Kisha Samadrexhë - Kisha e Shën Llazarit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: Nr.E.K. 02-381/64
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2079/2011 30.09.2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4241/2015 09.10.2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016 - 2 10.10.2016
Historiku
Në Samdrexhë fshat ky 6m në lindje të qytetit të Vushtrrisë gjendet kisha e Samdrexhës. Sipas gojedhenave të popullit kisha u ndërtua në shek XIV nga vendasit e këtij vendbanimi përkushtuar Shen Jovanit. Që nga ndërtimi e deri në vitin 1999 kisha ishte në funksion të objektit sakral të komunitetit ortodoks. Në vitin 1932 në themelet e kishës së më hershme u ngrit kishë e re, identike me ate të shek. XIV. Rikonstruimi është bërë sipas projektit të prof. Nag UNBG, Aleksander Dereko, ndërkaq pikturimi i kishës me freska i punoi piktori i njohr serb Zhivorad Nastasijevic. Sot nuk hasim në asnjë gjurmë të freskave. Në kohën kur është bërë ky intervenim jane gjetur skelet, kocka njerzish dhe gjësende (stoli, fragmenet) që me moshe përputhen me shek. XIV, (Universiteti i Beogradit – punim Shkencor i publikuar nga ana e IMMS) sipas gojdhenave popullore te përcjelluar me dekada si dhe komunitet serb thuhet se me 1389 në kohën e Betejes së Kosovës serbet kishin luftuar ndërmje veti në mos marrëveshje për pushtet. Kisha me bazën këndedrejt është e ndërtuar nga gurët e latuar, me anijatë e daluar nga ana lindore, dhe me hyrje nga ana perëndimore, mbi hyrje gjendej një nishë gjysmë e hapur dhe rozeta me kryq. Kulmi i është demtuar, mbi apsiden e alltarit është një hapje e madhe, dritaret janë pa xhama, këmbanari dhe muri rrethues i kishës janë të rrënuara, kambana ndodhet ne Zveqan.