Shtëpia e Heroit të popullit Boro Vukmiroviq

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 1199/49


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012



Historiku


Shtëpia e Heroit Boro Vukmiroviq Në qytetin e Pejës, në lagjen e “Karagaqit”, rruga “Bukureshtë” nr. 17, ishte monumenti (shtëpi), i mbrojtur me ligj që nga viti 1949 me nr. të vendimit, v.E.K.1199/49, i ashtuquajtur Shtëpia e Boro Vukmiroviqit. Me etazhitet P+O, dhe me dimensione 8.00m X 6.70m, gjithsej: 70m2. Shtëpia kishte një hyrje me anë të cilës komunikohej në mënyrë të drejtpërdrejtë me objektin. E ndërtuar nga guri natyral me llaç gëlqeror, me trashësi të murit d=50cm, ndërsa kulmi i mbuluar me tjegulla të kohës (jo tradicionale). Shtëpia i takonte çerekut të dytë të shekullit XX dhe përbëhej nga korridori, tri dhoma, një nyje sanitare e ndërtuar më vonë. Monumenti në fillim ishte e Boro Vukmiroviqit, e kohësisht më vonë ka kaluar si pronë shoqërore KK Pejë dhe gjatë kohës ka pasur ndërhyrje. Ndonëse kjo ndërtesë ka qenë në gjendje të rregullt dhe e banuar, në fund të tetorit të vitit 2021, është konstatuar se është rrënuar nga pronari aktual dhe tani më nuk ekziston. Gjendet në zonën kadastrale të Pejës nr. 71611071, me fletë poseduese nr. 2606 dhe në ngastrën nr. 2990/1, shtëpi dhe oborr dhe 2990/2 tokë jopjellore. Totali i sipërfaqes 4 ari dhe 58 m2. Numri i hartës: 38. E rrethuar me një ambient të atillë që krijon një kontinuitet të vijës ndërtimore. Monumenti vazhdon të jetë nën mbrojtje ligjore.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000925


Emri: Shtëpia e Heroit të popullit Boro Vukmiroviq


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Pejë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Pejë


Qyteti/Fshati: Pejë


Lokaliteti: Rr. 1 Maji, Nr.17


Kodi Postar: 30000


Emri i rrugës: Rr. "BUKURESHT" Nr.17



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Moderne


Shekulli: XX