Kullë - Ibish Morina
Kjo ndërtesë banimi e tipit kullë, ndërtesë banimi dhe fortifikimi, pronë e z. Ibish Morinës, gjendet në fshatin Qikatovë në komunën e Drenasit dhe është ndërtuar nga fundi i shek. XIX. Kulla i përket tipit rural dhe shpreh rrethanat shoqëroro – politike e ekonomike të kohës kur është ndërtuar, gjegjësisht shpreh mënyrën e banimit e cila është varur nga mënyra dhe kushtet e jetesës, zakonet si dhe traditat e asaj kohe. Kjo kullë, si tip i veçantë i kulturës materiale shqiptare, shquhet me konc ...
Kullë - Rexhë Gashi
Në lagjen Gashi, fshati Abri e Ulët, Komuna e Skenderajt, gjendet kulla dykatëshe (Sipas njësimit në popull ) e Rexhë Gashit. Si mbase të dhënave që na i ofroi njëri nga pasardhësit e familjes Gashi, konkretisht Miftar Gashi thotë se Kulla është ndërtuar nga Zeqir Gashi, diku ka viti 1906. Kullën e kanë punuar mjeshtrit e Likofcit, Vesel Zymberi dhe Bajrushë Hyseni, që ishin miqësi me familjen Gashi. Kulla me etazhë (p+K), kati përdhe ka shërbyer enkas për kuajt e familjes dhe miqëve, ndër ...
Kullë e Halim Miftarit
Në lagjen “Miftaraj” të fshatit Vllahi, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla (sipas njësimit në popull) e Halim Miftarit. Sipas të dhënave të marra, kulla është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, konkretisht në vitin 1880. Kulla ka funksion banimi, me etazhe P+1. Është e ndërtuar me gurë dhe material druri. Kjo kullë përveç dritareve në hajatin (korridorin) e kullës ka edhe frëngjitë. Kati përdhese e kullës ka shërbyer vend për lënien e bagëtive, ndërsa kati ka gjithsejtë tri dhoma ...
Lagja e Bravëve -lagje arkitektonike dhe historike në Puset e Nikës
Shtëpitë e kësaj lagje janë të ndërtuara aty rreth viteve të tetëdhjeta të shek. e XIX, gjegjësisht në kohën e Lidhjes së Prizrenit. Kanë funksion të banimit. Janë shtëpi përdhese dhe njëkatëshe, të cilat përveç odës së mysafirëve kanë edhe dhomat tjera për nevoja familjare shtëpiake. Ndërtimi u takon tipit shtëpi banimi. Ndërtimi është realizuar, kryesisht me gurë dhe dru, por ka raste kur një mur apo një pjesë është ndërtuar edhe me çerpiç. I kanë qëndruar stuhive natyrore dhe sulmeve të ar ...
Lokalitet arkeologjik në Banjë të Malishevës
Në fshatin Banjë e Malishevës, pozicionuar në juglindje të qytezës së Malishevës, në krahun e majtë të lumit Mirushë, ndodhet lokaliteti arkeologjik i njohur me toponimin Trojet e Vjetra. Lokaliteti arkeologjik ka karakterin e një kodërvarri (tume) dhe ishte ngritur në kohën e hekurit për t’u ripërdorur në periudhën e mesjetë së hershme. Hulumtimet, gjegjësisht gërmimet arkeologjike të zhvilluara në këtë sit arkeologjik në vitin 2005, dëshmuan gjurmë të varreve me konstruksion të pllakave të g ...
Lokalitet Arkeologjik në Greme të Ferizajit
Duke u mbështetur në gjurmët e rrënojave dhe themeleve që u vërejtën në këtë lokalitet mund të thuhet se kemi të bëjmë me një objekt kulti të periudhës paleokristiane të shekujve V-VII. Muret, gjegjësisht themelet, janë të përbëra nga gurët gjysmë të punuara dhe të lidhura me llaç të cilësisë së mirë. Matjet paraprake rezultojnë një objekt me një shtrirje 16 m lindje-perëndim dhe 12 m veri-jug. Gurët janë të përmasave të ndryshme: 25x40 cm, 20x50 cm, 30x65 cm etj. Areali ku shtrihet ky objekt gj ...
Lokalitet arkeologjik në Nerodimen e Ulët
Në vitin 1988, në fshatin Nerodime e Ultë, e pozicionuar në perëndim të qytetit të Ferizajt, disa sondazhe arkeologjike të zhvilluara këtu në arealin fare pranë varreve ortodokse, rezultuan me zbulimin e një kompleksi prej një vile të antikës së vonë, me atrium dhe mozaik polikromi, gjeometrik dhe figural i dyshemesë. Faza e parë i përket shek. IV, kurse rindërtimi dhe mbindërtimi i takon shek. V-VI. Mozaiku u zbulua në dyshemenë e një dhome drejtkëndore me absidë, mbase që ka shërbyer si trikli ...
Lokalitet arkeologjik në Paldenicë
Rreth 150 m në anën e majtë të magjistrales Prishtinë-Shkup, në hyrje të fshatit Paldenicë, mbi një kodër që shtrihet nga perëndim, e me konfiguracion terreni në formë të shalës së kalit, e që ka pamje të gjerë të grykës së Lepencit dhe hyrjes së Hanit të Elezit, janë evidentuar gjurmë të shumta qeramike romake, si dhe material ndërtimor. Në vitin 1967, në arealin që gjendet në prapashpinën e bregut të majtë të lumit Lepenc, disa qindra metra përgjatë rrjedhës së lumit në drejtim të Hanit të Ele ...
Lokalitet Arkeologjik shumështresor në Vlashnje
Lokaliteti arkeologjik, përkatësisht vendbanimi shumështresor i Vlashnjes gjendet në sipërfaqen e sheshtë të një tarrace shkëmbore (335metra lartësi mbidetare) në krahun e djathtë të rrugës Prizren-Zhur, rreth 6 km në perëndim të Prizrenit. Në këtë lokalitet është dëshmuar vazhdimësia e jetës gjatë disa periudhave kohore si neolit i hershëm (kultura e Starçevës), neolit i vonë dhe i mesëm (kultura e Vinçës), eneolit (periudha e bakrit), periudha e bronzit, epoka e hekurit, periudha helenistike s ...