Gërmadhat e Kishës së Sasëve në Artanë (Novobërdës)

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: Mars 2005


Lloji i Mbrojtjes: Zonë e Veçant e Mbrojtur Data e Mbrojtjes: 2008


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014



Historiku


Në komunën e Artanës, në fshatin Boston, gjenden themele apo rrënoja të kishës së vjetër të ashtuquajtur Saksone. Kisha quhet Santa Maria Cieza Canonicale, hyn në kuadër të kompleksit të Kalasë së Artanës dhe gjendet 1 km në jug-lindje të saj. Në bazë të burimeve të shkruara dhe karakteristikave arkitektonike mendohet se ndërtimi i kishës është realizuar në fillim të shek XIV. Sipas dokumenteve të shkruara, në vitin 1326 Artana (Novobërda) paraqitet si treg që vizitohet nga raguzianët (dubrovnikasit e sotëm) dhe komuniteti sas. Gjatë kohës së sundimit serb, Novobërda ishte një prej kolonive më të njohura sase të cilët kishin ardhur për të punuar në minierën e Artanës (Novobërdës). Sasët ishin minatorë të njohur në kohën e mesjetës dhe kisha është ndërtuar për plotësimin e nevojave të tyre. Gërmimet arkeologjike të viteve 1954 dhe 1960 kanë zbuluar katër faza të ndërtimit, që përfshin riparimet me rast të dëmtimit, gjithashtu janë zbuluar një numër i madh i varrezave, një varr me mjete të minatorit brenda, monedha eksponate tjera prej argjendi. Kishën sase e përshkruan edhe arqipeshkvi i Tivarit Marin Bici në fillim të shek. XVII. Sipas tij, kjo kishë mund të zinte 3000 besimtarë dhe ishte e zbukuruar me piktura murale. Ndërtimi, sipas asaj që shihet, është realizuar me gurë të latuar dhe gjysmë të latuar. Muret e ruajtura në lartësi 1 m. mbi sipërfaqe të dheut, provojnë se ky monument është konceptuar sipas tipit të Kuvendit Françeskan dhe Kuvendit Domenikan në Raguzë. Rrënojat, apo muret e mbetura janë në shkatërrim e sipër, prandaj nevojitet intervenim emergjent, me qëllim hulumtimi dhe konservimi.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 001032


Emri: Gërmadhat e Kishës së Sasëve në Artanë (Novobërdës)


Klasa: Monument


Institucioni: IAK



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Novo Bërdë


Qyteti/Fshati: Boston-Novobërdë (Artanë)


Lokaliteti: Boston-Novobërdë (Artanë)


Kodi Postar: 16000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Mesjetë e Vonë


Shekulli: XIV