Kisha paleokristiane në Vrellë
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Fshati Vrellë shtrihet rreth 7 km në perëndim të Istogut. Gërmimet arkeologjike të zhvilluara në vitin 2010 nxorën në pah një kishë paleokristiane, e shekujve IV-VI të kohës sonë me dimensione jo të mëdha. Fare pranë kësaj kishe gjendet nekropoli, i cili duhet lidhur me vendbanimin e mësipërm. Brenda kishëzës është hasur në një varr të madh të tipit kriptë me përmasa gjatësia 2.80 m, gjerësia 1.40 m dhe lartësi e tanishme 1.40 m, e cila është e ndërtuar në formë gjysmëharku (qemer). Varri ka orientim lindje perëndim dhe është i pajisur në anën perëndimore me një portë hyrëse me lartësi të tanishme 0.6 m, po ashtu e ndërtuar në formë gjysmëharku (qemer). Varri është i ndërtuar me gurë shtufi dhe mbetje mortore të një mashkulli varrosur in takt, sipas ritit kristian, u gjetën në këtë varr.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 003230
Emri: Kisha paleokristiane në Vrellë
Klasa: Lokalitet Arkeologjik
Institucioni: IAK
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Istog
Qyteti/Fshati: Vrellë
Lokaliteti: te kisha
Kodi Postar: 31000
Emri i rrugës: Vrellë
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkeologjike
Periudha: Antikiteti i Vonë
Shekulli: IV
Të rejat nga trashëgimia

Kulla e Xhafer Sylës

Mulliri me Kulle i Ali Bel Bicaj
Kulla e Sali Dreshajt
Xhamia e Kaliqanit

Kisha e Shën Gjonit