Kisha e Shën Nikollës në Drajqiq

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-239/58


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2010


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012 - 2014



Historiku


Kisha e Shën Nikollës gjendet në fshatin Drajqiq të Prizrenit. Kjo paraqet një ndërtesë të vogël, të ndërtuar në fund të shek. XVI. Baza e objektit është drejtkëndëshe e ndërtuar me gurë. Gjysma e kishës nga jashtë është e suvatuar, përderisa në gjysmën tjetër ende vërehet tekstura me gurë. Më vonë, në vitin 1925 është shtuar këmbanara si aneks i veçantë. Enterieri i kishës dhe i aneksit të këmbanares është komplet i suvatuar. Objekti është një anijatësh, me qemer gjysmë-harkor dhe i mbuluar me kulm dy ujor me tjegulla të reja argjile. Afreskat që e pasurojnë enterierin janë punuar në një stil të veçantë që nuk është i zakonshëm as për periudhën e as për vendin ku është ndërtuar kisha. Në hapësirën e brendshme janë vendosur edhe ikonat e pikturuara në dru. Ikonostasi prej drurit është ngjyrosur me ngjyra intenzive, me të kuqe dhe me të verdhë. Në afërsi të kishës gjendet këmbanara e vjetër dhe varrezat e vjetra. Gjatë periudhave të ndryshme kohore janë bërë disa restaurime në objekt.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 002953


Emri: Kisha e Shën Nikollës në Drajqiq


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Prizren



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Prizren


Qyteti/Fshati: Drajqiq


Lokaliteti: Në qendër të fshatit


Kodi Postar:


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha:


Shekulli: XVI