Kulla e Nitajve
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012
Historiku
Kulla e Nitajve Në Pejë në afërsi të Lagjes Jarina, përballë Mesxhidit të madh, gjendet objekti i fortifikuar ekzistencial familjar, i njohur si Kulla e Halil Kasapollit, me pronar aktual familjen Nitaj. Si pjesë e kompleksit të Halit Kasapollit, ku bënte pjesë edhe Konaku, kulla u ndërtua nga mjeshtrit vendor në gjysmën e dytë të shek. XIX, dhe që nga fillimi shërbeu si odë e miqve, gjë që bëri që gjithandej të njihej si Oda e Halil Kasapollit. Si e tillë kishte funksion të banimit. Kati përdhese ku ishte edhe kthina e rojtarit, ka shërbyer si ahur kuajsh, përderisa kati i sipërm ishte i destinuar për oden e burrave e cila ishte me dyshekllëk dhe poashtu kishte divahanen, korridorin dhe një banjo. Kulla me bazë katrore i takon tipit të kullave njëkatëshe me dyshekllëk guri që del nga muri perimetral në formë ancaku në këndin juglindorë të objektit. Struktura e murosjes thuaja në tërësi është nga gurët e latuar dhe më pak të latuar dhe i takon teknikës rustika. Ka çati katërujore me tjegulla tradicionale. Objekti përgjatë kohës ka pësuar disa transformime nga gjendja burimore, posaçërisht pas intervenimeve gjatë dekadës së nëntë të shek. XX, ku përdhesa u shndërrua në lokal hotelier. Ndryshimet e shumta u bënë në konstruksion të objektit, i cili tani është nga betoni i armuar, po ashtu nga ana e prapme janë shtuar shkallët. Për të ju përshtatur funksionit të ri kullës ju hapën dy dritare harkore të mëdha e dy të vogla. Aktualisht kati përdhese vazhdon të jetë restaurant, përderisa kati i kullës përdoret për banim. Duhet cekur se në të njëjtin oborr me kullën gjendet Konaku i Kasapollëve, i cili vazhdon të jetë në pronësi të njëjtë.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 000987
Emri: Kulla e Nitajve
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Pejë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Pejë
Qyteti/Fshati: Qytet Pejë
Lokaliteti: Pejë
Kodi Postar: 30000
Emri i rrugës: Rr. Wesley Clark nr. 30
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Moderne
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia

Kulla shqiptare e Jashar Pashës
Xhamia e Deçanit

Shtëpi Banimi Pilingjurka
Shpella e Radavcit

Tyrbja e Dades Hatë