Kisha Katolike "Shën Pjetri"

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: Nr.v.E.K. 8/58


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2079/2011 30.09.2011


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4241/2015 09.10.2015


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016 - 2 10.10.2016


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019



Historiku


Bazilika - Kisha Katolike – Shën Pjetri gjendet rreth 9 km në lindje të qytetit të Mitrovicës, në Stan-Tërg, komuna e Mitrovicës. Kisha katolike Shën Pjetrit është monument sakral. Është ndërtim i shek. XIII. Gërmadhat e kishës paraqesin një pamje mjaft pitoreske, në një peisazh malor shumë të bukur, me gjurmë mjaft të dukshme të aktiviteteve minerale. Është e ndërtuar për nevojat e komunitetit katolik dhe për herë të parë përmendet më 1303, atëherë kur përmendet edhe Trepça për të parën herë. Nga kjo del që prezenca e komunitetit katolik vendor daton shumë më herët se në shek. XIII, kur komuniteti i minatorëve sas, si njohës të nxjerrjes dhe përpunimit të xeheve, u vendosen në këtë lokalitet. Nga të dhënat e shkruara del që kisha me gjasë ka qenë në funksion gjerë në shek. XVI (përkundrejt faktit që sasët që në dekadën e parë të shek. XV pushojnë së ekzistuari në Trepçë), meqë në këtë periudhë komuniteti katolik është ende shumë i numërt. Kështu në këtë kohë në Trepçë përveç Bazelikes së Shën Pjetrit përmendet edhe Kisha Katolike e Shën Mërisë dhe në vitin 1448 përmenden katër priftrinjë katolik. Kisha tani është pothuaj e tëra në rrënoja. Sot, ka mbetur vetëm pjesa e vjetër e mureve perimetrike (në një lartësi për rreth 0.45 cm mbi nivelin e dheut). Muri i vetëm i cili qëndron është pjesa kryesore e murit lindor, me tri apsida. Ndërtesa është e tipit bazilikal - tri anijatshe; gjurmët e mbetjeve na japin me dije se anijatet mes veti ishin të ndara me shtylla dhe harqe. Mbetja e mureve tregon se kisha nuk ka pasur vetëm hyrjen kryesore nga perëndimi, por po ashtu edhe dy hyrje anash, në atë veriore dhe jugore. Baza e kishës është drejtëkëdëshe (14.0 x 19.0 m) e orientuar në drejtimin perëndim-lindje dhe përfundon me pjesën apsidale nga ana lindore. Pjesa apsidale është ruajtur më mirë dhe është e mbuluar me tri gjysëm-kupola. Apsida e mesit në zonën e ulët ka një hapje-dritare, ndërsa në zonën e lartë ka tri hapje. Harqet e dritareve janë të thyera, të ndikimit gotik. Në tri apsidat janë ruajtur gjurmët e freskave në dy shtresa. Shtresa e parë daton nga shek. XIV, kurse shtresa e dytë nuk dihet se cilës kohë i takon. Ndërtimi i mureve tregon ndikimin bizantin. Struktura është ndërtuar prej murit të përzier (gurë-tulla) nga materiali guror molloz dhe tullave të plota të argjilës së pjekur. Trashësia e mureve është përafësisht 1.5 m. Punët e restaurimit dhe konservimit u kryen në korrik-gusht 1967. U punua serkllazhi nga beton armeja për të ndërprerë plasaritjet vertikale dhe restaurimi i arkivoltës. Ndërkaq muret perimetrike u zbuluan dhe u konservuan në lartësinë prej 50 cm. Formësimi i kornizave të freskave, pllombimi i freskave me llaç kazein si dhe fiksimi në mur u punua me injektim. Ndërkaq pastrimi i freskave u punua me shalitër. Sipas njohurive të deritanishme, gjatë kohëve ky monument i kulturës nuk pësoi transformime.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000006


Emri: Kisha Katolike "Shën Pjetri"


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Mitrovicë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Mitrovicë


Qyteti/Fshati: Stan Tërg


Lokaliteti: Stan Tërg


Kodi Postar: 40000


Emri i rrugës: Stan Tërg pn.



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Mesjetë e Vonë


Shekulli: XIII