Shtëpia e familjes Myftiu
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 02.04.2003
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2003
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2016-2017
Historiku
Shtëpia e familjes Myftiu gjendet në zonën e qendrës historike të Prizrenit, me pjesën ballore të orientuar kah lindja. Në kuadër të shtëpisë gjendet oborri, një shtëpi e vjetër, e cila dikur ka shërbyer për banimin e shërbëtorëve të familjes, ahuri dhe jazi. Në afërsi të shtëpisë gjendet Xhamia e Emin Pashës dhe Hamami i Gazi Mehmet Pashës. Shtëpia u ndërtua në shekullin XIX, gjegjësisht më 1859, dhe tërë kohën shërbeu për banim. Shtëpia ka planimetri drejtkëndëshe në formë simetrike, e ndërtuar në kat. Është e lokalizuar në fund të oborrit ku përmes hajatit të hapur mundësohet qasja brenda saj. Në enterier shtëpia ruan elemente dhe objekte origjinale të kohës. Pajisjet e paluajtshme: stufa e murosur-oxhaku për nxehjen e dhomave, tavanet me roza të zbukuruara me motive të stilizuara florale dhe gjeometrike, dollapët e vegjël të futur në mur me kamare të ornamentuara, jyklykët, shkallët me trabozane prej druri, trarët dekorativë etj. Pajisjet e luajtshme: sofra prej druri dhe prej thuprave të thurura, tpini, bluda, govata prej druri, dy arka prej druri, djepi i ngjyrosur me motive të ndryshme, enë, legeni e kazani prej bakri, legeni e ibriku prej mesingu, një qilim etj. Oborri me kopsht të rregulluar ndodhet në pjesën e përparme dhe të pasme të shtëpisë. Sot shtëpia akoma është e banueshme. Ajo ka vlera arkitektonike-artistike si në eksterier, ashtu edhe në enterier. Në eksterier shquhet fasada e zbukuruar, ndërkaq në enterier tavanet dhe rozetat e zbukuruara, si dhe dollapët e vegjël në mur, jyklykët, hamamxhiku, trarët dekorativë etj. Në vitin 2017 kjo shtëpi është rrënuar nga ana e njeriut, duke e zhdukur një dëshmi të rëndësishme të tipologjisë së shtëpive tradicionale të shek. XIX në Prizren.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 000507
Emri: Shtëpia e familjes Myftiu
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Prizren
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prizren
Qyteti/Fshati: Prizren
Lokaliteti: Në afërsi të Xhamisë së Emin Pashës
Kodi Postar: 20000
Emri i rrugës: “Rifat Krasniqi”
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Tyrbja e Dallgën Babës
Xhamia e Çatip Sinanit
Kroi i Perollëve
Xhamia e Ilijaz Kukës
Kompleksi i Teqesë Sinani