Gjurmët e vilës romake në Pestovë
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Evidentuar Data e Mbrojtjes: 2005
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Fshati Pestovë gjendet në komunën e Vushtrrisë dhe shtrihet buzë magjistrales Prishtinë - Mitrovicë, në anën e majtë të kësaj rruge, rreth 4 km pa arritur në qytezën e Vushtrrisë, në një zonë mjaft të begatshme bujqësore. Me rastin e hapjes se kanalit për infrastrukturën nëntokësore në këtë fshat, në vitin 2005, u ndërmor një gërmimshpëtimi dhe me ç'rast u zbuluan pjesërisht themelet e një Villae Rusticae, që ishin shtëpi tipike banimi të kohës romake të vendosura në fshatra larg qendrave urbane. Zakonisht ato ishin njëkatëshe, me atrium apo oborr qendror. Vilat, sipas arkitekturës antike romake, kishin një strukturë komplekse ndërtimi duke u përbërë nga disa ambiente shoqëruese si banjë apo termae dhe nga depozita të ujit të pijshëm. Vila rustica e Pestovës ishte një vilë me korridor. Vila në kulturën romake nënkupton një shtëpi luksoze, në qytet (villae urbana), kurse në fshat (villae rusticae) ku shërbente si vendpushim apo vend relaksimi i familjeve të pushtetshme dhe të pasura romake. Vila përbëhej nga shtëpia e padronit (në rastin tonë vila duhet të ketë qenë pronë e një familjeje latifondiste, mbase e familjarëve të pasur Furi apo Ponti të Ulpianës antike). Vila zakonisht shoqërohej nga stalla e kafshëve shtëpiake, punëtoria dhe depoja apo magazina për strehimin e të korrurave. Duke u mbështetur në hartën antike Tabvla Imperii Romani, mendohet se fare pranë mund të ketë kaluar traseja e rrugës që lidhte Ulpianën me qytetin antik të Municipum DD.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 003602
Emri: Gjurmët e vilës romake në Pestovë
Klasa: Lokalitet Arkeologjik
Institucioni: IAK
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Vushtrri
Qyteti/Fshati: Pestovë
Lokaliteti:
Kodi Postar:
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkeologjike
Periudha: Romake
Shekulli: I
Të rejat nga trashëgimia
Shtëpia e familjes Pantina
Muri i Zotnisë
Hamami i Vjetër
Kisha Samadrexhë - Kisha e Shën Llazarit
Ura e Vjetër e Gurit