
Kulla e familjes Fejzullahu
Fshati Zotaj gjendet 9 km në lindje të Shtimës. Shtëpia e familjes Fejzullahu gjendet në hyrje të fshatit dhe ka vlera të trashëgimisë kulturore arkitektonike, karakteristike për Rrafshin e Kosovës. Duke u bazuar në stilin dhe teknikën e ndërtimit me tulla argjile të pjekur, supozohet se kjo ndërtesë i takon gjysmës së dytë të shekullit XIX. Kulla ka planimetri katrore dhe është e ndërtuar në përdhes dhe kat, ku kati ka një lartësi më të madhe se katet e zakonshme. Në përdhes gjendet një dhom ...
Kulla e Goskajve
Kulla e Gockajve Në qytetin e Pejës, në lagjen Varret e Gjata, gjendet kulla trekatëshe e Shaban Gockës (sipas njësimit në popull) e cila shquhet për tipare të mirëfillta stilistiko-ndërtimore dhe arkitektoniko-funksionale e përmbajtjesore. Ky ndërtim i realizuar në vitin 1884, i përket tipit të shtatë kullave me dyshekllëk këndor me shtrirje nga ana e djathtë e ballinës. Ku në kuadër të strukturimit arkitektoniko formues, dyshekllëku këndor i dalë lehtë nga planimetria konturore në for ...
Kulla e Hajrullah Çantës
Kulla-shtëpi e Hajrullah Çantës gjendet në Rahovec, në sheshin “Republika”. Supozohet të jetë ndërtuar kah fundi i shek. XVIII. Prej kohës kur është ndërtuar e deri tani ka pësuar mjaft transformime, si në aspektin fizik ashtu edhe në funksion. Fillimisht ka shërbyer si kullë banimi dhe vrojtimi, kurse gjatë shek. XIX e deri në vitin 1908 ka shërbyer si bazë ushtarake e Perandorisë Osmane. Pas kësaj periudhe përsëri është adaptuar për banim. Kulla-shtëpi ka planimetri katërkëndëshe jo të rreg ...
Kulla e Hasan Rexhë Salihaj
Kulla e Hasan Rexhë Salihajt, Shushicë- Istog Kulla e Hasan Rexhës gjendet në fshatin Shushicë të Komunës së Istogut. Është ndërtuar përgjatë periudhës kohore 1898-1900. Objekti është karakteristik dhe bën pjesë në mesin e katër kullave të këtij tipi në Kosovë që janë të ngritura mbi bazë katërkëndëshe me dy brinjë më të gjata. Kulla dykatëshe (sipas njësimit popullor) kishte funksion të banimit dhe i takon tipit të kullave me dyshekllëk në kënd që zhvillohet në rrafsh me faqet e murit me t ...

Kulla e Haxhi Kamer Bicaj
Kulla e Sali Osmon Bicaj, Vrellë, Istog Në kuadrin e kompleksit të kullave në Vrellë të Istogut , në Lagjen e Bicajve, afër Xhamisë së Tedelit, gjendet kulla si banesë fshatare, e njohur me emrin kulla e Sali Bicaj. Ky ndërtim u realizua nga mjeshtrit shqiptarë vendor dhe dibran në fillim të shekullit XIX. I takon tipit kullë fshatare, ndaj si monument i fortifikuar posedon vlera arkitektonike. Kulla e Sali Osmon Bicaj, që nga koha e ndërtimit ka pasur funksionin e banimit . A ...

Kulla e Hysni Koshit
Kulla e Hysni Koshit gjendet në kompleksin e Çarshisë së Madhe, afër këtyre monumenteve: Teqeja e Sheh Ruzhdisë, Lapidari i Lidhjes së Prizrenit, Kulla e Sylejman Vokshit, Kulla e Avdullah Pashë Drenit. Objekti është ndërtuar nga fundi i shek. XIX viti 1870, si vepër e arkitekturës popullore, kullës fortifikuese, karakteristikë kjo e rrafshit të Dukagjinit. Është ndërtuar nga mjeshtrit vendas shqiptarë dhe ka karakteristikë të veçantë arkitektonike duke paraqitur një variant të posaçëm të rraf ...
Kulla e Ibish Alisë
Kulla gjendet në fshatin Brovinë dhe është një ndër kullat me dukjen më madhështore nga të gjitha objektet e këtij lloji. Kulla është ndërtuar në shek. XIX dhe i takon tipit të kullave të Rrafshit të Dukagjinit. Kulla ka shërbyer për banim dhe fortifikim. Kulla është ndërtuar në tri etazhe. Themelet i ka nga guri. Të gjitha muret janë nga 70 cm prej gurit. Konstruksioni ndërkatësh është i ndërtuar me trarë të drurit me dimensione të mëdha. Dyshemeja është e shtruar me dërrasa. Konstruksioni i k ...

Kulla e Imer Imerit
Kulla e Ymer Ymerit gjendet në “Mëhallën e mesme” të fshatit Rahovë, fshat ky që shtrihet në zonën e Shalës së Bajgorës, komuna e Mitrovicës. Kulla është ndërtuar në fundin e shek. XIX. Hapësira ku ndodhet kulla ishte një kompleks i përbërë nga tri objekte të tipit kullë, dy me funksion banimi dhe njëra, pra, kjo që sot arriti t’i rezistojë kohës, kishte funksionin e odës së burrave (konak/bujtinë). Sipas të dhënave të marra nga familjarët, kulla/oda e burrave ishte kullë ku mbaheshin kuvendime ...
Kulla e Ismet Çemegës
Kulla e Ismet Çmegës gjendet në qendrën e vjetër të Rahovecit,në sheshin “Vrella”. Është ndërtuar gjatë shek. XIX nga ana e Dervish Meriqit, kurse tani është në pronësi të familjes Çmega. Ndërtesa i ka veçoritë karakteristike të kullave që janë ndërtuar gjatë shek. XIX në rrafshin e Dukagjinit. Ka planimetri katërkëndëshe me dimensione 6.3 x 4.3 metra. Është e ndërtuar në përdhese dhe ka dy kate. Përdhesja dhe kati kanë nga një hapësirë, ku vetëm hapësira e shkallëve ndahet me mur të brendshëm ...
Kulla e Isuf Sadikut
Kulla gjendet në fshatin Nivokaz dhe është ndërtuar në shek. XIX. I takon tipit të kullave trekatëshe (tipike për Rrafshin e Dukagjinit), dhe ka shërbyer kryesisht për banim. Kulla është e punuar nga materiali i gurit si në themele ashtu edhe në mure. Sipërfaqja më e madhe e mureve është punuar nga gurët e lumit në formë të çrregullt përveç këndeve të kullës dhe dyshekllëkut, që janë të punuara nga gurë të latuar. Muret e brendshme – ndarëse janë të punuara nga druri, me përforcime vertikale. ...