Shtëpia e Heroit të popullit Ramiz Sadiku
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: nr.v.E.R.2043/1949
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Shtëpia e Ramiz Sadikut Në qytetin e Pejës, ende ekziston një shtëpi banimi e shek. XX e familjes së Ramiz Sadikut në rrugën ish “Ramiz Sadiku”, tani rruga “Emrush Miftari” nr. 181, me karakteristika të veçanta. Tani është pronë e Isa Bajrush Harxhit. Kjo shtëpi ka shtrirje përdhese P+O. Ka një hyrje me anë të cilës komunikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë me objektin. Kjo shtëpi u realizua në tërësi nga tulla e pjekur dhe druri i lyer me llaç gëlqeror, me pullaz katër ujorësh. Shtëpia i takon shekullit XX. Ka rëndësi historike sepse në këtë shtëpi është lindur luftëtari i Luftës së Dytë Botërore Ramiz Sadiku. Forma e objektit është ruajtur, kurse struktura e saj ka ndryshuar tërësisht nga viti 1975. Sipërfaqja totale është: 85,56m2. Muret janë prej tullave të zjarrit. Themelet dhe cokla është e punuar prej gurëve të thyer. Hapjet janë nga druri dhe kanë pësuar ndryshime në dimensione. Ka një sipërfaqe prej: 9.20 X 9.30 m, në ngastrën kadastrale nr. 430, 431 dhe në hartën nr. 33,14, zona kadastrale Pejë, UL-71611071, nr. fletës poseduese 1054. Objekti me oborr ka 03,03m2. Objekti është në gjendje jo të mirë, është djegur pjesërisht nga forcat serbe në luftën e fundit 1998/99, forma e saj është ruajtur gjer diku, kurse struktura e saj ka ndryshuar tërësisht nga viti 1975. Që nga viti 1949, shtëpia ka hyrë nën mbrojtje të ligjit si monument me numër të vendimit nr. v.E.R. 2043/49.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 001131
Emri: Shtëpia e Heroit të popullit Ramiz Sadiku
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Pejë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Pejë
Qyteti/Fshati: Pejë
Lokaliteti: Rr. "Emrush Miftari" Nr 183, Pejë
Kodi Postar: 30000
Emri i rrugës: Emrush Myftari
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Moderne
Shekulli: XX
Të rejat nga trashëgimia
Shpella e Radavcit
Tyrbja e Dades Hatë
Xhamia e Xhylfahatunit
Mulliri i Tahir Lush Bërdynaj
Shtëpi Banimi Pilingjurka