Kisha varrezore e Shën Jeremisë

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-240/58


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012-2014



Historiku


Në fshatin Gorazhdevc, banuar me minoritetin serb në komunën e Pejës, gjendet e ndërtuar Kisha e Shën Jeremisë. Kisha i takon tipit të trarit, ndërtuar nga druri i bungut, e ruajtur relativisht mirë. Kisha është e shekullit XVI dhe gjendet në mesin e varrezave të fshatit afër dy lisave të mëdhenj të bungut. Kisha e Shën Jeremisë sipas traditës i është kushtuar Jeremisë, i cili ishte nga fisi më i vjetër në këtë zonë. Ka përmasa modeste, është e cekët dhe e ndërtuar lehtësisht. Kisha ka bazë drejtkëndëshe me dy absida. Kulmi është i ulët i mbuluar me pllaka guri të madhësive të ndryshme. Hapësira e brendshme përbëhet nga narteksi dhe pjesa e altarit. Përdhesa është bërë me pllaka guri të parregullt. Madhësia e objektit është: 8 X 3.70m. Shtëpitë e adhurimit nga druri janë vepër e panjohur arkitekti autodidakt dhe artist, si dhe janë ndërtuar në vende të strehuara nga pemë të vjetra, kryesisht pemë lisa. Kjo kishë sipas thënieve është e vjetër dhe ju ka kushtuar profetit të shenjtë Jeremia. Përveç tjerash kisha ka ruajtur edhe dyert mbretërore të ikonostasit nga shek. XVI, disa ikona, libra liturgjikë dhe kambanat të cilat janë ruajtur në kishën e re të Virgjëreshës së Shenjtë, e ndërtuar jo larg kësaj kishe në vitin 1926. Rreth kishës janë varrezat e fshatit të cilat janë në përdorim nga fshati. Që nga viti 1958 është nën mbrojtje të ligjit me nr. vendimit: v.E.K.02-240/58.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 002813


Emri: Kisha varrezore e Shën Jeremisë


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Pejë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Pejë


Qyteti/Fshati: Fshati Gorazhdevc


Lokaliteti: Gorazhdevc


Kodi Postar: 30000


Emri i rrugës: Gorazhdevc



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Moderne


Shekulli: XVIII