
Kisha e Shën Gjonit
Kisha e Shën Gjonit në fshatin Cerkolez gjendet në varrezat e vjetra të fshatit Cerkolez. Fshati gjendet në largësi 10 km nga qendra e Istogut. Sipas burimeve serbe kisha është ndërtuar në shek. XIV (1355), por sipas burimeve vendore kisha është e shekullit XVII. Kisha gjendet në zonën kadastrale të Cerkolezit me numër të ngastrës 407 dhe 849, me sipërfaqe 7 ari e 63 m2. Ka një sipërfaqe prej: 36 ari e 33 m2. Kisha është e lidhur me emrin e Radosllavit (Jovan, murg). Në të dhënat e Princeshës M ...
Kisha e Shën Gjorgje Runoviqit
Kisha e Shën Gjergjit - Runoviqit gjendet në Zonën Historike të Prizrenit, në sheshin Shadërvan respektivisht në oborrin e Kishës Sinodale të Shën Gjergjit. Objekti është ndërtuar në fund të shek XV-të fillim të shek. XVI, nga ana e vëllezërve Runoviq dhe i kushtohet Shën Gjergjit. Më vonë, në fund të shek XIX ndërtohet kisha Sinodale me të njëjtin emër ashtu që Kisha e vjetër shërbente më tepër për ruajtjen e ikonave dhe rekuizitave tjera kishta ...
Kisha e Shën Ndout në Binçë
Kisha e Shën Ndout gjendet në fshatin Binçë të komunës së Vitisë. Ndërtimi i saj ka filluar në vitin 1968, kurse është hapur për besimtarët më 1972. Në oborr të saj gjendet edhe shtëpia e famullisë dhe kuvendi i motrave. Ndërtesa ka bazë tetëkëndëshe. E ka hyrjen kryesore në fasadën ballore, si dhe dy hyrje anësore për besimtarët. Është e ndërtuar me materiale të reja: në eksterier vërehen qartë katër breza horizontalë nga betoni, kurse faqet e mureve janë nga gurët e latuar. Në pjesën e sipër ...
Kisha e Shën Nikollës - Tutiqëve
Kisha e Shën Nikollës –Tutiqëve ndodhet në bërthamën e Zonës Historike të Prizrenit , në zonën e ashtuquajtur Papas Çarshi. Është ndërtuar në vitin 1331\32 nga ana e Dragosllav Tutiqit ( murg Nikolla) dhe gruas së tij Bella, fakt ky që vërtetohet nga mbishkrimi në gur i cila gjendet në murin lindor të kishës , i ruajtur vetëm në fragment me përmbajtjen e cila njihet në bazë të një transkripti të shek XIX . Më vonë Kisha kalon në pronësi të Manastirit të Deçanit ...
Kisha e Shën Nikollës në Bogoshevcë
Kisha e Shën Nikollës gjendet në varrezat e fshatit Bogoshevcë. Është e ndërtuar gjatë shek. XVI nga ana e banorëve të fshatti. Kisha është një anijatëshe, ka planimetri drejtkëndëshe, me absidën trefaqëshe në pjesën lindore. Enterieri i kishës është i pasur me afresket me tematikë religjioze. Në murin perëndimor, në fasadë gjendet nisha ku është pikturuar figura e shenjtores. Në murin verior, në enterier ndodhen dy nisha në brendinë e të cilave janë të pikturuar persona të shenjtë. Është ndë ...
Kisha e Shën Nikollës në Drajqiq
Kisha e Shën Nikollës gjendet në fshatin Drajqiq të Prizrenit. Kjo paraqet një ndërtesë të vogël, të ndërtuar në fund të shek. XVI. Baza e objektit është drejtkëndëshe e ndërtuar me gurë. Gjysma e kishës nga jashtë është e suvatuar, përderisa në gjysmën tjetër ende vërehet tekstura me gurë. Më vonë, në vitin 1925 është shtuar këmbanara si aneks i veçantë. Enterieri i kishës dhe i aneksit të këmbanares është komplet i suvatuar. Objekti është një anijatësh, me qemer gjysmë-harkor dhe i mbuluar ...
Kisha e Shën Nikollës në Mushnikovë
Kisha e Shën Nikollës gjendet në perëndim të fshatit Mushnikovë, 15.8 km larg Prizrenit. Është kishë një anijatëshe, me planimetri drejtkëndëshe me absidën trefaqëshe në pjesën lindore. Në bazë të tipologjisë së afreskeve të pikturuara në enterier, supozohet të jetë ndërtuar gjatë shek. XVI. Kisha është ndërtuar me gur të lidhur me llaç gëlqeror, i pasuvatuar nga ana e jashtme. Mbulohet me kulm dy ujor, të mbuluar me rrasa guri. Në fasadën veriore dhe atë jugore gjenden dy nisha me hapje gjysm ...

Kisha e Shën Premtës në Mushnikovë
Në fshatin Mushnikovë të Prizrenit gjendet Kisha e Shën Premtes. Kjo kishë është një objekt njëaniatësh me dimensione të vogla, me absidë pak të nxjerrë jashtë. Konstruksioni i brendshëm përbëhet nga qemerët gjysmërrethorë, kurse mbi të gjendet pullazi dy ujor i mbuluar nga rrasat. Struktura e mureve përbëhet prej gurëve-shtufe të lidhur me llaç. Nga ana e jashtme objekti është i pa suvatosur, ndërsa enterieri është i suvatosur. Dyshemeja është e shtruar me pllaka guri. Afreskat janë ekzemplar ...

Kisha e Shën Spasit
Kisha e Shën Spasit ndodhet në Zonën Historike të qytetit, respektivisht në pjesën juglindore të Nënkalasë. Në bazë të një burimi shkrimor(Hrisobulla e Dushanittë vitit 1348) ku ndër të tjerash përmendet edhe kjo kishë si pronë e Mladen Vladojeviqit dhe nënës së tij, e cila është ndërtuar mes viteve 1333-1335, ndërsa në vitin 1348 i dhurohet Manastirit të Kryeengjëjve. Në pjesën e dytë të shek XVIII komuniteti i Cincarëve (Vllah) të Prizrenit e fitoi të drejt ...

Kisha e Shndërrimit në Bostan
Në qendër të fshatit Boston, në jug të Artanës (Novobërdës), gjendet kisha e Shndërrimit. Sipas banorëve të fshatit dhe priftit të kishës, kjo kishë është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek XIX, ndërsa është rikonstruktuar në vitin 1987. Këtë e dëshmon edhe tabela e vendosur në mur. Si strukturë kisha është një anijatëshe dhe ka planimetri drejtkëndëshe. Përveç kryqit në ikonostas, kisha nuk ruan ndonjë objekt origjinal në enterier. Përveç ikonostasit, në anën e majtë të hyrjes në kishë, n ...