Gjyteti i Madh dhe Gjyteti i Vogël në Vuçak
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 1988
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2004
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Në fshatin Vuçak rrëzë malit Kasmaç, rreth 12 km në jugperëndim të Drenasit, e vendosur në një pozitë shumë dominuese, vërehen gjurmët e rrënojave të mureve që përcjellin konfiguracionin e kodrës dhe formojnë Gradinën e Madhe (Gjyteti i Madh) dhe Gradinën e vogël (Gjyteti i Vogël). Duke u mbështetur në materialin arkeologjik që është gjetur këtu, janë dëshmuar gjurmë që nga parahistoria e deri te mesjeta. Megjithatë, kjo kala ishte tipike për kohën e antikitetit të vonë dhe shërbente si sistem mbrojtës për popullatën vendase.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 000720
Emri: Gjyteti i Madh dhe Gjyteti i Vogël në Vuçak
Klasa: Lokalitet Arkeologjik
Institucioni: IAK
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Gllogoc
Qyteti/Fshati: Nënkala (Vuçak)-Bajicë
Lokaliteti: Gjyteti i Madh dhe Gjyteti i Vogël në Vuçak
Kodi Postar: 13000
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkeologjike
Periudha: Antikiteti i Vonë
Shekulli: IV
Të rejat nga trashëgimia
Shtëpi banimi - Smail Haxhiu
Kalaja e Llapushnikut
Kompleks banimi - Familja Dërvisholli
Kullë - Ibish Morina