Kisha e Shën Nikollës në Bogoshevcë
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 119/56
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2010
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012-2014
Historiku
Kisha e Shën Nikollës gjendet në varrezat e fshatit Bogoshevcë. Është e ndërtuar gjatë shek. XVI nga ana e banorëve të fshatti. Kisha është një anijatëshe, ka planimetri drejtkëndëshe, me absidën trefaqëshe në pjesën lindore. Enterieri i kishës është i pasur me afresket me tematikë religjioze. Në murin perëndimor, në fasadë gjendet nisha ku është pikturuar figura e shenjtores. Në murin verior, në enterier ndodhen dy nisha në brendinë e të cilave janë të pikturuar persona të shenjtë. Është ndërtuar me gurë gjysmë të përpunuar të lidhur me llaç gëlqeror. Tërë fasada është e pasuvatosur ku shihet qartë struktura e mureve. Mbulohet me kulm dy ujor, të mbuluar me rrasa guri nga jashtë, kurse tavanet janë punuar në formë të qemerëve harkor. Në pjesën hyrëse të kishës, kah ana perëndimore ndodhet një aneks mbi të cilën është ndërtuar këmbanara. Në kuadër të kompleksit të kishës gjenden edhe varrezat e fshatit dhe muri rrethues i oborrit i punuar me gurë. Në vitin 2012 në këtë Kishë janë bërë punimet restauruese-konservuese nga ana e Organizatës Jo-qeveritare IRD-së me donacione të Fondit të Ambasadorëve të SHBA-ve. Kisha shërben për rituale religjioze të banorëve të fshatit.