Lokaliteti Arkeologjik-fortifikata Suka e Cërmjanit
Mbi një kodër të lartë rreth 500 metër mbi nivelin e detit, në pjesën veriore të fshatit Cërmjan, me një pozitë dominuese gjeostrategjike, pozicionohet Suka e Cërmjanit një vend gjetje arkeologjike njohur dhe si Kështjella e Cërmjanit. Muret e saj përcjellin izohipsat e konfiguracionit të terrenit shkëmbor në një sipërfaqe prej rreth 1.3 hektarë. Kështjella e Sukës së Cërmjanit i ka të gjitha tiparet e një vendbanimi të fortifikuar të Antikitetit të Vonë, por në bazë të dokumentimit arkeologjik, ...
Lokaliteti i periudhës së bronzit të Korishës
Lokaliteti i periudhës së bronzit të Korishës, ishte hulumtuar gjatë vitit 2006 dhe kishte karakter të gërmim-shpëtimit. Lokaliteti pozicionohet në faqen lindore të qafës në trajtë të shalës, fare pranë kalasë së Korishës. Kemi të bëjmë me një vendbanim me një sipërfaqe prej afër 1 hektar dhe me lartësi mbidetare prej 723-728 metër, të shtrirë në një pjerrësi. Ky lokalitet kishte karakter të një fortifikimi që mbrohej nga natyra në një anë dhe ledhet mbrojtëse në anët e tjera. Gërmimet arkeologj ...
Lokaliteti neolitik ‘Gumnishtë’ në Surkish
Lokaliteti i identifikuar neolitik i Surkishit gjendet e pozicionuar vetëm pak kilometra në jug-jugperëndim të qytezës së Podujevës (Besianës), në fshatin me po të njëjtin emër, në parcelën e njohur me toponimin Gumurishtë. Nuk dihet madhësia e sipërfaqes dhe as shtresëzimi kulturor arkeologjik i saj sepse nuk është kryer ndonjë sondazh i mirëfilltë arkeologjik, por nga materiali i mbledhur arkeologjik, gjatë lëvrimit të tokave bujqësore përreth arealit të saj si dhe nga disa gjetje rasti, mund ...
Lokaliteti neolitik i Reshtanit
Reshtani është një vendbanim neolitik i pozicionuar në prapatokën e Suharekës (në aksin ku sot kalon autostrada Suharekë-Prizren). Ky lokalitet është hulumtuar në vitet 1966/67, gërmime të cilat kishin karakter sondazhi. Gjatë muajit mars të vitit 2011, një sipërfaqe e konsiderueshme e këtij lokaliteti është incizuar me instrumente gjeofizike dhe po gjatë këtij viti janë zhvilluar gërmime me karakter shpëtimi që kapte një sipërfaqe prej 250 m². U evidentuan tri horizonte banimi të neolitit të me ...
Lokaliteti Parahistorik (Neolitik) i Runikut
Lokaliteti neolitik i Runikut ndodhet në komunën e Skenderajt, në fshatin Runik, e pozicionuar në pllajën e Drenicës, rreth 25 km në jugperëndim të Mitrovicës dhe rreth 10 km në veriperëndim të Skenderajt dhe gjendet në aksin rrugor që lidh Skenderajn me Istogun. Këtu është dëshmuar një nga vendbanimet më të hershme neolitike të Kosovës që i takon Kulturës së Starçevës, përkatësisht mileniumit të gjashtë p.e.s. dhe pasqyron një qytetërim të zhvilluar të kohës së gurit të ri. Ky lokalitet arkeolo ...
Lokaliteti Parahistorik Rigjeva në Gllarevë
Lokaliteti arkeologjik i Gllarevës ‘Rigjeva’ gjendet në qendër të fshatit Gllarevë (komuna e Klinës), në krahun e djathë të rrugës Prishtinë- Pejë, e shtrirë në tokat punuese të Rigjevës. Ky lokalitet është identifikuar rastësisht në vitin 1973. Gërmimet e zhvilluara arkeologjike në vitet ‘80 u përqendruan në dy lokacione njëra afër tjetrës, që rezultuan me zbulimin e dy nekropoleve; të varreve me varrosje të lirë dhe të konstruktuara me pllaka gurësh e me bazë të mbushur me guralecë, si dhe të ...
Lokaliteti Romak në Poslishtë: Villa Rustica; Statio; Mansio
Me rastin e ndërtimit të segmentit rrugor të autostradës Prizren-Vërmicë, gjatë vitit 2010, rreth një kilometër në jug të lokalitetit shumë shtresor të Vlashnjes, në anën e majtë të rrugës Prizren–Vermicë, gjegjësisht 150 m në të hyrë të rrugës që të shpie në fshatin Poslishtë; u ndërmorën gërmime me karakter shpëtimi të një lokaliteti të paidentifikuar të kohës romake, por që dihej edhe më parë se ekzistonte; nga gjurmët që janë hasur mbi sipërfaqe të një materiali arkeologjik të datuar në peri ...
Lokaliteti shumë shtresor në Hisarë
Lokaliteti arkeologjik, gjegjësisht, vendbanimi prehistorik i Hisarit ndodhet në anën jugperëndimore të Suharekës, e vendosur në një plato (tarracë) që dominon mbi rrafshin në anën veriore dhe e pozicionuar midis Suharekës në veri dhe Shirokës në jug, në krahun e djathtë të rrugës Suharekë–Prizren. Tarraca ka sipërfaqe të sheshtë eliptike me diametrat 180 x 90 m dhe një sipërfaqe prej rreth 1.1 ha e me lartësi mbidetare prej 422 m. Gërmimet e para në këtë lokalitet janë zhvilluar në disa sezon ...
Manastiri burg në Hajnoc
Manastiri gjendet në fshatin Hajnoc, i cili gjendet në veri të Kamenicës, në aksin rrugor Kamenicë - Strezoc. Është i ndërtuar mbi një kodrinë të vogël afër rrugës së asfaltuar. Pranë këtij objekti në rrugë gjendet edhe tabela informuese ku shkruan “TAMNICA”( në gjuhën shqipe BURGU). Manastiri daton nga shekulli XIV, kurse rrënojat e mureve që gjenden para manastirit mendohet që datojnë nga periudha iliro-romake. Sipas disa të dhënave, ky manastir është ndërtuar mbi themelet e një kishe të vj ...
Manastiri i Binaçit
Në fshatin Buzovik, komuna e Vitisë, gjendet Manastiri i Shën Mëhillit, që daton nga shek. XIV. Manastiri përbëhej nga objekti i kishës dhe konakut dhe rrethojës prej muri. Manastiri tashmë është shkatërruar. Kisha shtrihet në drejtimin perëndim – lindje, ka dimensione të vogla 3.7 x 5.4 metra. Baza e saj është e dukshme, ndërsa muret anësore janë të shtrira prapa bazës. Lartësia më e madhe e mureve të mbetura është rreth 80 cm. Në lindje të kishës ende ruhet një pjesë e absidës, ndërsa pranë ...