
Sahat kulla - Rahovec
Sahat Kulla ndodhet në lagjen Gradina, në qendrën e vjetër të Rahovecit. Është ndërtuar nga Mahmud Pashë Rrotulli gjatë shek. XVIII. Mbi portën në anën veri-lindore në gur të gdhendur gjendet mbishkrimi në gjuhën osmane - viti i ndërtimit sipas kalendarit të Hixhrit 1206, që përkon me vitin 1792. Sahat Kulla ka një pozitë strategjike, duke paraqitur pikën më të lartë në siluetën e Rahovecit. Ajo ka shërbyer për orientimin e banorëve për kohën dhe si pikë strategjike vrojtuese. Sahat Kulla ka ...
Selamllëku i Shani Efendiut
Selamllëku i Shani Efendiut gjendet në zonën e qendrës historike të Prizrenit, në lagjen e “Farkëtarëve”, me pjesën ballore të orientuar kah jugu. Ndërlidhet me shtëpinë e Shani Efendiut që ndodhet pranë selamllëkut, sepse të dy objektet i kanë takuar një pronari, ndërkaq sot kanë pronarë të ndryshëm. Selamllëku gjendet pranë kinemasë, teqesë së radhës Halveti, dyqaneve të vjetra dhe Urës së Gurit. Selamllëkun e ndërtoi Shani Efendiu në fund të shekullit XIX dhe prej asaj kohe ka shërbyer për pr ...

Shatërvani i vjetër
Shatërvani i qytetit gjendet në kompleksin e Prishtinës së vjetër, në pjesën qendrore të qytetit në fillim të rr. “Nazim Gafuri” dhe asaj “Zenel Salihi” në oborrin e Xhamisë së Çarshisë, përkatësisht në anën perëndimore të objektit të Muzeut të Kosovës. Ky shatërvan i dekoruar nga mermeri paraqet objektin e vetëm publik të llojit të këtillë në Prishtinë i cili ka mbijetuar deri më sot. Në bazë të llojit të ndërtimit dhe dekorimit prej mermeri, mund të thuhet se shatërvani është ndërtuar në fund ...
Shëpia e familjes Bilurdagu Grazhdo
Shtëpia e familjes Grazhdo gjendet në pjesën rrafshinore të qytetit, në lagjen e Sarait të vjetër. Ky objekt është ndërtuar në shek. XVIII ndërsa është renovuar dhe adaptuar në shek.XIXtë në një hapësirë të madhe me objekte përcjellëse. Në oborrin e saj në pjesën lindore gjendet edhe mutfaku (kuzhina verore) që ka mjaft rekuizita të kohës. Është shembull i arkitekturës orientale të tipit rrafshinor. Objekti ka pasur funksion administrativ (Saraji i Bejlerbeut) e pastaj objekt banimi. Është i n ...
Shkolla e parë shqipe
Ndërtesa e shkollës së parë shqipe gjendet në pjesën perëndimore të qendrës historike të Prishtinës, në trekëndëshin që e formojnë rrugët “Trepça” dhe “Ilir Konushevci”. Ndërtesa me etazhitet P+1 është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX nga Avdurrahman Pasha, shqiptar nga Prishtina. Në vitin 1880 është djegur, por është rindërtuar prapë nga djemtë e Avdurrahman Pashës. Më 1908, në këtë ndërtesë hapet gjimnazi (Idadije) që kishte rreth 250 nxënës shqiptarë. Pas Luftës së Dytë Botërore një ko ...

Shkolla fillore "Elena Gjika"
Ndërtesa e shkollës fillore 'Elena Gjika' gjendet në këndin që lidhë rrugën 'Zenel Salihu' dhe rrugën ish 'Emin Duraku', që shtrihen në kufijtë e zonës historike të qytetit të Prishtinës. Shkolla fillore “Elena Gjika” është ndërtuar në fillim të shek. XX me një stil të ndikuar nga arkitektura austro-hungareze. Është ndërtuar në mënyrë tradicionale me sistem të konstruksionit masiv. Kombinimi i hapjeve katrore dhe harkore në fasadë e bëjnë të veçantë këtë ndërtesë në këtë hapësirë urbane të qyte ...

Shkolla fillore me park
Shkolla Fillore me Park të Pishave-Dobrushë, Istog Në fshatin Dobrushë të Komunës së Istogut, gjendet godina shkollore, e njohur si Shkolla Fillore me Park të Pishave. Ndërtesa e shkollës si kompozicion arkitekturor i takon shek. XX. Bëhet fjalë për një monument jo të zakonshëm për nga mënyra e realizimit, qoftë nga aspekti i projektimit, po ashtu edhe nga ai ndërtimor. Teknika e ndërtimit është moderne, e kombinuar, pra tullë, beton, gur, dhe dru. Muratimi i takon siste ...
Shpella e Radavcit
Shpella gjendet afër fshatit Radac, pranë burimit të Drinit të Bardhë, rreth 11 kilometra larg qytetit të Pejës, në të majtë të rrugës Pejë-Rozhajë. Hyrja e shpellës është e orientuar nga veri-lindja me përmasa 2.80 m e lartë dhe 2.20 m e gjerë me një korridor të ngushtë në formë tuneli me gjatësi 2.50 m. Shpella është e ndriçuar nga një dritare natyrore e cila gjendet në pjesën e sipërme të saj. Hyrja e shpellës gjendet në lartësinë mbidetare prej 578 m. Shpella e Radacit veçohet edhe në aspekt ...