Gërmadhat e Kishës së Shën Mërisë në Mushtishtë

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 2112/48


Lloji i Mbrojtjes: Zonë e Veçant e Mbrojtur Data e Mbrojtjes: 2010


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012



Historiku


Kompleksi i Kishës së Shën Mërisë gjendet në fshatin Mushtishtë të Komunës së Suharekës. Supozohet të jetë ndërtuar në pjesën e pare të shek.XIV (~ 1315) nga Dragoslav Jovani, i cili ia kushtoi kishën Shën Mërisë. Baza e kishës kishte formë drejtkëndëshi me absidë gjysmë-harkore të mbuluar me kupolë. Materialet ndërtimore ishin tullat dhe gurët të lidhur me llaç gëlqeror. Mbi hyrjen kryesore gjendej mbishkrimi i gdhendur në gur. Kisha ishte pjesë e kompleksit i cili përmbante edhe hapësira tjera përcjellëse, si: këmbanaren dhe tri shtëpi priftërinjësh. Këto ndërtesa përcjellëse ishin të vendosura në pjesën veriore të kishës. Tri shtëpitë e priftërinjve ishin të ndërtuara me gurë lumi, por më vonë u rindërtuan me materiale të reja, si: blloqet e argjilës dhe betoni i armuar. Ato përmbanin dhomat e pritjes, të fjetjes, të mysafirëve, biblioteka, depo, kuzhina, etj. Enterieri i kishës ishte i dekoruar me piktura murale të së paku dy periudhave kohore (shek.XIV dhe shek. XVII). Konzervimi i kompleksit u bë kryesisht në mesin e shek. XX. Këmbanarja u rikonstruktua në fund të viteve të ’80-ta me gurë. Gjatë luftës së fundit të vitit 1999, tërë kompleksi është shkatërruar. Kompleksi tani është vetëm gërmadhë, por edhe si i tillë ai ka ende vlerë historike e religjioze.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 002968


Emri: Gërmadhat e Kishës së Shën Mërisë në Mushtishtë


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Prizren



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Suharekë


Qyteti/Fshati: Mushtishtë


Lokaliteti: Në fshat


Kodi Postar: 23050


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Mesjetë e Vonë


Shekulli: XIV