Kisha e Shën Premtës në Mushnikovë

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 508/56


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2010


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012 - 2014



Historiku


Në fshatin Mushnikovë të Prizrenit gjendet Kisha e Shën Premtes. Kjo kishë është një objekt njëaniatësh me dimensione të vogla, me absidë pak të nxjerrë jashtë. Konstruksioni i brendshëm përbëhet nga qemerët gjysmërrethorë, kurse mbi të gjendet pullazi dy ujor i mbuluar nga rrasat. Struktura e mureve përbëhet prej gurëve-shtufe të lidhur me llaç. Nga ana e jashtme objekti është i pa suvatosur, ndërsa enterieri është i suvatosur. Dyshemeja është e shtruar me pllaka guri. Afreskat janë ekzemplarë të mjeshtërve nga shek. XVI. Në murin jugor gjendet porteti i Shën Pjetrit dhe Shën Palit të përqafuar. Ikonostasi është punuar prej drurit dhe është ngjyrosur me ngjyrë të kaltër. Në vitin 1920 pranë objektit nga ana perëndimore ndërtohet këmbanarja tetëkëndëshe. Këmbana është dhuruar nga mërgimtarët dhe është shkrirë më 1927 në Beograd.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 002951


Emri: Kisha e Shën Premtës në Mushnikovë


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Prizren



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Prizren


Qyteti/Fshati: Mushnikovë


Lokaliteti: Qendra e fshatit


Kodi Postar:


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Mesjetë e Vonë


Shekulli: XVI