Kisha e Shën Nikollës - Tutiqëve

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-236/62


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012 - 2014



Historiku


Kisha e Shën Nikollës –Tutiqëve ndodhet në bërthamën e Zonës Historike të Prizrenit , në zonën e ashtuquajtur Papas Çarshi. Është ndërtuar në vitin 1331\32 nga ana e Dragosllav Tutiqit ( murg Nikolla) dhe gruas së tij Bella, fakt ky që vërtetohet nga mbishkrimi në gur i cila gjendet në murin lindor të kishës , i ruajtur vetëm në fragment me përmbajtjen e cila njihet në bazë të një transkripti të shek XIX . Më vonë Kisha kalon në pronësi të Manastirit të Deçanit . Kisha është një anijatëshe me përmasa të vogla, me planimetri drejtkëndëshe, me një tambur oktagonal mbi të cilin mbështetet kupola me hapje për ndriçim. Në anën lindore gjendet absida gjysmë rrethore me dy nisha gjysmëharkore. Është ndërtuar me gurë në kombinim me tulla . Pikturat murale (Afresket) janë të pakta dhe të fragmentuara, ndër to veçohet afreska pak më e ruajtur me paraqitjen e Shën Nikollës – donatorit të Kishës. Në bazë të tematikës, renditjes dhe stilit të afreskeve , pikturat në Kishën e Shën Nikollës janë të ngjashme me ato të fazës së parë të pikturimit në Kishën e Shën Shpëtimtarit (në Prizren) dhe në Kishën e Shën Gjergjit (në Reqanë), për këtë arsye mendohet se kemi të bëjmë me mjeshtër të njëjtë të pikturimit për këto objekte sakrale. Sipas tipologjisë kjo kishë i takon tipit të Kishave familjare , të stilit të Bizantit të vonshëm dhe është e dedikuar për nevojat e besimtareve që jetojnë përreth. Në vitin 1967 janë bërë punimet restauro-konservuese në strukturë dhe pikturat murale të kishës, njëkohësisht bëhet edhe restaurimi i tërësishëm i kupolës. Gjatë viteve 2005-2010 janë kryer disa intervenime restauruese, me ç’rast është bërë riparimi i gurëve dhe tullave të dëmtuara në mure, zëvendësimi i dritareve dhe dyerve me ato të reja, vendosja e plumbit në mbulesën e kulmit, zëvendësimi i gurëve të thyer në dysheme, restaurimi i pikturave murale, instalimet elektrike, drenazhimi dhe rregullimi i oborrit. Në vitin 2019 ka filluar ndërhyrja restauruese për rehabilitimin e murit lindor të kishës, dhe rindërtimin e murit rrethues në anën lindore.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 002898


Emri: Kisha e Shën Nikollës - Tutiqëve


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Prizren



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Prizren


Qyteti/Fshati: Prizren


Lokaliteti: Qafa e pazarit


Kodi Postar: 20000


Emri i rrugës: Pushkatarëve nr.3



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Mesjetë e Vonë


Shekulli: XIV