Kisha e Zonjës së Bekuar
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-945/64
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012 - 2014
Historiku
Në të djathtë të rrugës Pejë-Deçan, në fshatin Bellopojë, gjendet kisha kushtuar Zonjës së Bekuar, e ndërtuar në fund të shekullit XIX. Kjo kishë ortodokse është një rindërtim i realizuar mbi themelet e një objekti po ashtu fetar nga një periudhë e mëhershme. Sa i përket kishës së vjetër nuk kemi të dhëna në lidhje me kërkime arkeologjike që do të dëshmonin trajtat, planimetrinë dhe tipologjinë e objektit të vjetër. Kisha e tanishme është ndërtuar me mjetet e dhuruara nga esnafët e Pejës. Kishën e pasurojnë afreskat posbizantine si dhe reliktet e ritit fetar. Në kuadër të kishës janë konaqet dhe varrezat.