Kisha e Shën Gjonit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-236/58
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012-2014
Historiku
Kisha e Shën Gjonit në fshatin Cerkolez gjendet në varrezat e vjetra të fshatit Cerkolez. Fshati gjendet në largësi 10 km nga qendra e Istogut. Sipas burimeve serbe kisha është ndërtuar në shek. XIV (1355), por sipas burimeve vendore kisha është e shekullit XVII. Kisha gjendet në zonën kadastrale të Cerkolezit me numër të ngastrës 407 dhe 849, me sipërfaqe 7 ari e 63 m2. Ka një sipërfaqe prej: 36 ari e 33 m2. Kisha është e lidhur me emrin e Radosllavit (Jovan, murg). Në të dhënat e Princeshës Milica, kisha ishte dhuratë e Novakut dhe gruas së tij Vidosavës. Kisha e Shën Gjonit u rindërtua në shekullin XVII. Ajo kishte mbajtur gjatë një koleksion shumë të vlefshëm të manuskripteve të vjetra në pergamenë dhe letër, por në vitin 1955 të gjitha u transferuan në thesarin e manastirit të Deçanit: tetë ikona të cilat i përkisnin ikonostasit të vjetër. Në periudhën nga viti 1972 deri 1974 është kryer restaurimi i kishës dhe afreskeve. Sa i përket arkitekturës kisha është ndarë nga një hark tërthor në një anijatë dhe narteks. Dy harqe janë të përfshira brenda mureve anësore të narteksit. Portali perëndimor është i mbuluar dhe ka një kryq. Në të majtë dhe të djathtë, në nivel me mur mund të shihen dy rosete modeste në tulla. Fasadat janë ndërtuar me gurë dhe janë të veshura me llaç gëlqeror, kurse pjesët e rrafshëta janë bërë nga mermeri i marrë në Banjën e Pejës. Afër kishës është ndërtuar një kambanë. Sipas stilit të ndërtimit, kisha është ndër shembujt e fundit të shkollës së Vardarit dhe ajo është një kishë tipike rurale.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 002820
Emri: Kisha e Shën Gjonit
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Pejë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Istog
Qyteti/Fshati: Cerkulez
Lokaliteti: Kisha
Kodi Postar: 31000
Emri i rrugës: Fshati Cerkulez
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Mesjetë e Hershme
Shekulli: XIV
Të rejat nga trashëgimia
Kulla e Xhafer Sylës
Xhamia e Kaliqanit
Kulla e Sali Dreshajt
Shkolla fillore me park
Kulla e Avdurrahman Kajtazit