
Kalaja e Llapushnikut
Shtrihet rrëzë majave të maleve të Drenicës, në jug të Grykës së Llapushnikut, rreth 10 km në jugperëndim të qendrës komunale të Drenasit. Kalaja e Llapushnikut kishte një mur kështjellar me dimensione rreth 200 me 300 m. Muri ka pasur trashësi mbi 2 metra dhe kishte kulla. “Kulla e Kalasë” ka dimensione 10 x 10 m. Në tërë lokalitetin janë të pranishme tullat dhe tjegullat të periudhës së vonë antike. ...
Kalaja e Pogragjës
Kalaja e Pogragjës gjendet 10 kilometra në juglindje të Gjilanit, përkatësisht rreth 1 km larg prej fshatit Pogragjë. Është e pozicionuar në grykën e Llapushnicës, në lartësi mbidetare prej 567 m dhe poshtë te këmbët e kodrës rrjedh lumi i Moravës së Binçës. Kalaja ka një sipërfaqe të brendshme prej 1.2 hektarësh dhe është tipike për kohën e Justinianit (shek. VI), respektivisht bën pjesë në kuadër të rrjetit të fortifikatave të ngritura në Dardani nga fundi i antikitetit të vonë. Ky fakt vë ...

Kalaja e Prizrenit
Kalaja e Prizrenit përmban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit. Pozicioni i saj topografik, dominues mbi qytetin, peizazhi natyror mjaft tërheqës dhe konfigurimi arkitektonik i menduar mjaft mirë, e bëjnë këtë lokalitet me vlera të padiskutueshme ambientale, shkencore, historike dhe turistike. Është e vendosur në pjesën lindore të qytetit mbi një kodër në formë konike. Muret fortifikuese ndjekin izohipsat e terrenit në trajtë përafërsisht vezake me zgjatje në drejt ...

Kalaja e Strocit
Në fshatin Stroc gjendet kalaja e njohur me emërtimin Gradina, lokalitet ky arkeologjik me indikacione të shfrytëzimit që nga parahistoria, antika e vonë dhe mesjeta e hershme. Në shpatet e kodrës, vërehen mure të vendosura në formë të kaskadave, që shkojnë deri lart në majë të kodrës. Këtu edhe në ditët e sotme, vërehen gjurmët e kullave dhe bedenave apo mureve rrethuese të kësaj fortese, me trashësi deri në 2 metra. Sipas konfiguracionit të terrenit dhe gjurmëve të evidentuara, supozohet se k ...

Kalaja e Veletinit
Fortesa e Veletinit, ndodhet rreth pesë kilometër në juglindje të lokalitetit arkeologjik të Ulpianës, dhe rreth 1.5 kilometër në veriperëndim të Janjevës, e pozicionuar në pjesën kodrinore të fshatit Shashkoc që është një ‘ishull’ në kuadër të Komunës së Prishtinës, ndonëse fizikisht nuk bënë pjesë në të. Kalaja gjendët mbi kodrën Veletin dhe lartësia e saj maksimale kap kuotën prej 970 metër mbi nivelin e detit. Pozita gjeostrategjike e vendndodhjes së kalasë, me shikim drejtë minierave antike ...

Kapella e At Shtjefën Gjeqovit
At Shtjefën Gjeqovi u lind më 1874 në Janjevë. Shkollën françeskane kreu në Shkodër dhe pastaj vazhdoi në Dërven, Foniq dhe Banja Lukë. Në shumë vende ka shërbyer si kishtar françeskan. Është marrë me letërsi, etnologji, histori etj. Më 1929 është vrarë në Zym të Prizrenit dhe është varrosur në varrezat e fshatit Karashëngjergj. Pas vdekjes së tij, në vitin 1935 në Shkodër është botuar libri i At Shtjefën Gjeqovit “Kanuni i Lekë Dukagjinit” . Me iniciativën e Entit për Mbrojtjen e Monumenteve t ...
Katedrala e Artanës(Novobërdës)
Kisha me përmasa më të mëdha në Artanë është e ashtuquajtur Katedralja e cila mendohet të ketë qenë Katedrale Katolike. Gërmadhat e Katedrales së Artanës gjenden në veri-lindje të kompleksit të Kalasë së Artanës dhe i takon kohës së Mesjetës, përkatësisht shek. të XV. Ky monument, sa i përket formës së ndërtimit i takon stilit romanik. Dimensionet e planimetrisë janë 30.7 metra në gjatësi dhe 23.4 metra në gjerësi. Hulumtimet arkeologjike që janë bërë gjatë viteve 1956-57 kanë zbuluar gjurmët e ...