Tumat Ilire në Nëngurë
Tumat e Lubozhdës, gjenden në po të njëjtin fshat, eponim i cili shtrihej buzë malit Mokna rreth 4 km në perëndim të qytezës së Istogut. Nekropoli është i përbërë prej disa tumave nga të cilat u identifikuan 3 sosh i shtrirë ne dy grupe. Njeri gjendej në pjesën epërme të fshatit mbi rrugën e asfaltuar respektivisht në lagjen Kadaj, ndërsa grupi i dytë rrethe 600-700 metra me në jug-perëndim të fshatit në lagjen Pepaj. Të dhënat e para mbi ketë nekropol, janë që nga vitet e 70-ta të shekullit të ...
Tyrbja e Baba Hasanit
Tyrbja e Dervish Hasanit, e cila në popull njihet si tyrbja e Baba Hasanit, gjendet në fshatin Krushë e Vogël, pranë magjistrales Prizren – Gjakovë, komuna e Prizrenit, me pjesën ballore të orientuar kah lindje-perëndimi. Është e vendosur në skaj të rrugës dhe e rrethuar me rrethoja hekuri. Ndërlidhet me oborrin ku gjenden: lisi shumëshekullor i dushkut, çezma dhe varret. Tyrbja është në formë të tetëkëndëshit. Në të është i varrosur Dervish Hasani, dervish i radhës Halveti, bashkëkohës i sheh ...

Tyrbja e Bajraktarit
Tyrbja e Bajraktarit gjendet në të dalë të qytetit të Prishtinës në drejtim të Vushtrrisë, në rrafshnaltën e quajtur Mazgit dhe i përket shek. XIV. Në rrafshnaltë përpos Tyrbes së Bajraktarit gjendet edhe një numër i varreve turke. Thuhet të jetë ndërtuar për bajraktarin e Sulltan Muratit, të quajtur Mestan, të nderuar me titullin e dëshmorit (në gjuhën turke Gazi), sipas të cilit edhe e ka marrë emrin kjo tyrbe. Tyrbja i takon tipit të mbyllur të tyrbeve një hapësinore të mbuluara me kupolë. K ...

Tyrbja e Dades Hatë
Tyrbja e “Dadës Hatë”-Junik Gjatë periudhës osmane, pos xhamive, si objekte kulti, u ndërtuan edhe një numër i konsiderueshëm i tyrbeve. Mauzoleunet (monumentet mbivarrore) ngriteshin në shenjë përkujtimi ndaj personaliteteve fetare. Edhe në Junik në aksin rrugor Junik, Dobrosh, Nivokaz , në Lagjen Berishë, është ndërtuar një monument mbivarror, pra fjala është për “Tyrben e Dadës Hatë”, e cila bënë pjesë në objektet sakrale të konfeksionit islamo-shqiptar. Kjo Tyrbe është vepër arkit ...

Tyrbja e Dallgën Babës
Tyrbja e Dallgën Babës gjendet në lagjen “Ortakoll”, me pjesën ballore të orientuar kah lindja. Në kuadër të tyrbes gjendet një oborr i vogël dhe një ndërtesë për mbikëqyrjen e tij. Tyrbja gjendet përballë xhamisë së re “Antalja”, në lagjen “Ortakoll”. Është monument sakral i padatuar. Qasja në tyrbe realizohet nga rruga përmes derës së vogël prej metali. Është e ndërtuar në përdhese, në formë drejtkëndëshi. Materialet e ndërtimit janë të kohës: betoni i armuar, blloqe betoni, llaç vazhdues, t ...
Tyrbja e Kalender Babës
Tyrbja e Kalender Babës gjendet në lagjen e “Terzi-Mëhallës” në mes të rrugëve “Indrit Cara-Kavaja” dhe “Zahir Pajaziti”, me pjesën ballore të orientuar kah veriu. Në afërsi të tyrbes gjendet ndërtesa e Islahanes dhe Gjimnazi “Gjon Buzuku”. Tyrbja është e ndërtuar mbi themele prej guri me planimetri drejtkëndëshe, dimensionet 310x480 cm. Struktura e mureve rrethuese është e përpunuar me gurë lumi në lartësi afër 80 cm, ndërsa vërehet muratimi i shtresës me blloqe betoni mbi murin ekzistues, gj ...
Tyrbja e Musa Efendiut
Tyrbja e Sheh Kutub Musa Efendiut gjendet në lagjen e “Tabkhanes”, pranë teqesë së rrënuar, shtëpisë së familjes Shehu dhe Xhamisë së Ahmed Beut. Teqeja është e ndërtuar në vitin 1575, ndërsa tyrbja më vonë. Tyrbja është e orientuar me pjesën ballore kah lindja dhe është e rrethuar me oborre nga të dy anët. Në afërsi të saj gjendet një lis shumëvjeçar. Është e ndërtuar në përdhese, në formë drejtkëndëshi, ku muret e saj nga pjesa lindore dhe jugore janë origjinale të kohës së hershme, prej qe ...

Tyrbja e Sulltan Muratit
Tyrbja e Sulltan Muratit gjendet në fshatin Mazgit të Obiliqit. E ndërtuar në shek. XIV, është një ndër veprat më të vjetra të arkitekturës osmane në Ballkan. Kjo tyrbe u ndërtua për trashëgimtarin e tretë të fronit osman, Sulltan Muratin I, i cili ra dëshmor në Betejën e Parë të Kosovës që u zhvillua më 8 qershor të vitit 1389. Në këtë tyrbe gjendet varri i Sulltan Muratit (një arkë e punuar me dërrasa), i cili është i rrethuar me varre të personave të cilët e kanë ruajtur varrin me dekada. ...
.jpg)
Ura e fshatit Bubël
Ura është ndërtuar mbi lumin Mirushë që bashkon fshatin Bubël me Çupevën. Në këtë zonë përveç urës janë edhe rrënojat e mullirit të fshatit, hambari i vjetër dhe varrezat e vjetra, të cilat kanë arritur t’i mbijetojnë rrethanave të kohës. Nga një pllakë mermeri me mbishkrim mësojmë se në vitin 1883 Hamzë Këpuska nga Gjakova ka lënë këtë bamirësi. Sipas gojëdhënës ndërtimi i urës është bërë nga familja Kusari në shek. XVIII, ndërsa Hamzë Këpuska si pasardhës i tyre ka rinovuar urën në vitin 188 ...
Ura e gurit
Ura është ndërtuar mbi lumin Remnik, i cili kalon përgjatë fshatit Fortesë. Fshati Fortesë gjendet 7 km në jugperëndim të Rahovecit. Duke u bazuar në teknikën e ndërtimit, materialet dhe formën, supozohet se ura daton nga shek. XVI. Ura ka qenë në funksion të pandërprerë të banorëve të fshatit që nga koha e ndërtimit e deri më sot. Ura ka një hark me diametër 7 m, gjatësia e saj është 10.7 m kurse gjerësia rreth 4 m. Harku i urës është ndërtuar në dy rreshta nga gurët shpuzorë – siga. Pjesa e ...