Gërmadhat e objektit fetar Buzez (Namazxhah)

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 926/67


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015



Historiku


Gërmadhat e objektit fetar namazxhahu gjenden në fshatin Buzez, rajoni i Opojës, komuna e Dragashit. Rrethohet me varrezat e fshatit. Namazxhahu i takon grupit të namazxhahëve të ndërtuar për faljen e namazit të përbashkët për disa fshatra në rajon. Për këtë arsye është ndërtuar pranë rrugës që lidh fshatrat e rajonit të Opojës, konkretisht në të majtë të rrugës Buzez-Bresanë. Supozohet që ushtria otomane ka depërtuar në këto treva në shekullin XVI nga ana e Tetovës dhe gjatë pushtimit të Zinovës (vendbanim i cili gjendej në afërsi të namazxhahut) ka ndërtuar këtë objekt. Sipas gojëdhënave, këtë objekt e ka ndërtuar feudali shqiptar MehmedKukliBegu. Ishte njëri nga legatorët më të rëndësishëm, i cili e udhëhoqi komunitetin islam në Opojë dhe zhvilloi ekonominë, kulturën dhe arsimin e vendit. Namazxhahu ka planimetri katrore, me përmasa 546x568 cm, të ndërtuara me mure prej materiali vendor-gurë lumorë, me trashësi 70cm, të ngritur në nivel për 65cm. Minarja e mbetur e namazxhahut, me bazë katrore, me përmasa 0.9 x 0.9 m, gjendet në anën e djathtë të murit të mihrabit në lartësi 3.5m dhe është e ndërtuar me gurë shtufe (siga). Për qasje të minares gjejmë një pjesë të shkallëve (minberi) ekzistuese të mbijetuara deri në ditët e sotme, me material-gurë vendorë. Pjesa e mbetur e murit të mihrabit është e lartë 1.45 m prej dyshemesë së platesë. Namazxhahu është një ndër monumentet me rëndësi të veçanta historike si monumenti i parë i kultit islam i ndërtuar në rajonin e Opojës. Ka vlerë shoqërore sepse ka shërbyer për faljen e namazit të komunitetit islam në rajonin e Opojës dhe ka vlerë rariteti, sepse është namazxhahu i dytë me radhënë Kosovë pas namazxhahut në Prizren (Kërëk-Xhamia). Sot namazxhahu është në fazën e restaurimit dhe të konservimit, i financuar nga MKRS-ja dhe Kuvendi Komunal i Dragashit, ndërsa implementohet nga Organizata “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, dega në Kosovë /CHwB/.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 002945


Emri: Gërmadhat e objektit fetar Buzez (Namazxhah)


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Prizren



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Dragash


Qyteti/Fshati: Buzez


Lokaliteti: Në varrezat e fshatit


Kodi Postar: 22000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XVI