrytëzuar për ...

Rrënojat e vendbanimit të fortifikuar të Zatriqit
Rrënojat e vendbanimit të ngritur e të fortifikuar që nga Periudha e Hekurit e me intensitet të madh banimi posaçërisht gjatë Antikitetit të vonë e Mesjetës së hershme të ‘Gradishtës’ së Zatriqit, ndodhen në majën e kodrës së Zatriqit, me kuotë maksimale prej 1039 metër mbi nivelin e detit. Ky ‘qytet fortesë’ e tipit të vendbanimeve shumë shtresore, është ngritur në një linjë perimetrike që ndjek izoipset e terrenit duke shfrytëzuar dhe mbrojtjen natyrore që ishte integruar natyrshëm në sistemin ...
Sahat Kulla
Sahat Kulla gjendet në bërthamën e zonës kulturo-historike të Prishtinës. Është ndërtesë me vlera kulturore, historike dhe arkitekturore e ndërtuar në shekullin XIX. Sahat Kulla gjendet në pjesën qendrore të pjesës së vjetër të Prishtinës në afërsi të Xhamisë së Mbretit dhe gjendet në oborr të ndërtesës së gjimnazit. Është një ndër monumentet më të rëndësishme të arkitekturës utilitare në Prishtinë. Sahat Kulla është ndërtuar kah fundi i shek. XIX në afërsi të vendit ku ka ekzistuar sahat kulla ...