
Xhamia e Sinan Pashës
Xhamia e Sinan Pashës ndodhet në Zonën Historike të qytetit të Prizrenit. Është ndërtuar në vitin 1615 nga ana e Sofi Sinan Pashës - person i shquar, njeri i dijes, me pozitë të rëndësishme në administratën Osmane. Me pozitën e saj dominuese, dimensionet, formën, proporcionin e minares ndaj kupolës, materialet dhe teknikën e ndërtimit, dekorimet e pasura në enterier, Xhamia e Sinan Pashës paraqet njërin prej monumenteve më karakteristike të Prizrenit. Xhamia është vendosur mbi një bazament të ng ...
Xhamia e Sllatinës së Epërme
Në fshatin Sllatinë e Epërme, 25 km në jug-perëndim të Gjilanit, gjendet një xhami e ndërtuar në vitet e para të shek. XX. Nga mbishkrimi mbi derën hyrëse të xhamisë, viti i ndërtimit të xhamisë shënon viti 1321-1325 sipas kalendarit të Hixhrit, që përkon me vitet 1905-1907. Xhamia është ndërtuar me iniciativë të Emin Agës, vendës i Sllatinës, nga dymbëdhjetë mjeshtër dibranë. Xhamia ka planimetri drejtkëndëshe, e ndërtuar kryesisht nga guri. Kulmi është katërujës, i mbuluar me tjegulla argjil ...

Xhamia e Suziut
Suzi Efendiu është një ndër poetët më të vjetër të këtyre trevave. Nuk dihet data as vendi i saktë i lindjes por dihet se në pjesën më të madhe të jetës ka punuar dhe vepruar në Prizren, ku edhe ka vdekur në vitin 1524/5. Në bregun jugor të Lumbardhit, në perëndim të Zonës Historike të Prizrenit, ka ndërtuar kompleksin me xhami, një shkollë me bibliotekë, një çeshme, kanal për ujitjen e fushave dhe një urë prej gurit. Për nder të tij edhe kjo lagje thirrej “Lagjja e Suziut”. Emri i saktë i Suzi ...

Xhamia e Terxhyman Iskenderit
Xhamia e Terxhyman Iskender Beut gjendet në pjesën verilindore të Prizrenit. Në mungesë të mbishkrimit, nuk dihet data e saktë e ndërtimit të xhamisë. Duke u bazuar në dokumentet e vjetra besohet se ajo është ndërtuar para vitit 1795 nga ana e Terxhyman Iskender Beut, i cili ka ardhur në Prizren nga Horosani. Iskender Beu ka qenë njeri i arsimuar dhe ushtarak me gradë të lartë (Su-Bashi) dhe ka qenë në kontakt me diplomatë të huaj. Ai ka qenë edhe përkthyes prej nga ka marrë nofkën "terxhyman". ...

Xhamia e Terzi-Mëhallës
Xhamia gjendet në lagjen e “Terzive”, në kryqëzimin e rrugës kryesore dhe të asaj anësore me pjesën ballore të orientuar kah veriperëndimi. Bazuar në dokumente të ndryshme xhamia quhet xhamia e Terzi Memit, Terzi Memishit dhe Terzi MehmetBeut, ndërsa në popull njihet si Xhamia e Terzi- Mëhallës. Sipas mbishkrimit në derën hyrëse, e shkruar në gjuhën arabe, xhamia është ndërtuar në shekullin XVIII, saktësisht në vitin 1721 nga Terzi Memishi. Pjesa e hajatit të xhamisë është rindërtuar në fund ...
Xhamia e Xhylfahatunit
Xhamia e Gjylfatynit Xhamia e Gjylfatynit ndodhet në lagjen Karagaqi në Pejë. Si objekt sakral islam është ndërtuar në periudhën e sundimit osman. Emri i kësaj xhamie ndërlidhet me legjendën mbi një grua me emrin Gjylfatyn. Të dhënat për ngritjen e saj lëvizin në kohë. Sipas Ayverdit kjo xhami në literaturën Osmane është e regjistruar me emrin Xhamia Gylfem Hatun ( Libri 757, fq. 11-12). Por nëse marrim parasysh regjistrimet në librin 757 Evkaf Kuyyudi Kadimesi , ndërtimi i kësaj Xha ...
Xhamia në fshatin Pidiç
Në fshatin Pidiç, komuna e Gjilanit, gjendet Xhamia e Pidiçit. Xhamia e fshatit Pidiç supozohet se është ndërtuar në vitin e largët 1645. Është xhamia e tretë me radhë e ndërtuar në komunën e Gjilanit, pas asaj të Mireshit (1526) dhe asaj të Pogragjës (1625). Në të vërtetë, objekti i tanishëm, sipas dëshmive dhe gojëdhënave, është ndërtuar mbi bazën e xhamisë së vjetër dhe besohet se mund t’i ketë mbi 200 vite. Ndërtesa është dykatëshe dhe nuk ka minare, pra i takon tipit lokal të xhamive. Kj ...
Xhamia në fshatin Verbicë e Zhegocit
Fshati Verbicë e Zhegocit shtrihet rreth 22 km në veriperëndim të Gjilanit. Është vendbanim kodrinoro – malor, përbëhet prej 11 lagjesh që janë mjaftë larg njëra prej tjetrës. Në fshatin Verbicë e Zhegocit gjendet Xhamia e Verbicës. Kjo xhami, sipas shënimeve të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, është ndërtuar në vitin 1877. Xhamia i ka dy etazhe: përdhesen dhe katin e parë. Në pjesën hyrëse ka edhe çardakun të punuar me dru. Kulmi i saj është katërujës. E veçantë e kësaj xh ...
Xhamia në Meshinë
Në fshatin Meshinë, komuna e Dardanës, gjendet xhamia e fshatit Meshinë. Është ndërtuar në vitin 1886. Xhamia ka bazë drejtkëndëshe, të mbuluar me kulm katërujor. I ka dy etazhe. Karakterizohet me minaren nga druri, që konsiderohet si shembull i rrallë dhe unik në rajon. Ndërtesa ka tetë dritare, me korniza druri. Dera hyrëse është metalike dhe është vendosur më vonë. Sallës së lutjeve i prinë hajati, në të cilin ndodhen shkallët për të hipur në mahvil, nga i cili hyhet në minaren e drurit në ...
Xhamia në Syriganë
Xhamia e Syriganës – Syriganë, Skenderaj Xhamia e Syriganës ndodhet mes lagjeve “Kamberaj” dhe “Kajtazi” që shtrihen përgjatë luginës së lumit Gujafq. Xhamia u ndërtua në vitin 1825 me iniciativën e xhematit të fshatit Syriganë dhe lagjes “Loshaj”. Prona në të cilën është ndërtuar xhamia ka qenë pronë shoqërore, tani është pronar KBI-Skenderaj. Xhamia gjithnjë ka pasur funksionin e objektit sakral. Gjatë luftës së fundit të vitit 1998/1999 xhamia ka pësuar dëmtime. Ajo është e ndërtuar krye ...