Gërmadhat e Kishës së Shën Varvarës (Shën Dhimitrit)- Kmetoc

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01. 10. 2014



Historiku


Kisha e Shën Dhimitrit, e njohur si Kisha Varvara e Kmetocit, gjendet në verilindje të fshatit Kmetoc dhe është datuar si kishë e shekullit XIV. Mbetjet dëshmojnë për ekzistencën e manastirit. Thuhet se në fillim kisha e manastirit i është përkushtuar Shën Dhimitrit e më vonë Shën Varvarës. Kisha është një anijatshe, me naos dhe narteks. Narteksi gjendet në anën perëndimore dhe nga narteksi hyhet në naos. Në lindje të objektit ndodhet absida gjysmë rrethore nga brenda, kurse nga jashtë ka formën e gjysmëharkut trefaqësh. Në mes të saj ndodhet një hapje e vogël, ndërsa mbi të një hapje tjetër me gjysmëhark, që duket se kohët e fundit është mbushur me gurë. Anash absidës janë dy dollapë, në të cilët ndezën qirinjtë. Guri i altarit ndodhet pranë absidës. Pjesa ku mund të qëndronte kori është e ndarë me pjesën perëndimore të anijatës nëpërmjet transeptit që i jep anijatës formën e kryqit latin. Anijata ka dhe transeptin e dytë. Transepti i parë në anën veriore nuk ka mur mbështetës, por lidhet drejtpërdrejt me fasadën e tij, kurse në jug ka murin mbështetës të dalë në naos me 1.10 m x 0.85 m. Për dallim, transepti i dytë i ka të dy muret mbështetëse si brenda naosit, si jashtë tij. Pozita e transeptit nuk mund të konkludohet në ishte horizontale edhe nga ana e poshtme, apo ishte në formë harkore, së paku nis nga baza mbështetëse ose nga fasada e murit perimetral, lartësia e të cilit është 3.00 m. Muret e kishës përbëhen nga gurët e përpunuar në mbajtësin e transeptit, ndërsa faqja tjetër e mureve anësore ka qenë e stivuar. Fasada e kishës është trajtuar me gurë të përpunuar, me një dekorim të veçantë me tulla dyshe. Enterieri i kishës ka qenë i pikturuar me afreske nga shekulli XIV, por që tani më nuk ekzistojnë. Materiali i përdorur për ndërtimin e kishës përbëhet prej gurëve të latuar të lidhur me llaç gëlqereje, ndërkaq brezat horizontale nga tullat në pikat kyçe të murimit. Në oborrin e kësaj kishe ndodhen varrezat e reja të komunitetit serb të fshatit Kmetoc. Pas Betejës së Kosovës në vitin 1389 kisha është dëmtuar mjaft. Ndërsa, prishja e modelit të saj të plotë ka ndodhur në shekullin XVIII. Gurët e kishës janë përdorur për ndërtime të tjera me karakter shoqëror, ndërsa një pjesë e gurëve ndodhen në afërsi të kishës edhe sot, ata janë stivuar, duke paraqitur një murim pa llaç. Në vitet 60 të shekullit XX disa pjesë të kishës janë konservuar. Tani kisha ka mbetur si rrënojë dhe shërben vetëm për shërbesa fetare në ditët e veçanta.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000061


Emri: Gërmadhat e Kishës së Shën Varvarës (Shën Dhimitrit)- Kmetoc


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjilan



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Gjilan


Qyteti/Fshati: Kmetoc


Lokaliteti: Kmetoc (Gjilan)


Kodi Postar: 60000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Mesjetë e Vonë


Shekulli: XIV