Xhamia e Kaliqanit
Xhamia në fshatin Kaliqa- Kaliqan, Istog Në fshatin Kaliqan të Istogut, në një vend bregor, gjendet xhamia e fshatit e ndërtuar në vitin 1871. E ndërtuar nga materiale të kombinuara është e tëra në gurë, dru dhe tullë zjarri. Por e gjithë fasada është e mbuluar me llaç nga rëra dhe gëlqerja. Portali hyrës,dritaret si dhe qoshet e xhamisë janë të realizuara nga gurët e përpunuar. Në aspektin organizativ ky objekt i ndjek “normat” e xhamive tjera me elementet e zakonshme. Xhami ...

Xhamia e Kukli Beut
Në qendër të fshatit Bresanë, në një hapësirë mjaft të madhe, Kukli Mehmed Beu ndërtoi xhaminë në shek. XVI, respektivisht në vitin 1538. Xhamia është ndërtuar me material tradicional: gurë, qerpiçë, dru, dhe është mbuluar me rrasa guri. Pranë xhamisë gjendet ndërtesa e Tyrbes, ku është varrosur Kukli Mehmed Beu dhe familja e tij e afërt. Në oborrin e xhamisë janë edhe varrezat e vjetra të fshatit Bresanë. ...
XHAMIA E KUSARIT
Xhamia e Kusarit është njëra ndër xhamitë më karakteristike të qytetit të Gjakovës dhe gjendet në vendin e quajtur “Mëhalla e Kusarit” nga edhe e ka marrë emrin. Në bazë të mbishkrimit që gjendet në hytbe të xhamisë shkruan se është ndërtuar në vitin 1800. Në vitin 1916 është bërë një adaptim, me ç’rast është rrethuar hajati dhe korridori, ku janë përfituar dy dhoma të cilat kanë shërbyer si mejtepe për një kohë të gjatë. Xhamia në fjalë është e ndërtuar nga materiali i gurit dhe qerpiçit, ndër ...
Xhamia e Llapit
Xhamia e Llapit ndodhet në pjesën periferike veriore të qendrës së vjetër të qytetit (Çarshia e Vjetër) të Prishtinës. Historikisht, është e njohur po ashtu me emrin Xhamia e Ramadanisë dhe i përket Periudhës Osmane. Shumica e dëshmive dokumentuese dëshmojnë se Xhamia e Llapit ishte ndërtuar në vitin 1470. Por, në vitin 1996 është gjetur në oborr një pjatë e mermerit e cila shpie në një datë tjetër të ndërtimit (Hixhri 959, respektivisht 1551). Sipas një udhëtari anonim, është thënë që xhami ...
XHAMIA E MAHMUT PASHËS
Xhamia e Mahmut Pashës gjendet në pjesën e quajtur "Çarshia e Vogël" e qytetit të Gjakovës. Objekti është ndërtuar në mes të viteve 1832-1836 nga Mahmut Pasha, i familjes gjakovare të Kurtpashëve, familje kjo me nam në të gjitha trojet shqiptare. Vetë pozicioni i këtij objekti i jep xhamisë një pamje madhështore. Nisur nga hapësirat që posedon ky objekt, në të përveç riteve fetare në pjesën nga sheshi gjenden disa zyre që shërbejnë për punë administrative. Nisur nga madhësia e objektit në plan ...
.png)
Xhamia e Mazhiqit me Varre
Në rrugën Mitrovicë – Podujevë, në kilomertrin e trembëdhjetë, larg Mitrovicës, në fshatin Mazhiq gjendet Xhamia me Varre e njohur me emrin Xhamia e Trepçës. Xhamia e Trepçës me varrezat, paraqet mbeturinat e qytetit të braktisur dhe të vdekur që nga periudha e pushtimit osman. Sigurisht që nga kjo kohë daton kjo Xhami. Në fillim mund të ketë qenë si mesxhid e më vonë të jetë e shndërruar në xhami. Të dhënat për ngritjen e saj lëvizin në kohë. Sipas shënimeve turke, xhamia është ndërtuar nga Mu ...

Xhamia e Mbretit (Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II, Xhamia e Madhe)
Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II gjendet në bërthamën e qytetit të vjetër të Prishtinës, në afërsi të Hamamit të Madh (shek. XV), Sahat Kullës (shek. XIX), ndërtesës së vjetër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (shek. XIX), të shpallura monumente të trashëgimisë kulturore. Është ndërtuar sipas urdhrit të Sulltan Mehmet Fatihut II - Pushtuesit. Mbishkrimi i shkruar në alfabetin arab në gjashtë rreshta i cili ndodhet mbi portalin e hyrjes si datë të saktë të ndërtimit jep vitin 1461 ...

Xhamia e Mehmed Pashës
Xhamia e Mehmed Pashës (Bajrakli) gjendet në qendër të qytetit në kuadër të Zonës Historike dhe ka vlerë të veçantë kulturo-historike. Gazi Mehmed Pasha ndërtoi kompleksin me xhaminë, tyrben, medresenë, bibliotekën, ders-hanen (mësonjtoren) dhe objektet tjera përcjellëse gjatë viteve 1563-74. Në afërsi, në anën perëndimore, gjendet edhe Hamami i Mehmed Pashës. Kompleksi i xhamisë është i lidhur me Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nëpërmes portës që gjendet në anën lindore të oborri ...
Xhamia e Myderriz Ali Efendiut
Xhamia e Myderriz Ali Efendiut është ndërtuar në vitin 1581 dhe supozohet se është ndërtuar mbi themelet e një shkolle (mejtepit) të vjetër. Objekti gjendet në perëndim të Zonës Historike të Prizrenit, në mes të Kishës Katolike Zonja Ndihmëtare dhe Xhamisë së Iliaz Kukës. Sipas gojëdhënave Myderriz Ali Efendiu ishte vëllai i Kukli Mehmed-beut. Ishte shkrimtar dhe myderriz në medresenë e Gazi Mehmed Pashës. Xhamia ka planimetri drejtkëndëshe, ku në anët veriore dhe jugore gjendet hajati i gjysmë ...
Xhamia e Sejdi Beut
Xhamia e Sejdi Beut gjendet në zonën historike të Prizrenit, në bregun jugor të lumit Lumbardhi. Data e saktë e ndërtimit nuk dihet, por sipas mbishkrimit dhe dokumenteve besohet se ndërtuesi i xhamisë është Sejdi Beu. Sipas dokumenteve arkivore kuptojmë se Sejdi Beu në Prizren ka ndërtuar dy mesxhide (xhami të lagjes). Në mungesë të mbishkrimit të ndërtimit, besohet se xhamia është ndërtuar ndërmjet viteve 1642-1644, periudha kur Sejdi Beu ka qenë vali - guvernator i Egjiptit. Në xhami gjende ...