Kisha e Shndërrimit në Pasjan

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02 - 121/80


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014; LZVM


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 09.10.2015


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 08. 10. 2021



Historiku


Në fshatin Pasjan, komuna e Gjilanit, gjendet Kisha e Shndërrimit e Pasjanit. Sipas të dhënave, kisha është ndërtuar më 1861, kur është ndërtuar edhe kisha e qytetit të Gjilanit, dhe ka shërbyer për mbajtjen e ceremonive fetare. Ajo ruan kryesisht gjendjen fillestare të ndërtimit përveç fasadës, e cila ka ndryshuar disa herë në kohë të ndryshme. Kisha është njëkatëshe dhe ka kulm dyujor. Ka planimetri të thjeshtë njëhapsinore: e përmbanë sallën për lutje me hapësirat tjera përcjellëse që shërbejnë për ceremonitë fetare. Ndërtimi i takon tipit kishë ortodokse. Është e ndërtuar nga gurët, tullat dhe tjegullat. Në fasadën ballore dhe atë anësore gjenden dyert me korniza të gurit që përfundojnë me gjysmëhark. Dritaret në fasadën ballore janë të vogla në formë katrore. Në oborrin e kishës gjenden varret, një ndërtesë ndihmëse njëkatëshe e ndërtuar më vonë dhe këmbanarja e ndërtuar me gurë dhe tulla. Në oborr ndodhet edhe një stelë në të cilën është gravuar kryqi latin. Kisha është e përbërë nga naosi ku qëndrojnë besimtarët. Në anën e djathtë ndodhet një karrige që luan rolin e katedrës mbi sintron. Sanktuari është i rrethuar nga një kangjellë prej druri. Kangjella është e drejtë. Pranë kangjellës ndodhet një mur i veçantë, në të cilin pohohet se janë të vendosura copat e trupit të Bosilkës së Bukur, një legjendë që daton nga viti 1908. Naosi përfundon me absidën gjysmërrethore. Absida është e tillë edhe nga jashtë. Muret e kishës, sikundër edhe plafoni, janë të pikturuara me piktura të ndryshme në teknikën seiko. Pikturat janë nga më të ndryshmet, dhe kryesisht kanë karakter religjioz. Disa prej tyre kanë filluar të dekompozohen. Kisha, përveç vlerës së vjetërsisë, përmban edhe vlera tjera, si ato ekspozuese, shpirtërore e shoqërore. Në vitin 1980, ish-Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Prishtinë e vuri nën mbrojtje këtë kishë. Opinion nga ekipi i QRTK-së, Gjilan, me rastin e vizitës në nëntor të vitit 2021: Kisha ka një arkitekturë të njejtë me kishat tjera lokale ortodokse. Ekipi për rivlersim të objekteve jep mendimin e tij se duhet të mbetet në listën e LTKMP.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000324


Emri: Kisha e Shndërrimit në Pasjan


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjilan



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Partesh


Qyteti/Fshati: Pasjan


Lokaliteti: Pasjan


Kodi Postar: 60000


Emri i rrugës: Rr. Carica Milica



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XIX



Të rejat nga trashëgimia