Shtëpia e Haxhi Ahmetit

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2021



Historiku


Në fshatin Remnik, 16 km në jug të Gjilanit, gjendet një kompleks i banimit fshatar që daton nga shek. XIX. Kompleksi përbëhet nga shtëpia e banimit për shfrytëzim familjar dhe oda që shfrytëzohej për pritje të mysafirëve. Kompleksi është punuar nga vetë pronari Nezir Deliu, i cili ka qenë mjeshtër i njohur i drurit dhe është trashëguar deri më sot nga brezat e ardhshëm të familjes së tij. Shtëpia është e formësuar në dy etazhe, në përdhese dhe kat. Përdhesja ka planimetri katrore me dimensione 12 x 12 m, kryesisht e punuar me gurë të gdhendur. Kati, gjithashtu ka planimetri katrore me një konzollë në formë katrore që del në fasadën ballore. Struktura e mureve të katit është punuar nga qerpiçi i përforcuar me trarë nga druri. Muret nga jashtë dhe brenda janë suvatuar me llaç qerpiçi. Konstruksioni mbulohet me kulm katër ujor, që përcjell tërë perimetrin e objektit, të mbuluar me qeramidhe tradicionale. Në përdhese janë sistemuar hapësirat ekonomike të shtëpisë, ahuri që shërbente për strehim të kafshëve dhe shtëpia e zjarrit ku përgatitej ushqimi. Qasja në kat realizohet nëpërmjet shkallëve njëkrahëshe të jashtme të drurit. Në kat gjenden katër dhoma të shfrytëzuara për fjetje dhe qëndrim të familjes. Konzolla e cila del në kat kah fasada ballore është gjysmë e hapur dhe qëndron mbi dy shtylla të drurit. Fasada e shtëpisë është e thjeshtë duke paraqitur arkitekturën dhe teknikën e ndërtimit fshatar në objektet e banimit. Karakteristikë e kësaj ndërtese janë elementet e konstruksionit të drurit të cilët paraqiten në fasadë në formë dekorimi, në të njëjtën kohë duke mundësuar edhe perceptimin e strukturës. Shtyllat e drurit të vendosura mbi baza guri dhe të dekoruar me kapitel nga druri i përpunuar me gdhendje, konstruksioni mbajtës i konzollës i përbërë prej tri rende trarësh të kryqëzuar dhe streha e gjerë e kulmit paraqesin disa nga veçoritë karakteristike të kësaj shtëpie. Në enterier nuk janë ruajtur elementet pasi që shtëpia prej një kohe të gjatë është e pabanuar. Kjo shtëpi, së bashku me odën, paraqet një shembull autentik të banesës fshatare gjatë shek. XIX dhe si e tillë ka vlerë të madhe arkitektonike dhe shoqërore. Nga QRTK , në dhjetor 2014, këtij objekti i janë bërë matjet dhe skizimi.. Opinion nga ekipi i QRTK-së, Gjilan, me rastin e vizitës në nëntor të vitit 2021: Kjo shtëpi, së bashku me odën, paraqet një shembull autentik të banesës fshatare gjatë shek. XIX dhe si e tillë ka vlerë të madhe arkitekturore dhe shoqërore. Ekipi për rivlerësim të objekteve jep mendimin e tij se objekti duhet të mbetet në LKTMP, por që ka nevoj për rinovim emergjent.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 002685


Emri: Shtëpia e Haxhi Ahmetit


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjilan



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Viti


Qyteti/Fshati: Remnik


Lokaliteti: Remnik (Viti)


Kodi Postar: 61000


Emri i rrugës: Rr. Vellezerit Ibrahimi



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XIX